PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: A munden maqedonasit nga diaspora të mbeten të „bllokuar“ pas zgjedhjevePortali Galama publikoi clickbait tekst në të cilin shprehet mendim i autorit, i cili përdoret për të manipuluar që maqedonasit nga diaspora, pas përfundimit të zgjedhjeve, do të qëndrojnë të bllokuar në vendet ku gjenden, duke mos qenë në gjendje të kthehen në atdheun e tyre.

Vegëza deri te artikulli origjinal këtu.

FAKT/E

Teksti i publikuar është clickbait me pretendime manipuluese, të cilat bazohen në pretendimin e një Peter P., i cili është nënshkruar si autor të tekstit. Do t’ju kujtojmë se sipas standardeve profesionale, gazetarët duhet të bëjnë dallimin midis fakteve dhe opinioneve, midis lajmeve dhe komenteve. Në këtë drejtim, mendimi i dikujt, i cili nuk mbështetet me fakte, është një përpjekje për manipulim.

Do të fillojmë me titullin i cili është në formë pyetësore: A munden maqedonasit nga diaspora të mbesin “të bllokuar” pas zgjedhjeve?

Udhëtimi përtej kufijve të vendit varet nga numri i të infektuarve, e jo nga zgjedhjet. Në këtë drejtim, ne do të theksojmë se masat kufizuese zbatohen kudo, dhe jo vetëm për vendin tonë. Për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar me KOVID-19, shumë vende po vendosin kufizime për hapjen e kufijve për ato vende. Numri i të infektuarve, e jo cilat do zgjedhje, janë faktori kryesor që luan një rol vendimtar në kufizimet.

Në tekstin që po analizojmë qëndron: Këtë fushatë e shënoi pandemia e koronavirusit. Kufijtë e shtetit tonë u mbyllën për muaj të tërë dhe jo vetëm kufijtë, por edhe dy aeroportet tona. Një në Shkup, si dhe ai në Ohër.

Pas më shumë se tre muajve, aeroportet u hapën në 1 korrik, ndërsa kufijtë tokësorë pak më parë, por me një test të detyrueshëm PCR, gjë që krijoi probleme shtesë për maqedonasit që donin të ktheheshin në atdheun e tyre.

Republika e Maqedonisë së Veriut nuk është vendi i vetëm aeroportet e të cilit ishin të mbyllur. Fakt është se për shkak të pandemisë, trafiku ajror u ndalua globalisht. Rihapja e aeroporteve në botë është graduale dhe pason një protokoll sigurie që duhet të ndiqet. Në të gjitha aeroportet evropiane, pasagjerët duhet të mbajnë një maskë mbrojtëse “nga hyrja në terminalin e aeroportit deri në daljen e terminalit të aeroportit, aty ku ateron”. Kjo thuhet në udhëzimet e lëshuara nga BE për udhëtime gjatë një pandemie. Fëmijët nën moshën gjashtë vjeç dhe njerëzit që për arsye shëndetësore nuk mund të mbajnë maskë janë të përjashtuar. Për t’u informuar në kohë, u krijua një uebfaqe speciale në të cilën qytetarët mund të kontrollojnë sa herë që duhet të udhëtojnë.

Në mënyrë që t’u lehtësohet dhe t’u ndihmohet gjatë udhëtimit qytetarëve tanë që janë në vende të tjera, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut përgatiti informacione të detajuara me regjimet e përfshira për lëvizjen dhe tranzitimin e qytetarëve të RMV në vendet e tjera, në kontekst të pandemisë së KOVID-19.

Në tekstin që po analizojmë qëndron: Diaspora jonë u përpoq të kthehej në shtëpi për më shumë se tre muaj. Në fillim, e vetmja mënyrë ishin të ashtuquajturat fluturime humanitare, pas së cilës duhej të shkonin në karantinë të detyrueshme shtetërore, e cila zgjaste 14 ditë, ndërsa më pas edhe aq ditë në izolim shtëpiak.

Por në një moment, në mes të qershorit, pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit vendosën të hapnin ekonomitë e tyre, ndërsa me këtë, edhe kufijtë dhe aeroportet e tyre.

Shteti ynë e bëri këtë pak më vonë, për shkak të fillimit të të ashtuquajturës valë të dytë, ose vazhdimit të valës së parë të pandemisë koronavirus. Kështu, Maqedonia filloi të regjistrojë numrin më të madh të të infektuarve të rinj dhe të vdekurve nga korona.

Fakt është se për të ndihmuar qytetarët tanë, Ministria e Punëve të Jashtme apeloi në faqen e saj, si dhe në profilet zyrtare të platformave digjitale, në mënyrë që të jetë në gjendje të organizojë fluturime humanitare për shtetasit maqedonas që janë kapur jashtë vendit për shkak të situatës me virusin korona.

Bazuar në rregulloret ligjore për shëndetin publik dhe luftën kundër sëmundjeve infektive, Qeveria vendosi që të gjithë qytetarët që do të vijnë në grupe më të mëdha me fluturime humanitare të jenë në karantinë të detyrueshme shtetërore për minimum 15 ditë, në mënyrë që përveç interesit shtetëror, t’u ndihmohet këtyre qytetarëve që të vijnë në shtëpi, të mbrohet interesi tjetër shtetëror dhe shëndeti i njerëzve, të popullatës që është tashmë në vendlindje.

Vendi ynë planifikoi, organizoi dhe zbatoi me shumë kujdes masat kufizuese dhe lehtësimin e tyre. Shumë vende që kanë vendosur të hapin kufijtë e tyre, për fat të keq, kanë ndryshuar vendimet e tyre shumë shpejt. Kufijtë në vend u hapën më 17 qershor.

Republika e Maqedonisë së Veriut është transparente në lidhje me publikimin e të dhënave që lidhen me ose rrjedhin nga KOVID-19. Ja edhe disa ditë pas përfundimit të zgjedhjeve, kufijtë nuk janë mbyllur, ndërsa ata që duan, mund t’a lëshojnë lirshëm shtetin, me atë që duhet të jenë të vetëdijshëm për masat që do të duhet të ndjekin aty ku udhëtojnë.

Sipas kësaj, spekulimet për atë që do të ndodhë pas 16 korrikut, në një kohë pandemie, është një përpjekje për të krijuar panik dhe dezinformim të publikut. Të dielën, më 19.07.2020, në botë janë regjistruar më shumë se 220.000 raste të reja të koronavirusit, që është një rekord i ri ditor, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë. Për shkak të vonesës së rezultateve dhe raportimit të numrit të të infektuarve, këto janë vetëm shifra të përafërta, ndërsa konsiderohet se numri i të infektuarve është shumë më i lartë. Që nga fillimi i pandemisë, sipas OBSH-së, më shumë se 12.5 milion njerëz janë infektuar dhe 561.000 kanë vdekur.

Teksti i publikuar është një përpjekje për pretendime manipuluese, të cilat bazohen në mendimin e dikujt, e jo në fakte. Dezinformatat e plasuara mund të kontribuojnë në informim të gabuar të publikut. Përhapja e dezinformatave gjatë një epidemie ose pandemie mund të rezultojë me pasoja serioze.

 

Ekipi i F2N2 e vlerëson këtë tekst si manipulues dhe joprofesional.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.