Në rrjetin social Facebook u shfaqën dy foto, në të cilat te fotoja e parë shihen dy aeroplanë luftarakë, ndërsa fotoja e dytë përbëhet nga një tekst me përmbajtjen vijuese: 02.12.2020 Këtë mëngjes, Forca Ajrore Suedeze zbarkoi 3 aeroplanë dhe 20 persona, njoftoi Reuters. Duke kërkuar aeroplanët, gjetën një tretës që shkakton të gjitha simptomat e koronavirusit. Aeroplanët janë në pronësi të OBSH-së!imagePostimi deri në momentin e shkrimit të artikullit tonë numëron 1.600 shpërndarje dhe më shumë se 70 komente. Kjo dezinformatë ka origjinën nga Bullgaria, gegjësisht fillimisht është publikuar më 02.12.2020 në portalin Istinskitenovini.bg, ku shihen dy aeroplanët e njejtë ushtarakë. Në postim thuhet se lajmi është publikuar nga portali i njohur Reuters, por gjatë kërkimit tonë nuk gjetëm lajmin të cilit i referohen në këtë dezinformatë.imagePërdoruesi i Facebook-ut që postoi këtë dezinformatë u distancua nga e njejta, me arsyen se ai nuk ishte "gazetar" që ta verifikonte vërtetësinë e informacioneve. Mënyra e këtillë e të menduarit nuk i jep as atij as dikujt tjetër të drejtën për të përhapur dezinformata që shkaktojnë shqetësim tek qytetarët. Dezinformatat e këtilla përhapen me shpejtësi të madhe, ndërsa të njejtat më shpesh shpërndahen përmes rrjeteve sociale sepse është mënyra më e lehtë përmes së cilës mund të arrijë deri te një numër i madh i njerëzve.Mos beso në gjithçka që lexon. Kontrollo para se të shpërndash!

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.