Duke ndaluar të gjithë eventet publike deri në fund të gushtit, Oktoberfesti, manifestimi kult dhe tradicional i njohur si festivali më i madh i birrës në botë do të anulohet, theksohet në raportin e Deutsche Welle.

Nga festivalet muzikore deri te eventet sportive, pandemia e shkaktuar nga COVID-19 është arsyeja për anulimin e eventeve me përmasa të papara, kurse me këtë edhe Oktoberfesti në Minhen nuk është përjashtuar.

“Duke marrë parasysh situatën momentale, nuk mund të imagjinoj se do të jetë e mundur të organizohet një event aq i madh në atë periudhë“ – deklaroi shefi i qeverisë Bavareze Markus Seder. Siç shtoi ai, vendimi për anulim është sjellë së bashku me kryetarin e Minhenit.

Përndryshe, Oktoberfesti është një nga eventet më të mëdha në Europë dhe më gjerë. Fillon në javën e tretë të shtatorit dhe zgjat thuajse një muaj. Ky event mbledh mesatarisht nga 7.000.000 vizitues në vit të cilët konsumojnë thuajse po aq litra birrë, duke gjeneruar të ardhura prej rreth 1.1 miliardë euro.

Kjo është hera e parë që nga Lufta e Dyta Botërore që ky festival të anulohet.

Koronavirusi nuk është grip i thjeshtë sezonal, do të pajtoheni.

 

Burim: DeutscheWelle

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.