Siç ka thënë Rozenberg, „Epidemitë fillojnë në një moment, vazhdojnë në skenë të kufizuar në hapësirë dhe kohëzgjatje, vijojnë konspiracione të tensionit të rritur, tejkalojnë në krizë të karakterit individual dhe kolektiv, kurse pastaj drejtohen drejt mbylljes“. Kjo dramë tani po luhet me Kovid-19, së pari në Kinë, kurse pastaj edhe në shumë vende të tjera në botë.

Që para se Bill Gejtsi të flasë për luftërat me viruse, bio – armë dhe bio-botëra, mikrobiologët e njohur Mekfarlan Burnet dhe Dejvid Vajt parashikuan në vitin 1972 se „parashikimi për të ardhmen e sëmundjeve infektive me shumë gjasa do të jetë shumë i mërzitshëm“. Ata vlerësojnë se gjithmonë ekziston rrezik nga „shfaqja e papritshme e sëmundjeve të rreja infektive, mirëpo asgjë e tillë nuk i shënoi pesëdhjetë vitet e fundit“. Sigurisht kanë pritur që vetëm historianët do të shprehin interes për pandemitë e dikurshme. Mirëpo, kohët ndryshuan. Nga herpesi dhe sëmundja e legjionarëve në vitet 1970, e deri te SIDA, ebola, sindromi i fuqishëm respirator akut (SARS), MERS dhe tani Kovid 19, sëmundjet infektive vazhdojnë të kërcënojnë dhe shkatërrojnë popullatën njerëzore. Burnet dhe Vajt kishin të drejtë, historianët me të vërtetë kanë shumë për të ofruar, kryesisht informata për atë se si njerëzimi nuk duhet të përsërisë gabimet e njëjta.

Kaloi më shumë se një dekadë që kur bota përjetoi pandeminë e fundit, gripin e derrit H1N1 në vitin 2009. Sipas Qendrave për mbrojtje dhe kontrollim të sëmundjeve në SHBA, mes pranverës të vitit 2009 dhe pranverës së vitit 2010, virusi ka infektuar madje 1,4 miliardë njerëz në mbarë botën dhe ka vrarë mes 151.700 dhe 575.400 njerëz. Pas pandemisë në historinë më të rre, duket logjike që të pritet se agjencionet qeveritare në botë do të jenë të pregatitura për virusin e radhës. E vërteta është se, ekzistojnë disa dallime kyçe mes gripit të derrit në 2009 dhe COVID-19 dhe përgjigjes ndaj secilit prej tyre.

„Pandemia e H1N1 në vitin 2009 duhej të ishte shenjë paralajmërimi“, tha Stefani Stratdi, dekan i çregullt për shkenca globale shëndetësore në Institutin e mjeksisë në Univerzitetin e Kalifornisë – San Diego. „Edhe pse pandemia e kaluar nuk solli vdekjen e miliona njerëzve, siç frigoheshim, ajo gjithsesi duhet të ishte thirrje për zgjim. Sipas gjithë vlersimeve serioze, KOVID-19 mund të jetë vrasës masiv“.

Virusi i Gripit H1N1, në vitin 2009 ishte pandemia e dytë në botë – e para ishte gripi spanjol në vitin 1918, dhe akoma vlen si pandemia më vdekjeprurëse në histori. Pandemia në kohën e pranverës së vitit 2009 ishte e shkaktuar nga përbërja e rre e H1N1, me origjinë nga Meksiko, që më tutje të përhapet në gjithë botën. Deri në qershor të vitit të njëjtë ka pasur mjaftueshëm raste të gripit të derrave, me çka Organizata Shëndetësore Botërore e ka shpallur si pandemi.

Në SHBA, mes prillit të 2009 dhe prillit të vitit 2019, CDC vlerëson se ka pasur 60,8 milion raste të gripit të derrave, me mbi 274.000 të hospitalizuar dhe rreth 12.500 raste vdekjes – me bilans të vdekjes prej rreth 0,02%. Bilansi i mortalitetit për koronavirusin e rri është më i madh, rreth 2% ( edhe pse numri sigurisht do të ndryshojë sepse po testohen më shumë njerëz). Kjo ndoshta nuk duket si një dallim i madh, „mirëpo kur ekstrapolohet, mund të ketë miliona më shumë raste vdekjesh“, thotë Stratdi.

Pandemia e vitit 2009 fillimisht kaploi fëmijët dhe të rrinjtë, publikoi CDC. Kjo ishte e pazakonshme, duke pasur parasysh se shumica e llojeve të viruseve të gripit, përfshirë edhe ata të cilët shkaktojnë gripin sezonal, shkaktojnë përqindje më të lartë të rasteve të vdekjeve te personat në moshë mbi 65 vjet dhe më të moshuarit. Mirëpo, në rastin e gripit të derrave, personat e moshuar duket se veçmë ndërtuan imunitet të mjatueshëm për atë grup virusesh të cilit i takon H1N1, kështuqë nuk ishin të kapluar edhe aq shumë.

