Një infermiere meksikane është personi i parë në Amerikën Latine që mori vaksinën, kur vendi i saj filloi të enjten 24.12.2020 me programin e vaksinimit.

Meksika mori dërgesën fillestare prej 3.000 dozash të vaksinave amerikano-gjermane Pfizer BioNtech. Vendi është ndër më të goditurit, me shkallën më të lartë të të infektuarve, menjëherë pas SHBA, Brazilit dhe Indisë.

Pas një kohë të shkurtër të enjten 24.12.2020, edhe Kili edhe Kosta Rika filluan vaksinimin me vaksinën e Pfizer-BioNtech.

Argjentina gjithashtu planifikon të fillojë vaksinimin në ditët e ardhshme. Zgjedhja e saj është vaksina ruse Sputnik 5 në fazën e parë fillestare. Dërgesa e parë e 300.000 dozave ka arritur të enjten 24.12.2020 në kryeqytetin, Buenos Aires.

Brazili, i cili ka shënuar numrin më të lartë të vdekjeve në rajon, nuk do të fillojë vaksinimin deri në mes të shkurtit, pavarësisht rritjes së fundit të numrit të rasteve të të infektuarve. Presidenti Bolsonaro nuk planifikon të vaksinohet, duke besuar se ka zhvilluar imunitet ndaj koronavirusit, sepse ishte pozitiv në fillim të këtij viti.

 

Burim: BBC

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.