PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: NOVAK GJOKOVIQ: BOTËN E UDHËHEQ ELITA E CILA DO TË GJITHË TA DËGJOJNË VERBËRISHT!

 

Portali Bota e Lirë publikoi tekst me titull NOVAK GJOKOVIQ : BOTËN E UDHËHEQ ELITA E CILA DO TË GJITHË TA DËGJOJNË VERBËRISHT!. Përmbajtja e tekstit është nxjerë nga intervista e teniserit serb Novak Gjokoviq për platformën Sportklub, në të cilën teniseri më i mirë në botë ka shprehur mendimin e tij për disa tema sociale. Autori në tekst thekson se si Novak Gjokoviq, sidomos për mediat serbe, jep deklarata të ndryshme që shpesh nuk kanë asnjëfarë lidhje me vetë sportin. Flet për vaksinën kundër koronavirusit dhe shpesh mund të dëgjohet si publikisht prezanton teori konspiracioni, përndryshe opinionet e tij për tema të ndryshme. Që së tejmi të vazhdojë me një pjesë të intervistës në të cilën ai flet për rolin e tij si influenser, përndryshe se si ai përdor platformat dhe rrjetet sociale të tij për tema që nuk kanë të bëjnë me sportin.Link nga teksti origjinal mund të gjeni këtu.

FAKT/E

Teksti i publikuar nga portali Botë e Lirë është spin klasik. Gjatë gjithë intervistës Gjokoviq askund nuk përmend se “Bota udhëhiqet nga elita e cila do të gjithë ta dëgjojnë verbërisht”.

Përkatësisht flet për qëndrime të cilat i shpreh në rrjetet sociale dhe të njëjtat shkaktojnë reagime të numërta, për përgjegjësinë që mban si personi më i mirë në sportin me të cilin merret, mënyrën e të ushqyerit, rutinën para garrave dhe komentet të cilat i dëgjon.

Sipas përgjigjeve të tij, si tema të rëndësishme pos sportit janë shëndeti (ushqimi, shëndeti fizik dhe mental) dhe edukimi. Duke pasur parasysh se sa shpejt përhapen qëndrimet e tij nga rrjetet sociale në media dhe duke ditur se do të ketë komente dhe reagime pozitive dhe negative, thekson se gjithë kritikat dhe gjykimet e prekin atë sidomos ato sipas të cilave ai përdor platformën për përhapje të pseudoshkencës, informata negative të cilat së tejmi mund të ndikojnë në shëndetin e njerëzve.

Platformat i përdor për të shprehur mendimet dhe qëndrimet e tij si dhe për shpërndarjen e shembujve dhe eksperiencave që ndoshta dikujt mund ti ndihmojnë. Nuk sulmon askënd, nuk gjykon, por në këto biseda qëllimi i tij është të jetë në rolin e nikoqirit dhe ai të parashtrojë pyetje për ekspertët në tema të caktuara. Është i vetëdijshëm se nuk mund të kënaqë gjithë interesat por ky nuk është qëllimi i tij, qëllimi është të shpërndajë eksperienca, si diçka ka ndikuar mbi të, mbi personat afër tij, mbi performancat dhe sukseset e tij. Se si njerëzit do ta pranojnë këtë, ai nuk mund të ndikojë. Por thekson se çdoherë niset nga eksperienca e tij personale.

Pjesa e intervistës nga e cila është nxjerë titulli gjoja si përfundim nga përgjigjet e Gjokoviqit është  e radhës (duke filluar nga 25:45):

Përkatësisht, sipas gazetarit i cili udhëheq intervistën, Gjokoviq si sportist i shquar ka përgjegjësi që të masë çdo fjalë, kurse pastaj ta shprehë dhe prap nuk do të jetë e mjaftueshme sepse ka një armatë njerëzish ose botësh të cilët janë të paguar ta sulmojnë, qoftë në rrjetet sociale e qoftë mes gazetarëve të cilët kanë ambicje dhe urdhëra të merren me këtë.

Gjokoviq në këtë përgjigjet se duhet të mbahet përgjegjësi dhe se është i vetëdijshmë se sa shpejt kjo përhapet, si dhe për ndikimin që ka çdo informatë. Ai thotë se nuk është i pamëkatshëm, “por jam njeri, nuk e kam problem të them se kam gabuar. Por jam person i tillë, nuk mund të jem robot dhe të jem i mbyllur në mbështjellës gjithë jetën”. Gjithësesi nuk kritikon ata që duan të ngelin anash dhe të mos merren me tema shoqërore, por ai do të ndajë eksperiencën e tij, kurse si kjo do të pranohet nga publiku, në të nuk mund të ndikojë.

Disa grupe njerëzish, elitë, qeverisës, emëroni si të doni, duan që disa gjëra të caktuara të jenë në një mënyrë të caktuar dhe askush të mos thotë asgjë dhe vetëm të dëgjojnë urdhërat e atyre që janë në majë. Thjeshtë unë nuk ndjej se kjo është e drejtë dhe demokratike. Nëse besoj që diçka është e drejtë dhe në dakordim me Urdhërat e Zotit, me principet jetësore dhe vlerat e vërteta, atëherë apsolutisht e mbështes. E mbështes betejën e njëzve për të drejta të barabarta, respekt, fer lojë, korektësi në jetë… Këto janë vlerat për të cilat angazhohem dhe me të cilat pajtohem – thotë Gjokoviq.

 

Është shumë e dukshme edhe nga e shkruara edhe nga intervista, se Gjokoviq askund nuk përmend se gjoja bota udhëhiqet nga elita e cila do që të gjithë ta dëgjojnë verbërisht. Deklarata e tij është në konstekst se si person do të shprehë mendimin e tij përkundrazi grupit tjetër të njerëzve (si edhe të emërohen, elitë, qeveritarë) të cilët duan të dëgjojnë vetëm urdhërat e atyre të cilët janë në majë dhe askush të mos thotë asgjë.

Me këtë vetëm vërtetohet e kundërta nga ajo që pretendohet në titull. Edhe vetë Gjokoviq thekson se gjithmonë shpreh mendimin e tij, pa dallim vallë dikujt do ti pëlqejë apo jo. Dhe se gjithsesi nuk i ndalohet të bëjë këtë.

Secili ka të drejtë të ketë mendimet dhe qëndrimet e veta. Liria e të shprehurit është e drejtë e çdo njeriu. Por problemi shfaqet kur bëhen tentime për të nxjerë gjërat nga konteksti dhe të keqpërdoren për tu manipuluar publiku. Në këtë rast shfrytëzohet teniser i njohur globalisht si person me ndikim të konsiderueshëm për tu manipuluar publiku në drejtim të imponimit të mosbesimit në demokraci dhe në institucionet e sistemit.

Ky tekst është vlerësuar si spin, kurse qëllimi është të prezantohet populli si “bindës i verbër i elitës qeveritare”, që është në kundërshtim me vlerat themelore të demokracisë në të cilën jetojmë.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.