RT njoftoi se ka pasur 12.000 demonstrues; provat nga burime transparente sugjerojnë se madje ka pasur më shumë se 22.000 persona

Protesta të mëdha u mbajtën në Moskë më 20 korrik të vitit 2019, megjithatë media të ndryshme publikuan shifra të ndryshme sa i përket numrit të demonstruesve.

Demonstruesit në Moskë u tubuan me qëllim që të kërkojnë që t’u lejohet kandidatëve të opozitës të regjistrohen në zgjedhjet lokale në Moskë, që do të mbahen në shtator. Protestat ishin të paplanifikuara, megjithatë policia nuk ndërmori masa të menjëhershme për t’i  shpërndarë demonstruesit. Sidoqoftë, mediat të cilat e mbrojnë Kremlinin e zvogëluan numrin e demonstruesve gjatë raportimeve të tyre.

Aktivistët u tubuan kur autoritetet ua ndaluan regjistrimin përafërsisht 30 kandidatëve me pretekstin se kanë pranuar nënshkrime të pavlefshme nga mbështetësit e tyre. Pjesa më e madhe e mediave perëndimore, përfshirë këtu BBC dhe Reuters, raportuan se së paku 20.000 demonstrues u tubuan më 20 korrik; në ndërkohë, RT i Kremlinit raportoi se kanë dal vetëm 12.000 demonstrues. Agjencia radiotelevizive Ruptly që i përket rrjetit të lajmeve RT, në JuTjub publikoi një video-regjistrim në të cilin mund të shihet turma e demonstruesve gjatë grumbullimit të tyre, duke sugjeruar se turma e protestuesve ka qenë më e vogël.

Megjithatë, video-regjistrimet nga protestat zbulojnë se turma e protestuesve është dukshëm më e madhe dhe më e dendur nga ajo që sugjeronte Ruptly.

Vlerësimi i saktë, sa i përket madhësisë së turmës duhet t’i referohet dy informacioneve kryesore: dendësisë së turmës dhe kufijve të qartë brenda të cilëve është turma. Këto informacione mundësojnë një vlerësim të qartë të madhësisë mesatare të turmës përmes shfrytëzimit të mekanizmave falas (open source).

Dendësia e turmës mund të vlerësohet përmes numërimit të personave në turmë që qëndrojnë brenda një metri katror. Sipas regjistrimeve satelitore të Google Maps, sipërfaqja midis dy linjave të cilat e shënojnë lëvizjen në njërin nga regjistrimet është e gjerë përafërsisht 1,7 metra. Më së paku katër persona mund të shihen qartë se si qëndrojnë në atë sipërfaqe. Distanca e njëjtë e matur vertikalisht sugjeron se së paku katër persona kanë qëndruar përgjatë boshtit vertikal, e që dendësia mesatare e turmës rezulton të jetë më pak se dy persona në një metër katror.

Faktori i dytë që nevojitet për vlerësimin e turmës janë kufijtë e qartë deri ku përfundon turma. DFRLab gjeografikisht e përcaktoi vendin e protestave në Avenynë Akademik Saharov në qendër të Moskës. Përkrah numrit të madh të video-regjistrimeve dhe fotografive publikisht të aksesshme nga protestat, nuk u paraqitën fotografi të cilat e përfshijnë gjithë turmën në një foto. Një numër i madh i fotove dhe video-regjistrimeve në mënyrë të qartë i përcaktojnë kufijtë e turmës nga ana e përparme, e cila ishte përballë skenës, megjithatë askush prej tyre nuk i prezantoi kufijtë e turmës nga ana e pasme. Një video-regjistrim i publikuar nga media “Meduza” sugjeroi se turma së paku përfundon tek struktura e fundit harkore të pjesës perëndimore të Avenysë Akademik Saharov.

Për shkak të vizuelizimit, kufijtë e turmës u përcaktuan në regjistrin satelitor me vijë të verdhë që e përcakton pjesën e përparme, ndërsa vija portokalli pjesën e pasme të turmës.

Meqë dendësia e turmës në pjesën e pasme të turmës nuk mund të përcaktohej në mënyrë të qartë, u zgjodh dendësia prej 1,5 persona në një metër katrorë në mënyrë që të mos mbivlerësohet madhësia e turmës.

Sipas mekanizmit MapChecking, turma që shihet mund të jetë edhe deri në 22.000 persona. Meqë deri më tani nuk u publikuan video-regjistrime nga dronët që e pasqyrojnë madhësinë e plotë të turmës, atëherë nuk është e qartë nëse turma ka qenë më e madhe. Regjistrimi nuk ofron kurrfarë indikacione se a përfundon turma tek kufiri i dukshëm. E njëjta mbase është shtrirë edhe jashtë këtij kufiri, e që në mënyrë të qartë do t’i kontestonte vlerësimet e raportuara nga RT.

Protestat që nuk u sanksionuan që shpërthyen më 20 korrik në Moskë ishin protestat më të mëdha dhe më të gjatat në Rusi në dekadën e fundit. Durimi i Kremlinit filloi të zbehet gjatë javës së dytë, meqë policia ruse filloi të përplaset me demonstruesit ditën e diell më 28 korrik. Pas dhunës së ushtruar brutale nga ana e policisë, së paku 1.500 demonstrues u arrestuan gjatë ditës së parë. DFRLab për momentin e analizon epilogun e protestave dhe i shqyrton provat nga burime transparente sa i përket brutalitetit policor kundër demonstruesve paqësor.

 

Kjo analizë është përgatitur nga DRELab

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.