Kancelarja gjermane Angela Merkel konfirmoi se ka qenë shënjestër e hakerave që besohet se ishin të inteligjencës ushtarake ruse (GRU). Ajo u pyet në parlament në lidhje me një raport të revistës gjermane se GRU kishte marrë email nga zyra e saj elektorale në një sulm të hakerave në vitin 2015.Burim: BBC.com"Më dhemb", tha Merkel, duke e përshkruar hakimin si "të turpshëm". Sidoqoftë, kancelarja gjermane njoftoi se ajo do të vazhdojë të "avokojë për marrëdhënie të mira me Rusinë". Hakerimi i vitit 2015 i raportuar nga revista “Spiegel” ka përfshirë vjedhje të të dhënave nga kompjuterët në parlamentin gjerman. Në vitin 2018, rrjeti i IT i qeverisë gjithashtu u sulmua, mes njoftimeve sërish vihen në dukje hakerat rusë. Qeveria ruse ka mohuar hakimin e të dhënave të parlamentit gjerman.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.