Otava/Londër/Pragë, 14. 4. 2020

Njëqind ekspertë të Kinës dhe figura të larta politike kanë nënshkruar një letër të hapur që përshkruajnë mbulimin (fshehjen) e COVID-19 nga qeveria e Partisë Komuniste Kineze si  “Çernobilli i Kinës “. Grupi i nënshkruesve, ku përfshihen disa nga autoritetet kryesore të botës mbi politikën, ligjin dhe historinë modern kineze, thonë se rregulli i qeverisë kineze nga frika rrezikon qytetarët kinezë dhe botën.

Letra e hapur e këtyre vëzhguesve kryesorë të Kinës dhe udhëheqësve politikë të shqetësuar i përgjigjet një letre tjetër të hapur të lëshuar nga një grup i akademikëve me qendër në Kinë, të cilët akuzuan zërat kritikë për “politizim” të pandemisë COVID-19. Ky narracion gjithashtu është përsëritur shpesh nga zëdhënësit zyrtarë të qeverisë PKK, dhe gjithashtu kohët e fundit, nga kreu i OBSH. Qeveria PKK ka filluar një sulm ndaj gazetarëve kinezë që raportojnë në mënyrë kritike për krizën COVID-19 dhe tani ajo po censuron kërkimet shkencore mbi origjinën e pandemisë.

Figurat, analistët dhe vëzhguesit ndërkombëtarë të Kinës që janë bashkë-nënshkues, argumentojnë se:

  • “Rrënjët e pandemisë rrjedhin nga mbulimi (fshehja) fillestare dhe menaxhimi i keq i përhapjes së COVID-19 nga autoritetet e PKK në Wuhan.”

  • “Nën ndikimin e qeverisë PKK, Organizata Botërore e Shëndetësisë fillimisht e minimizoi pandeminë. Zyrtarët shëndetësorë të Tajvanit pretendojnë se OBSH injoroi alarmet e tyre për transmetimin njeri-në-njeri deri në fund të dhjetorit. Nën presionin e PKK, Tajvani demokratik – i cili është përballur me pandeminë në mënyrë shembullore – aktualisht është i përjashtuar nga OBSH ”.

  • Vëzhguesit e Kinës dhe nënshkruesit e tjerë thonë se “Momenti i Çernobillit në Kinë është një plagë e vetë-shkaktuar. PKK heshti mjekët kinezë që dëshironin të paralajmëronin profesionistët e tjerë të shëndetit gjatë fazës së hershme të shpërthimit.”

  • Ekspertët i nxisin qeveritë e huaja që “të angazhohen në një vlerësim kritik të impaktit të politikave të PKK në jetën e qytetarëve kinezë dhe qytetarëve në mbarë botën”

 

Letra është nënshkruar nga njëqind ekspertë të shquar të fushës së politikës, historisë, ligjit dhe studimeve kineze. Anëtarët e Parlamentit Evropian, Australisë, Estonisë dhe Lituanisë, si dhe Anëtarët e Dhomës së Mbretërisë së Bashkuar e Komunave dhe Dhoma e Lordëve gjithashtu nënshkruan letrën e hapur. Ajo u redaktua dhe u përkthye nga Dr.Andreas Fulda nga Shkolla e Politikës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Nottingham dhe është pritur nga tre ekspertë të politikës së sigurisë, Instituti Macdonald Laurier me qendër në Otava, Shoqëria Henry Jackson me qendër në Londër dhe Qendra e Vlerave Evropiane për Politikën e Sigurisë me qendër në Pragë.

 

                  Letra e Hapur e plotë është në dispozicion në këtë vegëz

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.