PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: Teori konspiracioni: Koronavirusi është mashtrim, kurse dëshmi për këtë është banknota prej 10 dollarëve australianëPortali „Standard“ publikoi tekst me titull Teori konspiracioni: Koronavirusi është mashtrim, kurse dëshmi për këtë është banknota prej 10 dollarëve australianë, në përmbajtjen e të cilit pretendon se koronavirusi nuk është i vërtetë, përndryshe se është njoftuar para disa vitesh, e sipas kësaj nënkuptohet që është mashtrim.

Portali në tekst bazohet në ”News.co.au“.

Përkatësisht sipas tyre një grup australianësh vlerëson se në fakt bëhet fjalë për mashtrim, duke pretenduar se dëshmi për këtë mund të gjehet në banknotën prej 10 dollarëve. Këta teoricientë konspiracioni besojnë se pandemia e koronavirusit është orkestruar me qëllim që të vaksinohen qytetarët. Ata pretendojnë se shoqëria sekrete e miliarderëve përpiqet të vendosë dominim mbi planetin dhe ata planifikojnë të kryejnë këtë nëpërmjet kontrollimit të njerëzve me vaksina. Lëvizja mbështet edhe idenë se antenat për 5G janë të rrezikshme për shëndetin e njerëzve dhe në ndonjë mënyrë ndikojnë në përhapjen e koronavirusit. Kurse tani gjoja se shfaqet plotësim i komplotit botëror, i cili mund të shihet në banknotën prej 10 dollarëve australianë. Përkatësisht, disa prej teoricientëve besojnë që vula e banknotave ka fotografi nga KOVID-19 në këndin e djathtë nëse shihet nën mikroskop.Link nga artikulli origjinal mund të gjeni këtu.

FAKT/E

Portali, edhe pse bazohet në burim nga ku e ka ndërmarrë tekstin edhe në titull shkruan se bëhet fjalë për teori konspiracioni, nuk ka hyrë në zbulim detal të së vërtetës dhe hedhje poshtë të kësaj teorie, kurse me këtë vetëm e “përforcon” të njëjtën. Përndryshe, nuk mund të bëhet dallim i qartë mes teorisë së konspiracionit dhe të vërtetës.

Sipas Bankës së rezervave të Australisë, për karakteristikat e dizajnit thuhet se ka efekt të derdhjes së ngjyrës, e dukshme në të dy anët e banknotës. Siç shkruan dhe news.co.au, karaksteristikat shfaqen në çdo banknotë në serialin e „Gjeneratës së rre të banknotave“ me një lloj të ndryshëm të barit ( bimës ).Me vetëm një klikim në Bankën për rezerva të Australisë mund të lexohet se çka është pasqyruar në banknotat. Përkatësisht, banknota e rre prej 10 dollarësh ka një sërë karakteristikash mbrojtëse të rreja inovative të cilat janë dizajnuar posaçërisht për të mbrojtur banknotën nga falsifikimi eventual. Çdo denominim i serialit të rri të banknotave do të përmbajë lloj të ndryshëm të bimës australiane dhe shpezë vendase në kornizë të numrit të madh të karakteristikave mbrojtëse. Në banknotën prej 10 dollarësh australianë këto janë bima Bramble Wattle (Acacia Victoriae) dhe shpeza Sulphur-crested Cockatoo (Cacatua galerita).

Sipas kësaj, “simboli problematik” që ngjason me Covid-19 është në fakt lule e cila ka formën e grimcave të koronavirusit. Bëhet fjalë për lule ujore të cilat janë të verdha, dhe duken kështu.Siç njoftoi dhe gazeta prestigjoze “Independent” kjo lule që është një lloj akacie, është me origjinë nga Australia. Familjari i saj i ngushtë, akacia e artë, ishte amblemi zyrtar i luleve të vendit në vitin 1988. Prandaj përdoret dhe në banknota, për shkak të domethënies së saj për shtetin.

Ekipi ynë veçmë demaskoi edhe një tjetër tekst të ngjajshëm që përhapte teori konspiracioni se Anglia nëpërmjet banknotave ka njoftuar përhapjen e virusit, edhe pse vetë banknota ishte pasqyrim i thjeshtë i trashëgimisë së saj kulturore dhe historike. Nëse banknota e Anglisë nuk ka njoftuar virusin, kurse nuk e njoftoi as ajo e Australisë, ka gjasa që prodhuesit e lajmeve të rreme të përpiqen të gjejnë elemente të rreja në banknota dhe lëndë të tjera, por ju veçmë jeni të pregatitur të dalloni gënjeshtrën nga e vërteta.

Mos shpërndani para se të kontrolloni!

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.