Senatorët amerikanë bëjnë thirrje për hetime dhe presidenti kërcënohet të ndalojë financimin. Çka ndodhi?

Në janar, dretjori gjeneral i OSHB, Tedros Adanom Gebreizus, u takua me Ksi Jinpingun kinez dhe lavdëroi mbajtjen e tij të koronavirusit – madje pasi që Kina lejoi të përhapet pa kontrollë në fazat e herëta kruciale.

 

Në janar, kur pandemia që tani u përhap nëpër botë akoma mblidhte fuqitë, një shkencëtar hulumtues në Berkli, me emrin Ksiao Shiang, ndiqte deklaratat zyrtare të Kinës për koronavirusin e rri i cili atëherë përhapej në Vuhan dhe vërrejti diçka shqetësuese. Deklaratat e dhëna nga Organizata shëndetësore botërore, bordi ndërkombëtar i cili këshillon botën për përballim me kriza shëndetësore, shpesh përsëriti mesazhet e Kinës. „Sidomos në fillim, ishte shokuese kur përsëri dhe përsëri shihja drejtorin gjeneral të OSHB, kur i drejtohej shtypit… thuajse duke cituar drejtpërdrejtë atë që lexova në deklaratat e qeverisë kineze”, më tha ai.

Shembulli më famëkeq arriti në formë të një tviti në profilin e OSHB më 14 janar: „Hetimet preliminare të zhvilluara nga qeveritë kineze nuk zbuluan dëshmi të qartë për transmetim të #koronavirusit të rri nga njeriu te njeriu.“ Të njëjtën ditë, buletini publik i Komisionit për shëndetësi në Vuhan deklaroi: „Ne nuk gjetëm dëshmi për transmetim nga njeriu te njeriu“. Por, deri në këtë moment madje edhe qeveria kineze ofroi paralajmërime të cilat nuk u përfshinë në tvitin e OSHB. „Mundësia për transmetim të kufizuar nga njeriu te njeriu nuk mund të përjashtohet“, thuhet në buletin, „por rreziku për transmetim është i vogël.“

Kjo, tani e dimë, se ishte e pavërtetë katastrofale dhe në muajt e kaluarë pandemia globale vuri një pjesë të madhe të botës në mbyllje dhe vrau më shumë se 100.000 njerëz.

Shtetet e bashkuara gjithashtu ishin të ngadalshme në njohjen e seriozitetit të këtij virusi të rri, i cili kapi gjithë vendin të papregatitur. Presidenti Donald Tramp akuzoi numër të madh të aktorëve të ndryshëm për katastrofën, përfshirë edhe OSHB. „Ata gabuan me paralajmërimin“, tha Tramp për OSHB në brifingun e kësaj jave. „Mundeshin ta shprehin disa muaj më herët“.

Tramp ndoshta kërkon të hedhë fajin për paralajmërimet e veta të humbura, por problemet strukturale të OSHB-së bëjnë organizatën të ndjeshme në dezinformata dhe ndikim politik, sidomos në moment kur Kina investoi resurse të konsiderueshme duke kultivuar ndikim në organizata ndërkombëtare vlerën e së cilave administrata e Trampit e vuri në pyetje. (Tramp vetëm në mars publikoi se do të nominojë dikë për zënien e vendit amerikan në Bordin ekzekutiv të OSHB-së, i cili qëndron zbrazur që nga viti 2018.)

Madje në janar, kur qeveritë kineze zvogëlonin përmasat e virusit, mjekët në epiqendrën e shpërthimit në Vuhan, gjojase, kanë hasur transmetim nga njeriu te njeriu, jo vetëm që kontrahojnë vetë sëmundjet. Në shembullin më të njohur, d-r Li Venliang ishte cenzuruar për „përhapje thashethemesh“, pasi që tentoi të paralajmërojë mjekët e tjerë për sëmundjen e rre respiratore; ai më vonë ndëroi jetë nga vetë virusi në moshën 33 vjeçare. Kina tani e vlerson si dëshmor. Në pyetjen për rastin e Li në konferencë për shtyp, drejtori ekzekutiv i Programit për gjendje të jashtëzakonshme shëndetësori të OSHB-së, Majkl Rajan tha: „Të gjithë vajtojmë humbjen e mikut mjek dhe kolegut“, por hezitoi të gjykojë Kinën për atë që akuzoi mjekun. „Ekziston hutim i kuptueshëm që shfaqet në fillim të epidemisë“, shtoi Rajan. „Prandaj, duhet të jemi të kujdesshëm në shënimin e keqkuptimeve përkundër dezinformatave; ka dallim. Njerëzit mund të kuptojnë gabueshëm dhe ata mund të reagojnë tepër“.

