PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Teksti prezanton fotografi nga futbollistët maqedonas internacionalë, të cilat janë marrë nga portali zyrtar i sportit www.sport.de në grupacionin medial gjerman RTL. Në fotografitë kombësia (nënshtetësia) e futbollistëve maqedonas është etiketuar si Nordmazedonien.

Link deri te artikulli origjinal këtu.

Link deri te artikulli origjinal i arkivuar këtu.

FAKT/E

Për shkak të disa rregullave të caktuara gjuhësore dhe gramatikore në gjuhën gjermane, në grafën nationality është shkruar  Nordmazedonien. Në qoftë se kërkohet përkthim i kësaj fjale, do të vërehet se domethënë “Maqedonia e Veriut”, siç është prezantuar në fotografinë në vijim.Përfundimi është se portali www.sport.de për kombësinë (nënshtetësinë) ka përdorur fjalë që është adekuate me Maqedoninë e Veriut (emri i shkurtuar i shtetit), dhe jo Maqedonasveriorë.

Rregullat gjuhësore dhe gramatikore të gjuhëve të huaja nuk duhet të keqpërdoren për të zhvilluar teori konspiracionesh se Marrëveshja e Prespës do të shfuqizojë identitetin maqedonas. Ky është edhe spini i titullit, gjegjësisht se identiteti është maqedonasveriorë, gjë që nuk është e vërtetë. Këtu bëhet fjalë për nënshtetësinë e cila është Maqedonia Veriore. Për të shpjeguar identitetin etnik dhe kombësinë (nënshtetësinë) mund të lexoni tekst të publikuar nga ana F2N2.

Sipas instrukcioneve të MPJ për përdorimin e emrit dhe parashtesat nga Marrëveshja e Prespës, në pjesën e kombësisë (nënshtetësisë) është theksuar si: maqedonase/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pas hulumtimit të kryer në faqet e internetit të klubeve në të cilat luajnë futbollistët tanë hasëm se kombësia (nënshtetësia) e tyre është etiketuar si Maqedonase/Macedonian – që përsëri është në përputhje me Marrëveshjen e Prespës. Në galerinë mund të gjeni foto nga Egzijan Alioski (Lids – Angli), Goran Pandev (Xhenova – Itali) dhe Aleksandar Trajkovski (Palermo – Itali).

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.