Epidemitë në fund zgjidhen, pa marrë parasysh vallë dorëzohen në veprimtarinë shoqërore ose e thithin furnizimin me viktima të ndjeshme. Siç ka thënë Rozenberg „Epidemitë fillojnë në një moment, vazhdojnë në skenë të kufizuar në hapësirë dhe kohëzgjatje, vijojnë konspiracione të tensionit të rritur, tejkalojnë në krizë të karakterit individual dhe kolektiv, dhe pastaj drejtohen drejt mbylljes“. Kjo dramë tani po luhet me Kovid-19, në Kinë, kurse më vonë në shumë vende të tjera të botës. Mirëpo, historianët nuk janë kufizuar vetëm në përshkrimin e ndodhive. Rozenberg pretendon se epidemitë kryejnë presion mbi shoqëritë të cilat i godasin. Ky lloj i bën të dukshme strukturat latente që nuk mundet ndryshe të jenë evidente. Si rezultat, epidemitë sigurojnë mjet për marjen e mostrave për analizë shoqërore. Ato zbulojnë se  çka me të vërtetë është e rëndësishme për shoqërinë dhe çka me të vërtetë ata vlerësojnë më shumë.

Tema tjetër përsëritëse në analizat historike të epidemive është se intervenimet mjekësore dhe shëndetësore publike shpesh nuk kanë sukses për të përmbushur premtimet e tyre. Teknologjia që ishte e nevojshme për zhdukjen e lijës nëpërmjet vakcinimit, ishte përshkruar në vitin 1798, kanë qënë të nevojshme thuajse 180 vite për të arritur sukses në atë fushë.

Teoria e virusit të mungesës së imunitetit te njeriu (HIV), (përsëri në teori) mundi të mbahet dhe kryhet në vitet e tetëdhjeta të shekullit të kaluar, por nuk ndodhi kështu – edhe pse arritja e terapisë efektive antiretroviruse në vitin 1996 në mënyrë dramatike uli vdekjen lidhur me SIDËN, këtë nuk e ndali. Akoma ekzistojnë dallime të mëdha në rezultatet nga SIDA, gjithë këto në radhët e racës, klasës dhe gjinisë. Ashtu siç deklaroi dhe historiani Alan Brant, „premtimi për plumbin magjik asnjëherë nuk është përmbushur“.

 

Një aspekt i njohur i përgjigjes të epidemive është sidomos zhgënjyes. Epidemitë shumë shpesh kanë objektiv jetët e personelit për shërbime shëndetësore. Mjekë kanë vdekur gjatë shfaqjes së murtajës në Europën messhekullore, në kohën e shfaqjes së etheve të verdha në Filadelfi në vitin 1793, në kohën e epidemisë së ebolës në vitin 2014 dhe tani në Kinë. Edhe pse vdekjet e tilla reflektojnë përgatitshmërinë e punëtorëve shëndetësorë të vihen në rrezik për tu kujdesur për të tjerët, ndonjëherë faji mund të kërkohet në qeveritë të cilat kërkojnë që mjekët të luftojnë fenomenet pa pasur mjaftueshëm personel, materiale, hapësirë dhe sistem të mirë, gjithçka që është e nevojshme që punëtorët shëndetësorë të jenë të suksesshëm dhe të sigurtë.

Historia sugjeron se edhe friga edhe prioritetet e gabueshme janë në fakt ato që na bëjnë të ndjeshëm në rrezik shumë më të madh. Ekzistojnë shumë shembuj historikë të panikës për epidemi të cilat asnjëherë nuk janë materializuar (për shembull, gripi H1N1 në 1976, 2006 dhe viti 2009). Ekziston një numër i madh i shembujve të shoqërive të cilat kujdesen për kërcënime të vogëla përderisa injorohen probleme shumë më të mëdha, mirëpo ky nuk është rasti me Kovid-19.

Shoqëritë dhe qytetarët e tyre gabueshëm e kuptojnë rëndësinë relative të rreziqeve shëndetësore me të cilat hasen. Rrjedhja e ardhëshme e Kovid-19 mbetet e paqartë. Sidoqoftë, qytetarët dhe liderët e tyre duhet të mendojnë me kujdes, të masin rreziqet në kontekst tërësor dhe të drejtojnë politika në dakordim me madhësinë e kërcënimit. Prap së prap, ana pozitive e jetesës në këtë erë përparimtare teknologjike është shpejtësia me të cilën mund të hulumtohen dhe zhvillohen vakcinat. Institucionet nacionale dhe ndërkombëtare kushtojnë vëmendje të madhe në nevojën për mjete financiare në fushën e hulumtimeve shkencore, me qëllim që të minimizohen dëmet.

Historia e epidemive ofron këshilla të konsiderueshme, por vetëm për njerëzit të cilit e dinë historinë dhe përgjigjen me urtësi në betejat e ardhshme, me të vërtetë, kalojmë një kohë të vështirë dhe shpresoj që do të mbijetojmë për të shpjeguar storjen.

 

Meral Musli Tajroska –  psikolog, konsultant për ekstremizëm të dhunshëm dhe radikalizëm, aktiviste për të barazi gjinore.

 

Burime: The New England Journal of MedicineLiveScience.

Foto burime: https://pixabay.com/photos/skull-dark-pirate-book-gun-death-1193784/

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.