PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: „Komisioni Europian para 8 vitesh në libër komik ka parashikuar virusin: Ka ardhur nga Kina, është vendosur karantin, kurse ja si e kanë fituar“

 

Portali Toçka.com.mk publikoi tekst në të cilin shkruan se Bashkimi Europian në vitin 2012 ka porositur dhe publikuar librin komik “Të infektuar“, i cili ka parashikuar atë që po ndodh sot me pandeminë globale të Covid-19. Megjithatë në këtë prezantim propagandues të përballimit me virusin, birokratët globalistë në fund e shpëtojnë planetin.

Qëllimi i këtij teksti dezinformativ është të mashtrohet publiku lexues se Bashkimi Europian gjoja e ka ditur për virusin që para tetë vitesh kur është publikuar libri komik, duke aluduar në atë se virusi është i krijuar qëllimisht. Libri komik në fakt është ilustrim i një situate të mundshme apo veçmë të parë të luftës me virus infektues, me mjekë dhe institucione të BE-së të cilat menaxhojnë me situatën, ngjajshëm me këtë që po dëshmojmë sot.

Kryhen analiza dhe eksperimente me patogjenë në laboratori në Kinë. Njëherësh shfaqet një person nga e ardhmja, i cili do të paralajmërojë botën për atë që do të ndodhë, nëse nuk prevenohet pandemia.

Storja ka krahasime dhe me transmetimin e virusit nga kafshët te njerëzit në një treg në Kinë. Kurse globalizimi përndryshme trafiku ajror sipas tekstit është fajtori kryesor për përhapjen e pandemisë.

Portali nuk thekson burim të tekstit, por sipas titullit dhe përmbajtjes ka shumë gjasa të bazohet në tekstin e portalit propagandues serb kurir.rs, i cili të njëjtën ditë 18.05.2020, ka publikuar tekst me titull dhe përmbajtje të njëjtë vetëm 2 orë para publikimit në Toçka.mk. Por edhe më 17 maj, një ditë para portalit serb, televizioni shtetëror rus Russia Today veçmë ka publikuar tekst të ngjajshëm në të cilin detalisht analizohet libri komik.Link nga artikulli origjinal mund të gjeni këtu.

FAKT/E

Nuk është e vërtetë se BE ka ditur për virusin Covid-19. Në faqen e Bashkimit Europian mund të gjehet verzioni elektronik i librit komik i cili ka të bëjë me shëndetin publik, prevenimin e sëmundjeve, epidemitë, politikën shëndetësore, bashkëpunimin ndërkombëtar, roli ndërkombëtar i BE-së, përndryshe në situata të mundshme të pandemisë në botë dhe si BE-ja do të menaxhonte me një situatë të tillë. Sipas kësaj është e qartë se libri komik nuk është njoftim, as parashikim, por përshkrim i situatës nga e kaluara. Në pjesën përfundimtare të dokumentit jepet shpjegim se libri komik është i bazuar në disa fakte të vërteta, raste nga e kaluara, por është kombinuar me trillim sepse e tillë është natyra e librave komik. Pos asaj që ky libër komik është financuar nga BE, është shkruar nga autorë të pavarur.

Bëhet fjalë për vitin 2012 kur në botë me të madhe u përhap Ebola dhe viruse të tjera, dhe prandaj është logjike dhe përmbajtja e librit komik.

Edhe pse storja mund të jetë e imagjinuar, ajo ndërlidhet me disa informata faktike. Nuk është parashikim nëse ndodh një pandemi tjetër, siç ka dëshmuar historia.

 

Për shembull të ngjajshëm me këtë veçmë kemi shkruar. Shpjeguam se koreografia e lojërave Olimpike në Londër në vitin 2012, për të cilën kishte teori konspiracioni se ka njoftuar virusin, ishte shfaqje artistike e thjeshtë e sistemit shëndetësor në Angli gjatë viteve.

Kemi shkruar dhe për deklaratat e një teniseri kontroverz rus i cili deklaroi se virusi është vepër e Bill Gejts i cili ka parashikuar virusin dhe do të çipojë popullatën, edhe pse Gejts vetëm ka treguar fakte, të njohura historikisht siç ishte shmangja e pandemisë së Ebolës dhe se pas disa vitesh ka gjasa të shfaqet virus tjetër duke pasur parasysh se vetëm gjatë shekullit ХХ dhe ХХI, bota kaloi katër pandemi, kurse aktuale është pandemia e pestë me Covid 19.

 Nuk është i nevojshëm as Gejts, as BE që të dijmë se bota ka pasur disa pandemi, kurse nuk përjashtohet mundësia për shfaqjen e pandemive të tjera.

 

Sa i përket pretendimeve të portalit në tekst, për dorëheqjen e shefit të BE-së për shkencë,  për të cilin thuhet se ka dhënë dorëheqje për shkak të përgjigjes joprofesionale të institucioneve europiane në lidhje me menaxhimin me virusin, e vërteta është ndryshe. Përkatësisht, sipas Këshillit Europian për hulumtim, nga emërimi  i tij, profesori Ferari ka treguar mungesë të angazhimit, nuk ka arrirë të marrë pjesë në shumë mbledhje të rëndësishme, ka kaluar shumë kohë në SHBA dhe nuk ka arrirë të mbrojë programin dhe misionin gjatë përfaqësuesimit të Këshillit për hulumtim.

Së këtejmi, teoritë se BE është fajtore dhe se nuk bën mjaftueshëm për shpëtim nga pandemia janë të pasakta. Akoma më pak se ka parashikuar virusin.

Duke marrë parasysh të lartpërmendurën, përsëri jemi dëshmitarë të dezinformatave të cilat kanë origjinën nga Rusia kurse në Maqedoninë e Veriut arrijnë nëpërmjet Serbisë. Gjithësesi, ajo që nuk guxon të lihet anash është fakti se dezinformatat e këtilla kanë për qëllim të iniciojnë euroskepticizëm dhe mosbesim në sistem dhe institucione.

Prandaj, mos besoni në gjithëçka që lexoni. Kontrolloni para se të shpërndani!

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.