Shekulli 21 na bëri të ballafaqohemi me shumë sfida. Dezinformatat treguan se sa e brishtë mund të jetë  një shoqëri. Sulmet nga propagandat janë atak i fuqishëm mbi opinion. Ato mund të nxisin kaos.
Përçarje dhe ndarje, komunikim të tensionuar dhe gjendje paraeksplozive, në vend të dijalogut për mirëkuptim dhe komunikim normal.
Për këtë shkak mediat janë mjaft të rëndësishme. Ato janë shtylla e katërt e demokracisë.

Mediat kanë rol kyç dhe përgjegjës në informimin e publikut. Nga këto shkaqe duhet patjetër seriozisht të pranojnë rolin përgjegjës të cilin e mbajnë si shtyllë,  e cila kontribon në stabilitetin ose dobësinë e një shoqërie. Sjellja e papërgjegjshme e mediave, kontribon në krijimin e klimës në të cilën publiku është  i mashtruar.

Të punësuarit në media, por edhe pronarët e tyre duhet të kenë përfitim finansiar si shpërblim për mundin e tyre dhe kohën e humbur. Mirëpo, ky qëllim nuk duhet të jetëm më i rëndishëm se interesi publik për të vërtetën. Interesi i publikut duhet të jetë primar. Publiku duhet ta fitojë të vërtetën, çdoherë pa asnjë përjashtim.

Falë Internetit, lajmet sot udhëtojnë shpejt dhe lehtë. Mesazhet të cilat i shoqërojnë ato, shumë lehtë arrijnë te publiku. Ky është moment kyç i cili tregon se mediat kanë pushtet të krijojnë formën e rasteve. Ky pushtet nuk duhet të keqpërdoret.

Trendi me dezinformatat tregon pikërisht në  keqpërdorimin e hapësirës mediale me qëllim që të nxitë publikun në përfundime të gabueshme. Dezinformatat shumë lehtë e fituan hapësirën mediale, në një farë mënyre duhe e marrë pozitën e hulumtimeve mediale profesionale. Shumë hulumtime flasin në favor të faktit se lajmet e rreme udhëtojnë më shpejt se lajmet e vërteta.

Mediat e përgjegjshme duhet të jenë mjeti i cili do të ndikojë fuqishmë kundër  sulmeve propagandiste të fuqishme. Publiku nuk guxon të jetë i mashtruar. Mediat kanë përgjegjësi për hulumtim preciz dhe interpretim të fakteve. Produkti final i analizave gazetareske nuk guxon të përmbajë elemente të biznesit, interpretime personale apo politike, të cilat do të ndikojnë në objektivitetin e informatave të përpunuara gjatë prezantimit.

Mediat përgjegjëse dhe etika penetrojnë thellë në problemet të cilat i hulumtojnë. Në asnjëp moment, nuk e humbin rolin e edukatorit të vazhdueshëm të publikut. Kjo është mjaft e rëndësishme në ballafaqimin me metodat propagandiste, të cilat sot lehtë lundrojnë në rrjetet sociale.

Mediat kanë për detyrë tu ndihmojnë qytetarëve në realizimin e të drejtave të tyre. Në mënyrë të drejtë. Mediat e panvarura janë shumë të rëndësishme për demokracinë. Ato kontribojnë që publiku të dija çka bën qeveria dhe opozita pa marrë parasysh vallë ajo është e mirë apo e keqe. Mirëpo, pa manipulime dhe propaganda. Mediat e përgjegjshme njoftojnë paanshëm, duke kontribuar kështu në liritë e vërteta demokratike. Mediat e përgjegjshme ballafaqohen me senzacionalizëm, i cili shpesh mund të jetë një hap kah propaganda, në vend të objektivitetit. Mediat çdoherë duhet të balansojnë mes etikës, moralit, punës cilësore gazetareske, por njëkohësisht mos të thyejnë të drejtat individuale dhe të rrezikojnë stabilitetin e shoqërisë.

E vërteta nuk guxon të mbetet e robëruar për shkak të plasmanit të dezinformatave në media. Përkundrazi, duhet të mbetet qëllimi kyç i çdo mediumi përgjegjës. Dhe po, publiku meriton media përgjegjëse.

 

Viki Ristoska

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.