Lajmi i rremë ka këmbët e shkurta

Дезинформација бр:

#85

Дата:

11.08.2019

Извор:

Vecer

Време на читање:

3 мин.

Media më 12 gusht publikuan se „Suedija ka refuzuar kërkesën nga organet shtetërore maqedonase për ekstradimin e Dejan Davidovskit, i akuzuar për rastin në Kuvend më 27 prill të vitit 2017“ i cili është arrestuar në Suedi në prill të këtij viti me kërkesë të Interpolit. Tekstet të cilat ishini të unifikuar, dhe të cilat citojnë gazetën „Veçer“, shkruanin se Davidovski num do të ekstradohet sepse gjyqi suedez mendon se ai është i akuzuar politikisht dhe se Maqedonia nuk do ti mundësojë gjykim të drejtë.

Ky lajm është tërësisht i rremë, dhe për të ekziston vërtetim nga vetë ambasadori suedez. Ai në deklaratë për portalin „Civil Media“, vërtetoi se qeveria suedeze akoma nuk kanë vendosur për kërkesën e qeverisë maqedonase për ekstradim, dhe deri atëherë Davidovski mbetet në paraburgim.

 

Hedh poshtë dhe informatën se qeveria suedeze ka dhënë opinion se në Maqedoni nuk mund të mundësohet gjykim i drejtë sepse mendim të tillë nuk japin gjyqet në Suedi në këtë fazë.

 

„Ekziston vendim nga gjyqi Rethor të mbajë Dejan Davidovskin në paraburgim derisa të sillet vendim për ekstradim. Nuk ka asgjë në këtë vendim nga gjyqi Rethor sa i përket kërkesës për azil. Do të ishte mjaft e çuditshme nëse dikush nga gjyqi Rethor do të jepte koment për këdo që ka aplikuar për azil“, ka deklaruar ambasadori i Suedisë në Maqedoni për „Civil Media“,Mats Stafanson.

Është e dukshme se ky lajm është i rremë dhe ka për qëllim të rrisë adrenalinën te qytetarët të cilët akoma vlerësojne se sulmi në Kuvend më 27 prill ka qenë legjitim dhe „për mbrojtjen e atdheut“.

Leave a Reply

Share via
Copy link