LUFTA KUNDËR LAJMEVE TË RREME: POLITIKANËT MBËSHTETEN JASHTË MASE NË GJIGANDËT TEKNOLOGJIK

 

Kur bëhet fjalë për luftën kundër lajmeve të rreme dhe gjuhës së urrejtjes, politikanët nga Brukseli dhe Uashingtoni mbështeten në stilin e sjelljes së vendimeve që do të kombinojnë më të mirën nga dy botërat.

Përderisa bota po pregatitet për raundin e rri të zgjedhjeve në SHBA dhe në Europë, ligjëvënësit duan që kompanitë si Fejsbuk dhe Gugl, të ndërmarrin përgjegjësi më të madhe për kontrollimin e përmbajtjes që publikohet në rrjetet e tyre sociale, njëkohësisht duke paralajmëruar se këta gjigandë teknologjik fitojnë pushtet të madh në çdo aspekt të internet jetëve të qytetarëve.

Realiteti është se nuk mundet të dyja njëherësh.

Krijuesit e politikave gjithsesi mund tu japin kontrollin teknologjisë së lartë, duke u’a hedhur përgjegjësinë për vendime, për atë se çka mundet dhe çka nuk mundet të publikohet në internet, kompanive të cilat kanë resurse financiare dhe teknike për të kryer punën. Mirëpo, tentimet e këtilla (siç veçmë shohim konkretisht me ndalimin të cilin kompanitë teknologjike sollën për Aleks Xhouns, person medial amerikan dhe dajthtist ekstrem, dhe përvjetorin e regullave për gjuhë të urrejtjes në Gjermani) do të transferojnë këto kompani në rojtarë digjitalë, në kohë kur madje edhe politikanët të cilët janë mbështetësit e tyre më të mëdhenjë, fillojnë të pyesin veten – vallë lugina e Silikonit ka pushtet tejmase.

Këto kompani teknologjike duhet patjetër të mbajnë përgjegjsinë për fotografitë, publikimet dhe – sa më shpesh- dezinformatat dhe gjuhën ekstremiste që filloi të definojë mediat sociale.

Gjithë kjo për shkak të vendimit të pakëndshëm për atë se kush duam të vendosë se çka është liri e fjalës, dezinformatë dhe gjuhë e urrejtjes: Funkcionerët e zgjedhur demokratikë, shumica nga të cilët nuk u gjendën mirë në kompleksitetin e teknologjisë për këto çështje, ose kompanitë private të cilat kanë përgjegjësi ndaj akcionerëve të tyre, dhe jo ndaj votuesve.

Që të mos ketë keqkuptim: Big Tech duhet patjetër të mbajë përgjegjësi për fotografitë, publikimet dhe – sa më shpesh- dezinformatat dhe gjuhën ekstremiste e cila filloi të definojë mediat sociale në 2018. Kaloi koha kur Fejsbuk mund të quhej platformë neutrale, kurse Tviteri fshihej pas Amandmanit të parë. Këto kompani nuk duan ta pranojnë, mirëpo ato u kthyen nga thjeshtë platforma digjitale, në baronë medialë të shekullit 21. Kurse me pushtet të tillë, patjetër vijon edhe përgjegjësi e madhe, sidomos kur dy nga pesë Europianë vizitojnë ndonjë formë të mediave sociale çdo ditë, sipas statistikave të BE-së. (Numri është akoma më i madh në SHBA, sipas qendrës hulumtuese Pju).

Deri më tani, prap së prap, qeveritë janë mjaft të interesuara për të lënë kompanitë të vendosin për mënyrën në të cilën do t’u jepet përgjigje dezinformatave në internet dhe publikimeve ekstremiste.

Kodeksi vullnetar i Komisionit Europian – një sërë masash drejtuar zbulimit të internet formave më të këqija të gjuhës së urrejtjes dhe nxitje e shkrim-leximit medial – dhe vetëm kjo, vullnetarisht.

Edhe pos kërcënimeve të Vera Jurovës, eurokomesares për drejtësi, se do të sillen ligje më të rrepta nëqoftëse Fejsbuk dhe të tjerët nuk përveshin mëngët, mundësia është e vogël që Brukseli të implementojë kërcënimet e tilla, sipas disave të cilët e kanë të njohur se si mendon Komisioni. Edhe më tej ekziston opinion i ndarë për rolin të cilin qeveritë duhet të kenë në vendosjen se çka paraqet gjuhë e urrejtjes dhe dezinformata në Tviter erën.

