Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në Japoni, për shkak të përkeqësimit të shpërthimit të koronavirusit në vend. Ky hap u lejon pushteteve rajonale t’i nxisin njerëzit të qëndrojnë brenda, por pa masa ndëshkuese ose fuqi ligjore.

Gjendja e jashtëzakonshme pritet të zgjasë deri më 6 maj.

Kryeministri Shinzo Abe më parë shpalli gjendje të jashtëzakonshme njëmujore në shtatë rajone. Duke folur në takimin e veçantë me ekspertët mjekësorë, z. Abe tha: “Zonat ku do të bëhet gjendja e jashtëzakonshme do të zgjerohet nga shtatë prefektura, në të gjitha prefekturat”. Për shkak se numri i të infektuarve në Japoni është rritur, kritikat ndaj përgjigjes së z. Abe janë më të zëshme. Një sondazh tregon se 75% e njerëzve konsiderojnë se kryeministrit i është dashur shumë kohë kryeministrit për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Tokio.

Pas rritjes së kurbës me raste së fundmi në kryeqytetin Tokio, ekspertët paralajmëruan që objektet e urgjencës mjekësore në qytet mund të shemben nën presion. Zyrtarët e Tokios gjithashtu u kanë bërë thirrje njerëzve të punojnë nga shtëpia.

Artikullin e plotë mund t’a lexoni këtu.

 

Burim: BBC

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.