Me 07.05.2019 u paraqit lajm i rrejshëm se Ministri për punë të jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut po ik nga pozita e tij.Sipas portalit magazin.mk, ministri do t’a lëshojë vendin dhe do të shkojë në një vend të ri të punës. Portali lajmi i rrejshëm i të cilit thotë se Dimitrov do të shkojë në vend të ri të punës si këshilltar dhe analist në „Institutin Brookings“ në Uashington, thërritet në burime diplomatike. Ky lajm i rrejshëm u transmetua edhe në portale të tjera, por një pjesë e tyre, më vonë e fshinë artikullin.

Artikulli orgijinalArtikulli i arkivuar

Ky lajm i rrejshëm u shpërnda edhe në portalet në vijim: republika.mk, markukule.mk (pastaj është fshirë), lider.mk, news24.vip (pastaj është fshirë), skopje24.mk (pastaj është fshirë), denesen.mk (pastaj është fshirë).Ditën e njejtë, në portalin Infomax u shfaq artikull që është me titull të ndryshëm, por me kontekst të njejtë.Përveç portaleve që e kanë publikuar këtë lajm të rrejshëm, në shpërndarjen e lajmin u përfshinë edhe rrjetet sociale. Artikujt që u publikuan në portale u shpërndanë në më shumë grupe në Facebook. Në vijim Ju ofrojmë dëshmi në formë fotoje.

rtikulli i Infomax është shpërndarë në rrjetet sociale 320 herë, ka 881 komente dhe 1.606 emotikone. Që do të thotë se interakcionet totale në Facebook janë 2.807.

Artikulli i Magazin është shpërndarë në rrjetet sociale 277 herë, ka 768 komente dhe 1.207 emotikone, me çka interakcionet totale në Facebook janë 2.252.

Artikulli i Republika është shpërndarë në rrjetet sociale 105 herë, ka 312 komente dhe 426 emotikone, me çka interakcionet totale në Facebook janë 843.

Artikulli i publikuar në Markukule është shpërndarë në rrjetet sociale 104 herë, ka 151 komente dhe 170 emotikone, me çka interakcionet totale në Facebook janë 843.

Në vijim mund të shihni fotografi të një pjese të grupeve në të cilat është shpërndarë ky lajm i rrejshëm.

Ajo që është simptomatike është ajo që shpërndarja në grupet e Facebook-ut në fotot e mësipërme, është e orkestruar mirë, sepse të gjitha shpërndarjet janë në dallim kohor prej disa minutash, në varësi prej asaj se nga cili portal shpërndahet artikulli.Po ju ofrojmë edhe një shembull shkollor të ilustruar përmes fotografive për atë se si funksionon shpërndarja e dezinformatave në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për shpërndarjen e artikullit nga fb-grupi Pellagonija, e cila për rekord prej 4 minutash është shpërndarë 34 herë.Përveç transmetimit të këtij lajmi të rrejshëm, shqetësuese janë edhe komentet. Në komentet e postimeve të facebook grupeve mund të lexohet se si ministri dhe familja e tij e ngushtë janë ofenduar dhe nënvlerësuar, ai është paraqitur si spiun amerikan, biles dëshirohet vdekja e tij.Për shkak të fjalorit eksplicit dhe vullgar që është përdorur në pothuajse çdo koment, në vijim ju paraqesim fotografi të komenteve të vetëm një numri të vogël të grupeve ku është shpërndarë lajmi i rrejshëm.

Demaskim i lajmit të rrejshëm

Në këtë rast, bëhet fjalë për lajm të rrejshëm klasik, sepse Ministria për punë të jashtme e demantoi këtë spekulim.Kabineti i Nikolla Dimitrov, lajmin dhe spekulimet se ministri i punëve të jashtme nuk do të jetë më kreu i diplomacisë maqedonase dhe se ka rënë dakord të punojë në SHBA, i vlerësuan si „gënjeshtra të shëmtuara“.Ministri për punë të jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se ka paraqitur ankesa për tekstet e pavërteta të publikuara në Këshillin për etikë në media.Si nga Ministria për punë të jashtme, demant poashtu arriti edhe nga „Brookings Institute“ që u publikua në portalet: Republika, Netpress, e të tjerë.Megjithatë, mbetet konstatimi se me shpërndarjen e lajmeve të rrejshme në rrjetet sociale, vëllimi i ndikimit dhe dëmi nga i njejti është i pakrahasueshëm.Mediat duhet të raportojnë në mënyrë profesionale, në përputhje me parimet e gazetarisë. Publiku nuk duhet të jetë objekt i narracioneve spekulative dhe informimit të pasaktë.Si një prej bartësve të Marrëveshjes së Prespës, forma e këtij sulmi ndaj Ministrit Dimitrov i është dhënë një dimension sulmesh ndaj integrimeve euroatlantike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.Përveç kësaj, teksti thërritet në Zëvendës ndihmësen sekretare të mëparshme amerikane të shtetit, Viktoria Nulland, e cila tani është pjesë e Institutit prestixhioz Brookings. Sipas definicionit, mënyra e këtillë e prezantimit të fakteve dhe gjendjeve në interes të manipulimit dhe mashtrimit të opinionit, paraqet dezinformatë dhe lajm të rremë.F2N2 mbetet konsistent me angazhimin e saj për informim të saktë dhe të vërtetë të publikut, veçanërisht në fushën e integrimit euroatlantik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.*Të dhënat e prezentuara në këtë analizë janë mbledhur duke përdorur Crowtangle si dhe opensource mjete të tjera.
logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.