Rusia e morri vëmendjen e mediave. E gjithë bota i drejtoi sytë nga protestat. Për të parandaluar rrjedhjen (qarkullimin) e krizës aktuale jashtë vendit, Kremlini ka filluar një fushatë propagandistike që synon dezinformimin dhe devijimin e vëmendjes nga protestat.

Sipas analizës euvsdisinfo në lojë janë disa narracione:

  • Demonstruesit në Moskë, nuk janë nga Moska

  • Numër i vogël i pjesëmarrësve në protesta

  • Komplot i huaj si ndikim i rrezikshëm që nxit protesta

 

Demonstruesit në Moskë, nuk janë nga Moska

Një nga narracionet kyçe është se protestuesit nuk janë nga Moska. Në këtë mënyrë, Kremlini strategjikisht dëshiron të vendosë një qëndrim që dikush dëshiron të vjedh zgjedhjet në Moskë. Provokuesit e paguar, njerëz që nuk janë votues vendas, është si një skenar që theksohet në deklaratat zyrtare.

Përpjekjet për të diskredituar protestuesit ishin kontestuese. Kjo ka bërë që disa nga materialet të publikuara si pjesë e kësaj strategjie, të tërhiqen.

Numër i vogël i pjesëmarrësve në protesta

Kontestimi i numrit është një mjet kryesor që përdoret në strategjinë e Kremlinit. Qëllimi është të minimizohet efekti, me qëllim që të shfaqet interes i pamjaftueshëm në protesta. Shifrat zyrtare variojnë nga rreth 3.500, kundër 10,000 protestues që flitet në mediat e pavarura.

Komplot i huaj si ndikim i rrezikshëm që nxit protesta

Rrjeti televiziv kombëtar, i cili favorizon Kremlinin,  ka transmetuar një program dokumentar 25-minutësh duke akuzuar protestuesit se ishin pjesë e një komploti të huaj. Komploti i huaj i paguar kishte për qëllim dëmtimin e shoqërisë ruse. Ky është mesazhi që po i dërgohet publikut në lidhje me protestën dhe protestuesit.

“Mban erë Sorosi” është narracioni përmes të cilit mediat sociale perëndimore e paraqesin veten si një pjesë të së keqes globale.

Propaganda e Kremlinit në Rusi dhe jashtë saj

Bota tashmë e ka të njohur skenarin e Kremlinit si një nga metodat më të sofistikuara dhe të përparuara të propagandës dhe dezinformimit. Në fillim ata ishin të gatshëm të manipulonin publikun rus.

Pavarësisht nëse propaganda ka për qëllim përdorimin brenda ose jashtë vendit, qëllimi mbetet i njëjtë. Ndarje dhe polarizim i shoqërisë janë objektivat kryesore.

Kjo metodologji praktikohet për krizat në Rusi, por edhe për të ndikuar kur mbahen zgjedhjet në Evropë ose SHBA. Audienca është e ndryshme, por përqendrimi te qëllimet mbetet i pandryshuar. Tashmë është e lehtë të shihet metodologjia që Kremlini përdor si pjesë e propagandës së saj strategjike sa herë që ajo synon. Fokusi është gjithnjë te manipulimi i publikut të gjerë.

 

Burim: euvsdisinfor.eu

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.