Këto javë të para të humbura gjithashtu koinciduan me Vitin e rri kinez, për të cilin milionë njerëz udhëtojnë për të vizituar familjen dhe miqtë. „Kjo është kur milionë njerëz nga Vuhani ishin të dezinformuar“, tha Shijao. „Pastaj udhëtonin në mbarë Kinën, në mbarë botën“.

OSHB, në ndërkohë, fitonte informatat e saj nga të njëjtat qeveri kineze të cilat dezinformonin publikun e vetë, e pastaj këtë i ofronin botës me vulën e tyre. Më 20 janar, shërbyes kinez për herë të parë vërtetoi se virusi me të vërtetë transmetohet te njerëzit, e për disa ditë mbylli Vuhanin. Por veçmë ishte shumë vonë.

Ishte e nevojshme edhe një javë që OSHB të shpallë përhapjen e virusit si gjendje e jashtëzakonshme shëndetësore globale – gjatë së ciës kohe d-r Tedros Adanom Gebrejzus, drejtor gjeneral i OSHB, vizitoi Kinën dhe lavdëroi udhëheqësinë e vendit për „vendosje të standardit të rri pë reagim në epidemi.” Edhe një muaj e gjysëm kaloi para se OSHB-ja të shpallë COVID-19 si pandemi, në të cilin moment virusi vrau më shumë se 4.000 njerëz dhe infektoi më shumë se 118.000 njerëz thuajse në çdo kontinent.

Kritikuesit e organizatës tani përdorin këto gabime dhe anulime për akuzim të OSHB-së (në të cilën SHBA-të janë donatori më i madh), bëjnë thirrje për zvogëlim të financimit të organizatës ose dorëheqjen e Tedros. Në Shtëpinë e Bardhë, këshilltari i tregëtisë i Trampit, Piter Navaro, ishte kritikues i ashpër.

„Madje edhe pasi që OSHB nën udhëheqjen e Tedros refuzonte të shënojë shpërthimin si pandemi gjatë javëve të rëndësishme dhe përfaqësues zyrtarë të OSHB-së vazhdimisht lavdëronin [Partinë komuniste të Kinës] për atë që tani e dimë se ishte tentim i koordinuar i Kinës për të fshehur rreziqet e virusit në  Vuhan nga bota, virusi u përhap si zjarri në pyll, në një pjesë të madhe sepse mijëra qytetarë kinezë vazhduan të udhëtojnë nëpër mbarë botën,“ më shkruajti Navaro në e-postë. Sekretari shtetëror Majk Pompeo jo që moti deklaroi se administrata „po rivlerëson financimin tonë sa i përket Organizatës shëndetësore botërore;“ Tramp tha se njoftimi për këtë çështje do të vijojë javën e ardhëshme.

Në breg, senatorët republikanë Marta Meksali nga Arizona dhe Rik Skot nga Florida kërkojnë hetim për suksesin e OSHB-së gjatë krizës dhe për atë vallë Kina disi ka manipuluar organizatën. „Secili që ka njohuri për të kupton se Kina komuniste po fsheh realitetin për koronavirusin që nga dita e parë“, më tha MekSali, e cila bëri thirrje për dorëheqjen e Tedros. „Nuk prisnim që OSHB vazhdimisht të përsëritë këtë lloj propagande“. Skot më tha se do të dijë vallë OSHB respekton procedurat e veta për përballim me pandemi dhe pse organizata nuk ka akuzuar gabimet e Kinës.

I pyetur për komentim, përfaqësues i OSHB-së theksoi në konferencën për shtyp që e dha Tedros këtë javë. „Ju lutem vini në karantin politizimin e COVID“, tha atëherë Tedros. „Do të kemi mjaftë qese trupash para nesh nëse nuk jemi të disciplinuar… SHBA-të dhe Kina duhet të bashkohen dhe të luftojnë kundër këtij armiku të rrezikshëm“. Madje edhe në fillim të janarit, kur akoma përshkruante sëmundjen si pneumoni të rre misterioze, OSHB publikonte udhëzime të regullta për shtetet dhe puntorët shëndetësorë për atë se si të prevenojnë përhapjen e saj. Edhe organizata thotë se tani ka dërguar milionë copë pajisje mbrojtëse në 75 vende, ka dërguar teste në më shumë se 126 vende dhe ka ofruar material për trajnim të puntorëve shëndetësore.

