PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: Nikolloski: VMRO-DPMNE gjatë periudhës së kaluar ka punuar në mënyrë aktive me vendet e Vishegrad 4 për të parandaluar kushtin që historia të hyn në konkluzionet e BE-së

Entitete politike nga VMRO-DPMNE përdorin situatën e procesit të eurointegrimit të Maqedonisë së Veriut, për të manipuluar publikun në një drejtim që i përshtatet partisë. Derisa narracionin anti-BE e zhvilluan me indentitetin, gjuhën dhe historinë e shitur/humbur, kësaj radhe nënkryetari i partisë Aleksandar Nikolloski “ekskluzivisht” paraqet informacion të pasaktë në të cilin ai “përvetëson” meritat për veton e Republikës Çeke dhe Sllovakisë për konkluzionet mbi progresin e Ballkanit Perëndimor në procesin e zgjerimit të BE-së.Nënkryetari i VMRO-DPMNE, Aleksandar Nikolloski, në një paraqitje në emisionin Stadion në Kanal 77 më 19 dhjetor, ekskluzivisht deklaron se VMRO-DPMNE ka punuar me katër vendet e Vishegrad 4 (Republika Çeke, Hungaria, Sllovakia dhe Polonia) për të parandaluar kushtin që historia të hyn në konkluzionet e Bashkimit Evropian. Në këto 4 qeveri ata paskan miq të shkëlqyeshëm, kështu që reagimi i Republikës Çeke dhe Sllovakisë nuk është i rastësishëm.

Duke komentuar veton nga Republika Çeke dhe Sllovakia mbi konkluzionet mbi zgjerimin në Bashkimin Evropian, ai theksoi se reagimi i këtyre dy shteteve është i koordinuar. Në të njëjtën kohë, ai thekson se në periudhën e kaluar, VMRO-DPMNE në mënyrë aktive i ka informuar miqtë e vet për atë që po ndodh me Maqedoni. Ai shton se Republika Çeke dhe Sllovakia janë patriotë më të mëdhenj se Zoran Zaev.

“Ky grup Vishegrad 4 është një mbështetës i madh i zgjerimit të BE, por është gjithashtu mbështetës i madh i Maqedonisë, ndërsa VMRO-DPMNE ka miq të shkëlqyeshëm atje, duke filluar me Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, përmes Kryeministrit të Polonisë, Moravjecki, duke vazhduar me Kryeministrat. e Republikës Çeke dhe Sllovake”, tha Nikolloski.

“Lajmi ekskluziv” i Nikollovskit u transmetua menjëherë në hapësirën online. Të njejtën e publikuan portalet KurirMMSLokalnoMakedonski VesnikNetpressMak PressAkcent.mkSkopje1.mkRepublikaOpserver.

FAKT/E

Por “merita” që VMRO-DPMNE përvetësoi zgjati vetëm një kohë të shkurtër. “Informacioni” gjegjësisht “lajmi ekskluziv” i Nikollovskit u demantuan nga Ambasadori i Sllovakisë, Henrik Markush dhe Zëvendës-Ambasadori i Republikës Çeke, Lubomir Pshenka. Në një deklaratë të përbashkët, ata theksuan se nuk ekziston asnjë entitet nga Maqedonia e Veriut që ka ndikuar në vendimet e Bratisllavës dhe Pragës për të bllokuar propozim-konkluzionet e Këshillit të Be për zgjerimin.

“Republika Çeke dhe Sllovakia kanë deklaruar qartë rrethanat që i penguan ata të bien dakord me propozim-konkluzionet e Këshillit. Kjo u bë përmes një deklarate të përbashkët të Ministrave për punë të jashtme të Republikës Çeke dhe Sllovakisë.

Fatkeqësisht, subjekte të caktuara nga Maqedonia e Veriut filluan të përhapnin informacione të pasakta se ato kanë ndikuar në vendimet e Pragës dhe Bratisllavës në lidhje me proceset në vetë BE. As diplomacia Çeke dhe as Sllovake nuk janë në dijeni të përpjekjeve të lobimit nga disa subjekte që do mund të ndikonin në procesin e vendimmarrjes në Pragë dhe Bratislavë.

Nëse kanë ekzistuar përpjekje të tilla, aktivitetet e tilla nuk kanë arritur deri te aktorët përkatës, gjegjësisht deri te vendimmarrësit në Republikën Çeke dhe në Sllovaki. Vendimet e Ministrave Petriçek dhe Korçok u morën pa asnjë ndikim nga ndonjë subjekt nga Maqedonia e Veriut.”

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.