Andrej Rodionov, propagandist rus, promovues i aneksimit të Krimesë dhe bashkimit sllav nën ombrellën e Rusisë, ishte në vizitë në Maqedoninë e Veriut

Duke filluar nga viti 2017, u identifikua modeli i ndikimit rus përmes proxy – mediave dhe institucioneve para ose gjatë momenteve kyçe të integrimit euro-atlantik të vendit. Ky model paraqiti narracionet dezinformuese dhe propagandistike të Rusisë në lidhje me krizat që pasuan. Aktualisht, Maqedonia e Veriut po bën përpjekje për të filluar bisedimet e pranimit me BE, për shkak të kërcënimit të vendosjes së vetos nga Bullgaria fqinje. Rruga euro-atlantike e vendit, dhe veçanërisht pranimi i tij në NATO, u pengua nga ndërhyrjet ruse.

Luftëtari rus për aneksimin e Krimesë, themeluesi dhe presidenti i shoqatës ruse “Bashkimi dhe ringjallja ruso-sllave” (RUSOV), Andrej Rodionov, e vizitoi Maqedoninë e Veriut, duke promovuar narracione të dëmshme dhe përçarëse anti-qeveritare dhe pro-ruse. Rrjeti i Rodionov në MKD është i larmishëm dhe përbëhet nga një parti politike pro-ruse ultra e djathtë, si dhe shoqata dhe nacionalistë që promovojnë lëvizjen “Bojkotoj (Bojkotiram)”, duke përfshirë edhe ndihmës në krijimin e Ushtrisë Kozake, me të cilët Rodionov u takua në vitin 2018 në konsullatën ruse në Manastir.

 

Qëndrimi në Maqedoninë e Veriut

Duke filluar nga viti 2017, është vërejtur një skemë e vizitave nga ideologë dhe aktivistë rusë në Maqedoninë e Veriut që ndodhin para ose gjatë periudhave kyçe të integrimit euro-atlantik të vendit. Të dhënat e para të disponueshme publikisht për praninë e Rodionov në vend datojnë nga marsi i vitit 2017. Një muaj më vonë, elemente dhe nacionalistë pro-rusë hynë me forcë në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë vitit 2018, ai mbështeti idenë e bashkimit maqedono-rus kundër BE dhe NATO. Ai ishte në vendin tonë në qershor të vitit 2018, të njëjtin muaj kur u nënshkrua Marrëveshja e Prespës, si dhe gjatë referendumit të mbajtur në shtator të vitit 2018. Më 12 tetor 2018, ai publikoi si vijon: “Vëllezër maqedonas, kohët e fundit kemi bërë punë të mirë në interes të unitetit ruso-sllav”.

Rodionov nuk është i vetmi ideolog rus i pranishëm në vend që punon kundër interesave kombëtare të Maqedonisë së Veriut. Aleksandar Dugin dhe Leonid Savin ishin në vendin tonë gjatë marsit të vitit 2018, kur intensifikohej raundi i fundit i negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, gjë që rezultoi me Marrëveshjen e Prespës. Meqenëse vizita e tyre u promovua gjerësisht përmes disa intervistave, të dy krijuan narracione që u përdorën më vonë nga zyrtarët rusë dhe lëvizja Bojkotiram (Bojkotoj) për të minuar Marrëveshjen e Prespës dhe pranimin e vendit në NATO.

Siç thuhet në raportin e GEC të publikuar në gusht të vitit 2020, “Ekosistemi dezinformues dhe propagandistik i Rusisë përbëhet nga pesë shtylla kryesore: komunikimi zyrtar i shtetit, mesazhe globale të financuara nga shteti, kultivimi i proxy-burimeve, përdorimi i mediave sociale si armë dhe dezinformimi i ndihmuar nga teknikat kibernetike. ” Ky lloj i proxy – mediave dhe institucioneve përhapin narracione dezinformuese dhe propagandistike ruse.

Siç raportoi së fundmi BIRN, ka përpjekje të vazhdueshme për të zgjeruar ndikimin rus në rajon duke krijuar një “Ushtri ballkanike kozake” me degë në të gjithë Ballkanin që promovojnë “shkathtësi luftuarake”. Në këtë kontekst, një nga aktivitetet e Rodionov është të organizojë dhe të marrë pjesë në kampe përgatitore për stërvitje në artet marciale (shkathtësi luftarake) dhe “traditat shpirtërore të Rusisë antike“. Ai organizoi kamp përgatitor në MKD në vitin 2018, i cili u mbajt në Vodno (Shkup), ndërsa fotografitë nga ngjarja i publikoi më 30 shtator të vitit 2018, ditën kur u mbajt referendumi.

Imazhe nga kampet përgatitore (2014).

Gjatë kampeve përgatitore pjesëmarrësit mësojnë se si të luftojnë. Ata mësojnë arte marciale (shkathtësi luftarake), të tilla si përdorimi i armëve të zjarrit, qitje dhe aftësi të tjera. Artet marciale dhe armët e zjarrit janë një pjesë e historisë, ndërsa pjesa e dytë është promovimi i “traditave shpirtërore të Rusisë antike”. Kështu, lokacionet e stërvitjes janë “të pajisura” me totemë (të shfaqura në fotografitë e mëposhtme), të cilave pjesëmarrësit u përkulen. Në periudhën para referendumit, si dhe gjatë fushatës, qytetarët e Maqedonisë së Veriut iu nënshtruan një fushate intensive dhe të organizuar sistematikisht për dezinformim dhe propagandë ruse, ndërsa lëvizja Bojkotiram (Bojkotoj) organizoi dhjetëra protesta duke u bërë thirrje maqedonasve etnikë të bojkotojnë referendumin.

