Redaktorët e gazetave duhet të kujdesen që të shmangin dhënien e municionit atyre që shohin pandeminë e koronavirusit si një mundësi për të diskriminuar grupe minoritare. Derisa Ramazani, ashtu si festat e tjera fetare si Pashkët dhe Пасха – Pashkët e çifutëve, është nën ndikimin e masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19, ndërsa vërteta është se komunitetet janë përshtatur shumë shpejtë me situatën.

Gjatë javëve të fundit, ka pasur pretendime të vazhdueshme të rreme se muslimanët në Britani të Madhe nuk po respektojnë masat e karantinës në mënyrë që të minimizojnë pandeminë e koronavirusit. Në fillim të prillit, shënimi i Hope not Hate (Shpresë jo urrejtje) raportoi një mori lajmesh të rreme që këmbëngulnin se xhamitë në të gjithë vendin mbetën të hapura, me çka është shkelur legjislacionini.

Të hënën – 13 prill, Sunday Times publikoi një artikull që ngjalli një valë të re shqetësimi për atë se vallë respektimi i Ramazanit mund të çojë në një “rritje të madhe” të rasteve me Kovid-19. Artikulli, i cili theksoi faktin se afrikano-amerikanët dhe grupet etnike të minoriteteve duket se po vdesin nga Kovid-19 me një shkallë të lartë disproporcionale, konsistonte edhe citat nga Dr. Adnan Sherif – nefrolog këshillues nga Spitali “Mbretëresha Elizabeta” në Birmingham. Doktor Sherif deklaroi që Ramazani ka nënkuptuar tradicionalisht mbledhjen e komunitetit dhe se ekzistojnë shqetësime se mund të ketë një kërcim të shtuar të rasteve nëse nuk respektohet distanca sociale: “Për ne, Ramazani është shqetësim i madh. Gjithçka që çon në ndërveprim më të madh shoqëror është shqetësim i madh, dhe Ramazani për nga vetë natyra e tij është mbledhja e komunitetit […] Njerëzit tradicionalisht mblidhen për të hapur dhe mbyllur lutjet dhe prishin agjërimin me perëndimin e diellit me miqtë dhe fqinjët, gjë që mund të shkaktojë përhapjen e infeksioneve”

Edhe pse kjo është sigurisht një pikë e rëndësishme për t’u publikuar, titulli i artikullit – “Ekspertët kanë frikë nga një kërcim i rasteve të koronavirusit në Britani të Madhe gjatë Ramazanit” – dhe ato në gazetat tjera që e publikuan storjen- ishte disi i rrejshëm. Meqenëse ata kishin vetëm një citim për këtë çështje, ndërsa përdorimi i numrit shumës (ekspertët) është në dyshim. Përveç kësaj, derisa profesionistët mjekësorë duhet t’i marrin në konsideratë të gjitha rreziqet që lidhen me përhapjen e Kovid-19, nuk ka asnjë dëshmi që komuniteti musliman nuk e merr seriozisht karantinën.

Gazetat e tjera zgjodhën të shkojnë edhe më tej me përhapjen e lajmeve të rrejshme. Për shkaqe veçmë të njohura, Metro vendosi të ndryshojë titullin nga “kërcimi i madh” në “kërcim  gjigant” dhe më pas pas ankesave nga lexuesit, t’a heqë këtë epitet.

Duke lënë mënjanë përfshirjen e këtij citati të gabueshëm, përpilimi i këtyre tregimeve është i rëndësishëm. Ramazani mund të çojë në një kërcim të madh të rasteve vetëm nëse muslimanët nuk i përmbahen distancimit social. Ndërsa mbledhja tradicionale e komunitetit për Ramazan do të ishte shumë shqetësuese nëse praktikohet këtë vit,  por nuk ka asnjë provë deri më tani se kjo do të ndodhë.

 

Xhamitë dhe hapësirat e komunitetit ku lutjet dhe iftaret (ndërprerja e agjërimit) zakonisht mbahen, mbeten të mbyllura. Në fakt, shumë xhami i kanë ofruar hapësirat e tyre që të përdoren si objekte për të lehtësuar presionin ndaj stafit mjekësor, spitaleve dhe rasteve të vdekjeve. Një gjë që theksohet në artikujt është e vërtetë, dhe kjo është se komuniteti musliman po gjen mënyra të reja për t’u mbledhur gjatë Ramazanit, përmes podcast-ve në internet, transmetimeve në radio dhe iftarit virtual.

Nisma të tilla si “Iftari i Hapur” do t’i mundësojnë komunitetit që të bëjnë prishjen (ndërprerjen) e agjërimin së bashku në Internet, ndërsa liderët (drejtuesit) e komunitetit musliman kanë deklaruar që megjithëse lutjet e përbashkëta nuk janë fizikisht të mundshme, muslimanët duhet të përqëndrohen përsëri në bamirësi, e cila është një komponentë tjetër e rëndësishme e Ramazanit. Organizatat muslimane gjithashtu po postojnë vazhdimisht porosi në lidhje me atë se si distancimi social është pjesë e detyrës së një muslimani dhe udhëzime se si të mbështesin luftën kundër Kovid-19 gjatë Ramazanit.

Redaktorët e gazetave duhet të kujdesen që të shmangin dhënien e municionit atyre që shohin pandeminë e koronavirusit si një mundësi për të diskriminuar grupe minoritare. Derisa Ramazani, ashtu si festat e tjera fetare si Pashkët dhe Пасха – Pashkët e çifutëve, është nën ndikimin e masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19, ndërsa vërteta është se komunitetet janë përshtatur shumë shpejtë me situatën.

 

Meral Musli Tajroska – psikologe, konsultate për ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin, aktiviste për barazi gjinore.

 

Burim: Hope Not Hate

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.