PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: Çfarë lidh gripin spanjol me Kovid19?

Edhe një teori konspiracioni për koronavirusin, e cila ka për qëllim të cënojë imixhin dhe të shkatërojë besimin në institucionet ndërkombëtare. Organizatë reale, humanitare, e mbështetur nga Kombet e bashkuara është vendosur në kontekst tërësisht të gabueshëm, si pjesë e narrativit antiperëndimor, me qëllim që të shkatërojë besimin në institucione, në sistem dhe në tentimet globale dhe masat për prevenimin e përhapjes së pandemisë.Më 31 tetor, portali Dudinka publikoi tekst me titull „Çfarë lidh gripin spanjol me Kovid19?“. Përmbajtja e tekstit është dezinformative, me elemente të teorisë së konspiracionit.

Autori i tekstit, Milenko Nedellkovski, duke shpërndarë këtë teori konspiracioni në facebook profilin e tij, në përshkrimin e publikimit ka shtuar „Bëhuni budallenj, bëhuni robër – mbani maska”. Duke e vendosur si burim të kësaj përmbajtje facebook faqen Promijenite Svoju Svijest (Ndryshoni vetëdijen tuaj), e cila pra në publikimin e saj bazohet në artikuj të publikuar nga portali Dokumentarac (Dokumentari), edhe pse në të nuk qëndron kjo teori konspiracioni.

Sipas kësaj teorie konspiracioni, ekziston gjoja se lidhshmëri mes mjekut në armatën amerikane, Frederik L. Gejts, i cili është personazh historik, me Bill Gejts. Gjegjësisht, mjeku Gejts, në vitin 1918, në kohën e pandemisë së gripit spanjol, në bashkëpunim me Institutin për hulumtime mjekësore Rokfeler (tashmë Univerzitet Rokfeler), ka testuar vaksinën e atëherëshme në mijëra njerëz. Edhe pse thuhet se nuk ka shkrime të cilat vërtetojnë se të dy janë në lidhje familjare, prapsëprap pretendohet se është e përbashkët për të dy ajo që janë adhurues të eksperimenteve me vaksina. Autori gjithashtu shpreh pretendime se ekziston lidhshmëri mes Bill Gejts dhe Rokfeler, sepse fondacionet e tyre gjoja se janë partnere në të ashtuquajturën Aleanca ID2020 – aleanca e kornporatave më të mëdha botërore të cilat gjoja se janë bashkuar për të zhvilluar të dhëna personale biometrike nëpërmjet vaksinave te të gjithë njerëzit në botë, për kontrollim më të madh dhe më të lehtë.

FAKT/E

Teoritë e konspiracionit për Aleancën ID2020 nuk janë të rreja. Shërbimi për kontrollim të fakteve në BiH, Raskrivanje, në një nga analizat e tyre demaskon këtë teori konspiracioni. Përkatësisht, Aleanca ID2020 është partneritet publiko-privat mes Zyrës për partneritet të Kombeve të bashkuara dhe një numër të madh të kompanive private, e themeluar në maj të vitit 2016. Sipas të dhënave në dispozicion në web faqen e iniciativës, mes organizatave të cilat janë regjistruar si partnerë themelues janë Accenture, Rockefeller Foundation, Microsoft, GAVI dhe IDEO, përderisa partnerë të tjerë janë Mercy Corps, Care, CITRIS Policy Lab dhe të tjerë.

Qëllimi i iniciativës është përmbushja e një nga qëllimet e Agjendës të OKB-së për zhvillim të qëndrueshëm deri në vitin 2030, më saktë 16.9, e cila thotë: „deri në 2030, të gjithë [qytetarëve] t’u mundësohet të kenë identitet ligjor, përfshirë dhe regjistrim të lindjes“.

Aleanca nuk prodhon asnjëfarë teknologjish konkrete për identitet digjital, por siguron shërbime këshillëdhënëse dhe/ose mbështetje financiare për zhvillim të projekteve për identitet digjital. Identiteti digjital është definuar si „grup identifikatorësh digjitalë“ të cilin e kanë gjithë përdoruesit e teknologjive digjitale.

Nga ana tjetër, theksohet se mbi një miliardë njerëz në botë nuk kanë qasje deri te asnjëfarë lloji identifikimi (si për shembull mungesa e dokumetave personale), dhe as identitet digjital. Në manifestin e Aleancës 2020, të dy çështjet vendosen si fushë në interes të projektit, kurse vendosja e „identitetit të mirë digjital“ (që mundëson identifikim ligjor të personave pa dokumenta/identitet ligjor nga njëra anë dhe kontrollim mbi të dhënat personale nga ana tjetër) trajtohet si e drejtë themelore dhe univerzale njerëzore.

Nga e lartpërmendura, është e qartë që nuk ekziston lidhshmëri mes gripit spanjol dhe Kovid-19, si dhe se nuk ekziston as ndonjë plan sekret i Rekfeler dhe Bill Gejts. Kjo është vetëm një nga një sërë teorish konspiracioni kundër Bill Gejts të cilat u shfaqën gjatë pandemisë, qëllimi i së cilës është të rënojë besimin në institucione, në sistem dhe në tentimet globale dhe masat për prevenimin e përhapjes së pandemisë.

Më shumë detaje për teoritë e konspiracionit lidhur me Aleancën ID2020, çipimin dhe vaksinat, mund të lexoni në analizën e Raskrivanje.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.