PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli original: Italija po kthehet kah Kina dhe Rusia – armiq më të mëdhej janë anëtare të BE-së dhe SHBA

Në një tekst të publikuar më 20 prill të vitit 2020 në portalin Expres.mk, transmetohen rezultatet e një ankete të bërë në Itali në të cilën qytetarë të Italisë që janë intervistuar, si shtete më miqësore i shohin Kinën dhe Rusinë, edhe pse këto shtete janë kundërshtarë historik me BE-në dhe anëtarët e saj. Thuhet se Italia po kthehet kah Kina dhe se i sheh si shtete armiqësore më shumë shtete të BE-së.Ky sentiment për Kinën si një shtet i fortë që ju ndihmon shteteve evropiane në luftën me virusin Korona, po zhvillohet tashmë një kohë të gjatë, duke krijuar fotografi për këtë shtet si një vend shumë i fortë.

FAKT/E

Si arriti Kina që të imponohet në Itali dhe të dalë edhe para partnerit strategjik , SHBA-së

Organizata “Atlantic Council”, një Think Tank për marrëdhënie ndërkombëtare,  në hulumtimin e tij na udhëheq nëpërmjet mënyrave kryesore të propagandës me të cilat Kina arriti të imponohet si “shtet shpëtimtar” në Itali, me vetëm një donacion, në kohë kur “ende nuk ka pastruar oborrin e saj” nga virusi.

Kina, sipas Këshillit Atlantik, ka zbatuar një fushatë aktive informative në rrjetet sociale, duke shfrytëzuar bote dhe teknika të vjetra të dezinformatave ruse.

Por, për shkak se rrjetet sociale nuk janë të mjaftueshme për ta imponuar mendimin pozitiv për Kinën, janë kyçur edhe mediat tradicionale në Itali.

Si i ndihmuan televizionet në Itali Kinës që të duket si “mik”

Që në mars të vitit 2019 janë nënshkruar disa marrëveshje editoriale në mes mediave italiane dhe ato kineze, pasi që ishte nënshkruar një Memorandum për mirëkuptim nga ana e Qeverisë Italiane, për kyçje në Iniciativën për rripa dhe rrugë , në prani të presidentit kinez Zi Jinping. Të gjithë mediat italiane me ndikim si agjencitë, gazetat dhe televizionet, hynë në partneritet me agjencinë shtetërore kineze Ksinhua, gazetën ditore ekonomike kineze dhe grupacionin mediatik kinez.

Kështu, duke patur ndikim tek mediat italiane për çka raportoi edhe mediumi italian me politikë kritike redaktuese Formichie, Kina ishte e gatshme për spektakël në momentin kur e dërgoi donacionin në Itali.

Sipas hulumtimit të medias italiane Formichie, i cili e ka bërë hulumtimin e mendimit publik me ndihmën e një kompanie mediatike hulumtuese, lajmi për fluturimin kargo nga Kina ka patur tre herë më shumë dukshmëri në krahasim me donacionin prej 100 milion dollarë amerikanë nga SHBA. Madje edhe arritja e ndihmës ushtarake nga Rusia për Italinë, është shfaqur më pak në programet e servisit RAI se sa iniciativa e Shtëpisë së Bardhë, por shumë më pak se sa koha e rezervuar për Kinën.

Shtatë platformat e RAI gjatë 12-13, 23-24  dhe 30-31 mars,  kanë ofruar hapësirë prej 1904 sekondash për ndihmën e Kinës, për ndihmën nga Rusija janë ofruar 741 sekonda, ndërsa për ndihmën amerikane janë lëshuar 589 sekonda. 

Propagandë e tillë pozitive për Kinën ekziston edhe në Maqedoninë e Veriut, tashmë një kohë të gjatë, vetëm se ende nuk është bërë ndonjë hulumtim me të cilin do të matej efekti nga propaganda tek njerëzit.

Ekipi jonë ka shkruar për propagandën për gjoja zëvendësim masiv të flamurit të BE-së në Itali me atë të Kinës, por edhe ky narrativ dhe disa të tjerë për të cilët kemi shkruar rezultuan të rrejshëm dhe për të përforcuar idenë se Kina po e zë vendin e BE-së në botë.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.