PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: ”Vallë qeveria dorëhiqet nga BE-ja si qëllim kyç strategjik?”

Portali Express.mk publikoi tekst me titull në formë pyetësore me të cilën nxitet edhe përgjigje, se qeveria po dorëhiqet nga BE-ja si qëllim kyç strategjik. Përkatësisht, autori në tekst bazohet në deklaratën e Presidentit të shtetit gjatë stërvitjes ushtarake “Goditja vendimtare 2019” të cilën transmetojmë në mënyrë integrale:
Partneriteti me SHBA-të është i sikusesshëm, në mënyrë efikase dhe me ndihmën e tyre presim që deri në fund të vitit të arrijmë edhe formalisht qëllimin më të madh strategjik, të cilin e kemi figruar që në vitet e nëntëdhjeta, kurse ky është antarësimi jonë në NATO”, që më vonë autori nga teksti vazhdoi të nxjerrë përfundim se BE-ja për Presidentin bëhet qëllim strategjik i shkallës së dytë.Dezinformata u publikua edhe në portalet: Kurir dhe Infomaks.

FAKT/E

Teksti është bazuar në deklaratën e Presidentit Stevo Pendarovski, e dhënë në Manastir, në ditën e hapur për qytetarët me antarët e stërvitjes ushtarake “Goditja vendimtare 2019”. Si stërvitje më e madhe ushtarake në historinë e vendit tonë, e organizuar nga NATO, Presidenti në deklaratën e tij thekson partneritetin strategjik të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila është e suksesshme dhe në mënyrë efikase vazhdon, dhe me ndihmën e tyre pret që të arrijmë qëllimin tanë strategjik, Maqedonia e Veriut antare e barabartë e NATO Aleancës.
Eventi në të cilin është dhënë deklaratë është i tilëë dhe është normale që edhe deklarate e Presidentit të jetë në atë kontekst.

 

Në deklaratë askund nuk pëmendet se Be-ja bëhet qëllimi strategjik i shkallës së dytë, e as se dorëhiqen nga proceset integruese për hyrje në BE. Autori në tekst imponon përfundim të vetë i sjellë pa asnjë dëshmi kredibile. Përfundimin e ka krijuar në bazë të sugjerimit të vetë, me çka publikut i plasohet informatë e gabueshme e cila përmban elemente të teorisë së konspiracionit. Duke manipuluar me fakte nga deklarata formon tezën e vetë, me të cilin duhet të përshkruhet “plan I fshehur” i qeverisë përndryshe “gjojase dorëheqje” nga BE-ja. Qëllimi i kësaj teorie kospiracioni medial është të tërheqë vëmendjen e publikut kundër kontributeve të Qeverisë dhe Presidentit kundër hyrjes në BE.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.