Në çdo rast, nuk është faj i OSHB nëse Kina ka fshehur problemin në fillim, thotë Çarls Klift, konsultant i lartë në Qendrën për shëndet univerzal në Çatam Haus, i cili ka punuar në OSHB nga 2004 deri në vitin 2006. „Duam transparencë më të madhe, kjo është e saktë, por nëse vendet gjejnë arsye për të mos qënë transparente, është e vështirë të dimë çka mund të bëjmë në lidhje me këtë“. Dobësia më e madhe strukturore e organizatës është se mbështetet në informata nga vendet e tyre antare dhe ekipi që vizitoi Kinën në shkurt për të vlerësuar përgjigjen, ka kryer këtë së bashku me përfaqësuesit në Kinë. Raporti i cili rezultoi nga kjo nuk përmend vonim të shkëmbimit të informatave, por thotë se „qasja e guximshme  e Kinës për të mbajtur përhapjen e shpejtë të këtij patogjeni të rri respirator ndryshoi rrugën e epidemisë vdekjeprurëse dhe shpejtë eskaluese“. Misioni u kthye duke deklaruar para gazetarëve se në një pjesë të madhe janë të kënaqur nga informatat e dhëna nga Kina.

Nëse kjo është diçka më pak se bashkëpunim në fshehjen kineze – kjo është ajo për të cilën ish këshilltari për siguri nacionale Xhon Bollton pretendon për OSHB – kjo tregon ndjeshmëri të madhe: Antarësimi në grup përfshin shtete transparente demokrate dhe autoritare si dhe sisteme në mes, që domethënë se informatat që publikon OSHB janë aq të mira sa ato që fiton nga Ksi Jinping dhe presidenti rus Vladimir Putin. Korea e Veriut për shembull, nuk ka paraqitur asnjë rast me koronavirus dhe OSHB nuk është në gjendje të konstatojë të kundërtën.

Struktura gjithashtu nxit liderët e OSHB-së si Tedros të mos hidhërojnë vendet antare, dhe kjo vlen për Kinën njësoj siç vlen dhe për vendet me fuqi konsiderueshëm më të vogël financiare. Gjatë epidemisë së Ebolës në vitin 2014, Klift tha, OSHB-së i duheshin muaj për të shpallur gjendje të jashtëzakoshme për shëndet publik. „Bëhej fjalë për tre vende shumë të vogëla perëndimore afrikane dhe OSHB nuk donte t’i shqetësojë“, tha Klift. „OSHB nuk u lavdërua në atë rast“. Përgjigja këtë herë ishte më e shpejtë dhe më e mirë, sipas mendimit të Klift. „Nuk domethënë se nuk duhet pastaj të hetohet dhe të shihet çka kanë mundur të bëjnë më mirë“, tha ai. „Dhe me të vërtetë duhet të hetohet origjina e asaj që ndodhi në Kinë“.

Megjithatë, OSHB gjithashtu tregoi se mund të kalojë vijën mes nevojës për bashkëpunim dhe shkëmbimit të infromatave nga vendet antare dhe nevojës që ato të jenë të përgjegjëshme për gabimet e tyre. Gjatë shpërthimit të SARS në vitin 2003, zëdhënësi i OSHB-së kritikoi Kinën për mungesën e saj së transparencës dhe gatishmërisë, që i mundësoi virusit të përhapet në mënyrë të pakontrolluar. Kina madje më vonë pranoi se ka gabime në përballimin me shpërthimin.

Asnjë kritikë e këtillë nuk pritet kësaj here. Një studim ka zbuluar se Kina ka mundur të kufizojë infektimet deri në 95 përqind nëse qeveria vepronte në atë periudhë të herëshme kur mjekët e parë alarmuan, kurse Partia komuniste kineze akoma mohonte përmasat e problemit. „OSHB nuk mbaroi punën e saj në atë kohë“, tha Shijao. “Ndodhi e kundërta: Ata në fakt mblodhën dezinformatat e qeverive kineze për disa javë. Kjo, sipas meje, është e pafalëshme“.

 

Burim: The Atlantic

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.