UASHINGTON (Rojters) – Përfaqësuesi i lartë zyrtar i Shtëpisë së bardhë të dielën më 24.05.2020, menaxhimin e Kinës me shfaqjen e koronavirusit, e krahasoi me fshehjen e Bashkimit Sovjetik rreth eksplozimit të qendrës bërthamore në Çernobil në vitin 1986.

 

Këshilltari për siguri nacionale Robert O’Brajan ka deklaruar se Peking ka ditur se çka ka ndodhur me virusin që ka origjinën nga Vuhan, që nga nëntori, por ka mashtruar Organizatën Shëndetësore Botërore dhe ka prevenuar që ekspertët e jashtëm të kenë qasje në informata.

 

„Ata e liruan virusin në botë, që shkatëroi trilionë dollarësh nga pasuria ekonomike amerikane, të cilat ne duhet ti harxhojmë për të mbajtur gjallë ekonominë tonë, që të mbajmë amerikanët në jetë gjatë këtij virusi“, deklaroi О’Brajan për „En-Bi-Si“ .  „Fshehjen që kryen në lidhje me virusin do të mbetet në histori, së bashku me Çernobilin. Do të shohim specialisht për këtë në HBO dhjetë ose 15 vite më vonë “, ka shtuar О’Brajan.

 

Katastrofa në qendrën bërthamore në Çernobil, në ish republikën sovjetike të Ukrainës, liroi material bërthamor nuklear, nga çka humbën jetën dhjetëra njerëz për disa javë dhe detyroi edhe dhjetëra mijëra të largohen nga vendi. Moska vonoi zbulimin e asaj që vlerësohet si aksidenti më i rëndë bërthamor në histori.

 

Presidenti i SHBA-ve, Donald Tramp, regullisht ka reaguar në lidhje me veprimin e Kinës që nga shpërthimi i koronavirusit.

 

Burim: Reuters

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.