Qeveria e Maqedonisë së Veriut u zotua të luftojë kundër lajmeve të rrejshme pas zgjerimit të madh që ky fenomen filloi, dhe sidomos pasi në cikluset e fundit zgjedhore në Maqedoninë e Veriut filluan të shkruajnë lloje të ndryshme të lajmeve të rrejshme të cilat dëmtonin proceset dhe krijonin tension dhe grindje në shoqëri, por sidomos pas “prankut” që komedianët rus ia bënë kryeministrit Zoran Zaev duke u paraqitur si kryeministri ukrainas. Edhe pse ideja e Qeverisë është vetëm fillestare dhe akoma po përpunohen, plani i Qeverisë është të krijohen masa sigurie dhe proaktive të cilat në parim do të duken kështu…

 

Mes të ashtuquajturave masa sigurie numërohen:

 

  • Rishikim i protokolleve të brendshme të sigurisë për komunikim në institucione dhe me subjekte të jashtme me qëllim zvogëlimin e mundësive për rrjedhjen e informatave të ndjeshme

  • Vendosja e protokollëve të sigurisë për komunikime digjitale për të gjithë zyrtarët shtetëror për përdorim të sigurt të internetit, posta zyrtare elektronike dhe telefonat mobil zyrtar

  • Përforcimi i infrastrukturës së brendshme të IT-së në Qeveri dhe në ministri për parandalimin e sulmeve të jashtme të infrastrukturës

  • Parashikohet edhe vendosje e protokollit për komunikime në krizë ndërmjet Qeverisë dhe ministrive me qëllim të kundërvënies së shpejtë ndaj dezinformatave të cilat shpërndahen përmes rrjeteve sociale dhe internet portaleve

 

Në të ashtuquajturat masa proaktive mes të tjerave, parashikohet:

 

  • Formimi i Ekipit për veprim në luftën kundër dezinformatave

 

Në këtë grup do të marrin pjesë përfaqësues nga zyrat e kryeministrit, presidentit të shtetit dhe të Kuvendit, nga MPB, MPJ, MA, Agjensia Operative Teknike, Agjensia e inteligjencës dhe institucione tjera të cilat do të ndjekin dhe analizojnë dezinformata në publik dhe do të koordinohen në luftën kundër këtyre lajmeve, më saktësisht kundër përhapjes të dezinformatave.

 

Grupën do ta koordinojë ministri i transparencës dhe llogaridhënies – Robert Popovski dhe këshilltari për marrëdhënie me publikun në kabinetin e kryeministrit – Marjan Zabrçanec. Kjo grupë do të zhvillojë fushatë edukative për ndikimin e dëmshëm të dezinformatave, do të bashkëpunojë me organizata të cilat janë të angazhuara me kontrollimin e fakteve dhe mbajnë shënime të burimeve të cilat shpërndajnë dezinformata, kurse do të nxisë debate për vendosjen e standardeve të mediave për internet-portalet në përputhje me Rekomandimet e Komisionit Evropian dhe Këshillit të Evropës.

 

Qeveria do të fillojë edhe procedurën e formimit të Strategjisë nacionale për shkrime mediatike në kornizat e të cilit do të përfshihen dhe aktivitetet e institucioneve, mediave dhe sektorit të qytetarëve, si dhe përfshirjen e shkrimit mediatik në procesin edukativ.

Shqipëria krijoi paket të ndryshimeve të ligjit për luftën kundër lajmeve të rrejshme

 

Edhe pse në Maqedoninë e Veriut akoma debatohet për formën e strategjisë të luftës kundër lajmeve të rrejshme, në Shqipërin tashmë është vendosur propozim-ligji i cili kaloi në seancën e qeversië shqiptare në fillim të këtij muaji. Parashikohen xhoba të rrepta për portalet të cilat do të shpërndajnë gënjeshtra të cilat parashikohen të jenë xhoba financiare ose me mbyllje të portalit.

 

Kështu, nëse një medium në Shqipëri  poston lajm të rrejshëm, do të dënohet financiarisht prej 800 deri në 8000 euro. Mediat duhet të lënë hapsirë personave të përmendur në tekstet e tyre demantuese, në të kundërt, do të përballen me dënime financiare prej mbi 6, ose rreth 7 mijë euro.

 

Sipas projektligjit, pronarët e mediave, përfshirë edhe portalet duhet të publikojnë impressum, më saktësisht të shkruajnë në vend të dukshëm kush janë autorët e tekstëve, kush është redaktor dhe kush pronar, me qëllim që personave të dëmtuar t’u mundësohet e drejta për ankesë pas lajmit të rremë ose shpifjes. Por, duhet të deklarohet qartë edhe kush janë burimet e tyre financiare.

 

Auditorët e Autoritetit të mediave audiovizive (AMA) do t’i përcaktojnë dënimet. Përveç dënimeve, AMA do të ketë të drejtë ta bllokojë portalin që do të publikojë lajme të rrejshme.

 

Masat që i parashikon “paketa kundër lajmeve të rrejshme” për bllokim dhe fshirje të portaleve

 

-Pezullim / bllokim të portalit, në kohëzgjatje prej 24 orësh, nëse publikohen 3 lajme të rrejshme gjatë një viti kalendarik.

– Pezullim / bllokim të portalit, në kohëzgjatje prej 7 ditësh, nëse publikon mbi 4 tekste me përmbajtje të rrejshme gjatë një viti kalendarik.

-Pezullim / bllokim të portalit për një vit, nëse ka publikuar mbi 5 lajme të rrejshme,

-Bllokim të plotë, gjegjësisht mbyllje e portalit do të ndodhë nëse nuk i marrin parasysh ankesat dhe kritikat katër herë me radhë gjatë një viti kalendarik.

 

Por, të gjitha këto masa janë akoma të pa miratuara, sepse paketa është akoma në fazën e projekt-ligjit dhe mund të ndodhin ndryshime.

 

Projekt ligji, përveq që i dënon mediat dhe portalet të cilat publikojnë lajme jo të vërteta, poashtu i detyron të regjistrohen, u imponon rregulla të rrepta për reklamim dhe burimet e financimit.

 

A.M.D.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.