Madje thonë se, për shkak se Big Tech bëjnë aq shumë para, ata dhe jo regullatorët, duhet të paguajnë për legjitë e moderatorëve të përmbajtjeve të cilat do të jenë të nevojshme për të qënë në hap me tregëtarët e lajmeve të rreme dhe botët në mediat sociale.

Edhe në SHBA gjendja nuk është më e mirë.

Edhe pse Fejsbuk tërhoqë një pjesë të madhe të „profileve të rreme“ të cilët tentonin të polarizojnë ndarjet shoqërore dhe kulturore veçmë ekzistuese, politikanët nuk mund të kontribojnë për regulla të rreja për rritjen e transparencës për reklamimin politikë, e aq më pak të vendosin se të ndalojnë gjuhën e urrejtjes në mënyrë që të jetë në dakordim me Amandmanin e parë.

Rezultati?

Qeveritë shumë mbështeten në kompanitë teknologjike madje edhe për informata më bazike, sidomos për atë se kush blen reklama politike në prag të zgjedhjeve të nëntorit në gjysëm mandat në SHBA. Kjo është njësoj sikur bujku të kërkoj nga gjeli i detit të organizojë Krishtlindjet. Duke i kthyer kështu kompanitë teknologjikë në stacion të parë në luftën kundër dezinformatave dhe gjuhën eksremiste, politikanët bëjnë kurth serioz.

Po, asnjë regullator askund në botë nuk ka ekspertizë teknologjike dhe as xhepat e thellë të luginës së Silikonit, e cila beson se intelegjenca artificiale dhe makineritë mund të zgjidhin problemin e shkrimit dhe përhapjes (nga ana e njerëzve ose makinave) së përmbajtjeve të pavërteta ose të dëmshme në internet.

Mirëpo, me këtë besimin ja japin Big Tech – shumë nga të cilat kompani në fakt krijuan këto platforma – politikanët bëjnë dy gabime kyçe.

Së pari, ata u japin pushtet kompanive teknologjike si pseudo – regullatorë me thuajse asnjëfarë mbikqyrjeje nga ana e agjencioneve qeveritare, diçka që veçmë ndodhi me Google sipas regullave të rrepta për privatësi në Europë. Nëse një grup njerëzish publikisht flasin për atë se nuk u pëlqen që Facebook, për shembull, mbledh internet të dhëna, si pra do të ndjehen kur ky rrjet social gjigand do të fillojë në rutinë të sjellë kuazi – vendime gjyqtare?

Nuk ka përgjigje të lehta në betejën mes mbrojtjes së lirisë së fjalës dhe kontrollimin e përmbajtjes së dëmshme në internet. Kurse në botë ku shumica tashmë dyshojnë në dominimin e një numri të vogël emrash nga bregu perëndimor amerikan, politikanët po përfocojnë këtë pushtet, duke u dhënë këtyre kompanive rolin qendror në mënyrën se si qeveritë do tu përgjigjen dezinformatave digjitale dhe gjuhës së urrejtjes.

Gjithsesi, do të ishte e pamatur të pritet nga politikanët që vetë të zgjidhin problemin me dezinformatat dhe gjuhën e urrejtjes. Gugl, Fejsbuk, Tviter dhe  të ngjajshëm me ta, bënë ndryshime për të eliminuar format e këqija të internet përmbajtjeve, sidomos kur bëhet fjalë për gjojase përzierje në zgjedhje dhe internet trolle. Mirëpo, qeveritë duhet patjetër të bëjnë kufizim më të mirë mes tyre dhe kompanive teknologjike, platformat mediale të të cilëve u dhanë ndikim të paparë mbi internet jetët e përditshme të njerëzve.

Nuk ka përgjigje të lehtë në betejën mes mbrojtjes së lirisë së fjalës dhe kontrollimin e përmbajtjes së dëmshme në internet. Prap së prap, vendimet e këtilla të vështira duhet të sillen (në të mirë dhe në të keqe) nga përfaqësuesit e zgjedhur qeveritarë, dhe jo nga mogulët teknologjikë. Në të kundërt, gjuha e urrejtjes dhe dezinformatat nuk do të jenë të vetmet që do të varrosin institucionet demokratike në tokë.

 

Date: 10.06.2019

Burim: NovaTv.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.