Andrej Rodionov (majtas) me Mile Dimevski (djathtas), në Konsullatën e Federatës Ruse në Manastir (2018).

Më 10 tetor të vitit 2018, Rodionov u takua me shtetas maqedonas i cili ndihmoi “në organizimin e kozakëve vendas sipas modelit të Ushtrisë së Madhe të Donbas”.

Fotografia nga ky takim, e gjetur nga F2N2 në mediat sociale, është bërë në Konsullatën Ruse në Manastir në vitin 2018.

Publikisht, Rodionov dhe lëvizja e tij kanë lidhje të forta me shoqatën “Maqedonia dhe Rusia (MiR)” dhe partinë politike ultra të djathtë “Rodina (Atdheu)”, të dy kundërshtarë të fortë të integrimit euro-atlantik të vendit.

Andrej Rodionov në fushat e betejës në krah të forcave pro-ruse në Ukrainë (viti 2015).

Kush është Andrej Rodionov dhe pse veprimtaritë dhe narracionet e tij shkaktojnë përçarje në Ballkan?

Më 6 nëntor, Andrej Rodionov zbuloi në rrjetet sociale se ai kishte mbërritur në vendin tonë pasi kishte kaluar një muaj në Serbi. Në postimin e bërë, ai pretendon se policia kufitare e “ka mbajtur” dhe e ka kontrolluar atë, për shkak të “ndikimit rus në Maqedoni”, dhe në të njëjtën kohë u bën thirrje përdoruesve të rrjeteve sociale të shpërndajnë postimin e tij. Postimi u shpërnda 142 herë, gjë që është një numër i madh për sferën online në vend.

Asnjë detaj tjetër nuk është zbuluar në lidhje me aktivitetet e tij aktuale në Maqedoninë e Veriut.

Që nga 5 tetori, ai ka qëndruar në Serbi (kishte ardhur nga Bjellorusia), është takuar me serbët që i janë bashkuar lëvizjes së tij, ka promovuar ndihmën ushtarake ruse në Serbi dhe festoi hapjen e përfaqësisë së Ministrisë së mbrojtjes të Rusisë. Narracionet e Rodionov janë të dëmshme dhe shkaktojnë përçarje në vendet e Ballkanit, sepse ai pretendon se “Selaniku është maqedonas dhe grekët nuk duhet të zemërohen për këtë, sepse Rusia do t’i japë territore nga Turqia “; “Kosova është e Sërbisë” dhe se “të gjitha çështjet e komplikuara kombëtare midis vendeve të Ballkanit mund të zgjidhen nëse sllavët i bashkohen Unionit të shteteve sllave së bashku me Rusinë e Madhe“.

Lëvizja “Bashkimi dhe ringjallja ruso-sllave (RUSOV)” është kryesisht aktive në Ukrainë (duke luftuar në krah të separatistëve rusë në Krime, Donetsk dhe Luhansk), Bjellorusi, Poloni, Sllovaki, Bullgari dhe pjesë të tjera të Ballkanit. Qëllimi i lëvizjes së tij është të promovojë interesat e “popullit rus, popullit slloven, Rusisë së Madhe dhe të gjithë botës ruso-sllave, duke bashkuar më të mirën e ideologjive të krahut të djathtë dhe të majtë në një doktrinë të unifikuar – socializmin sllav” dhe “për të kundërshtuar materializmin, globalizmin dhe multikulturalizmin perëndimor “.

Megjithëse vizitat e tij u mbuluan nga media dhe portale të tjera online në Ballkan, vizita e tij e fundit në Bjellorusi në periudhën nga 28 shtatori deri më 4 tetor 2020 u mbulua përmes intervistës me zyrën e Sputnikut në Minsk.

Në të kaluarën, Rodionov dhe lëvizja RUSOV kanë mbajtur lidhje të ngushta me partinë politike “Maqedonia Unike”, veçanërisht me Janko Baçev dhe Stefan Vlahov Micov, i cili, siç pretendon Janko Baçev, është angazhuar për formimin e një njësie paraushtarake brenda partisë së tyre politike. Në tetor të vitit 2018, lëvizja RUSOV zgjeroi rrjetin e bashkëpunëtorëve duke nënshkruar Memorandum bashkëpunimi me shoqatën maqedonase “Maqedonia dhe Rusia (MiR)”, e përfaqësuar nga Zoran Jovançev, i cili është një nga themeluesit e partisë politike “Rodina” (Atdheu), e formuar në fillim të vitit 2020, dhe e mbështetur nga Rodionov. Përveç këtyre subjekteve, Rodionov mban lidhje të ngushta me përkrahësit e lëvizjes “Bojkotiram”, e cila dëmtoi referendumin për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës në vitin 2018, duke nxitur polarizimin dhe ndarjen.

Duke pasur parasysh këtë që e thamë më sipër, dhe duke pasur parasysh kompleksitetin aktual të marrëdhënieve maqedono-bullgare, ekziston hapësirë për shqetësim rreth asaj se çfarë narracionesh do të prodhojnë dhe shpërndajnë subjektet anti-BE dhe anti-perëndimore lidhur me Rodionov dhe misionin e tij në Maqedoninë e Veriut.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.