MONTREAL (Reuters) – Provinca më e madhe e Kanadasë, Kuebek, e cila u godit më shumë nga koronavirusi, gradualisht ka filluar të hap ekonominë e saj. Rinisja filloi në 4 maj të vitit 2020, me çka u nxitën edhe planet për të rifilluar ekonominë në Montreal.

 

Në Kuebek, dyqaneve me dalje të jashtme, u është dhënë leje për t’u shërbyer klientëve të tyre. Por kjo praktikë nuk vlen për Montrealin, qyteti i dytë më i madh në Kanada. Kuebek, ashtu si nëntë provincat e tjera kanadeze, ka mbyllur shumë biznese pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme shëndetësore si rezultat i koronavirusit. Aktualisht, Kuebek po mundohet të imponojë pozicion drejtues në përpjekjen për ta rikthyer jetën në normalitet.

 

Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka bërë thirrje për kujdes në masat e marra nga autoritetet provinciale për të arritur një ekuilibër midis nevojave ekonomike dhe shëndetit publik. “Ende duhet të jemi shumë të kujdesshëm, jo vetëm për personat më të moshuar, por për të gjithë përreth nesh. Prandaj, mos dilni nëse nuk keni absolutisht nevojë”, deklaroi Trudeau para gazetarëve. Shitja me pakicë në Montreal ishte planifikuar të hapet më 11 maj, por masa u zgjat deri në 18 maj, sepse nuk kishte mjaft shtretër spitalor në dispozicion për të përballuar rritjen e mundshme të rasteve të reja.

 

Burim: Reuters.com

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.