Qëllimi ynë është të nxjerrim në dritë të vërtetën dhe publikut lexues t’i prezantojmë faktet e vërteta, më saktë çfarë domethënie kanë Bashkimi Europian dhe SHBA për Maqedoninë e Veriut, sa dhe në cilën mënyrë kanë ndihmuar deri më tani shtetin tonë në kohët më të vështira. Sado që të shtrembërohen gjërat, është fakt se BE është partneri më i mirë strategjik i vendit, kurse këtë e dëshmon ndihma të cilën e pranojmë regullisht.

Më shumë se dhjetë vite në Republikën e Maqedonisë së Veriut zhvillohet fushatë anti BE. Në portale të caktuara, blogje dhe fan faqe, për të cilat mundemi lirshëm të themi se janë krijuar veçanërisht për këtë qëllim, mund të gjehen një numër i madh i teksteve propagandiste, të cilat mohojnë ndihmën dekadore që vendi e pranon nga Bashkimi Europian.

Hapësira publike dhe mediale me vite po kontaminohet me lajme të pasakta dhe dezinformata, me çka regullisht pëhapet propagandë, e cila është arma më e fuqishme e mediave të caktuara në „luftën“ kundër Bashkimit Europian, duke pasur parasysh se te ne një pjesë e publikut lexues beson në atë që i servohet. Këtu janë tekstet e ndryshme të cilat minojnë punën e BE-së, të cilat përhapin euroskepticizëm, kurse njëkohësisht janë mjaft të rrezikshme duke marrë parasysh qëndrimin „emotiv patriotik“ i cili përforcohet me vite, sidomos në kohën kur kryeministër ishte Nikolla Gruevski. Qëllimi i teksteve të tilla të cilat përhapin fushatën anti-perëndimore është që t’i imponohet shoqërisë se Maqedonia e Veriut nuk ka asnjë dobi nga Bashkimi Europian, kurse për këtë, këtu janë Kina dhe Rusia të cilat duan të na ndihmojnë.

Në disa vitet e fundit ndikimi rus filloi të marrë përmasa më të mëdha. Kështu nuk u kursye, por u keqpërdor e gjithë beteja e vendeve europiane të prekura nga pandemia e të rrezikshmit Kovid 19. Media ruse dhe proruse filluan fushatën kundër Perëndimit që të ndikojnë në situatën me koronavirusin, përndryshe të krijojnë panik dhe të mbjellin mosbesim, thuhet në raportin e Bashkimit Europian, shkruan Rojters, duke u bazuar në dokumentin e shqyrtuar. Duke publikuar lajme të rreme në gjuhë angleze, italiane, gjermane dhe franceze, fushata ruse përdor raporte kontradiktore, hutuese dhe malcioze për ta vështirësuar menaxhimin e BE-së me pandeminë. Veçmë disa vite me lajme të rreme dhe dezinformata, Moska do që në mënyrë sistematike të ndikojë jo vetëm në SHBA, por edhe në Europë. Për publikun lexues ndonjëherë është mjaftë e vështirë të identifikojë artikujt dhe postimet e rreme në rrjetet sociale si „fejk njuz“.

Qëllimi ynë është të nxjerrim në dritë të vërtetën dhe publikut lexues t’i prezantojmë faktet e vërteta, më saktë çfarë domethënie kanë Bashkimi Europian dhe SHBA për Maqedoninë e Veriut, sa dhe në cilën mënyrë kanë ndihmuar deri më tani shtetin tonë në kohët më të vështira. Sado që të shtrembërohen gjërat, është fakt se BE është partneri më i mirë strategjik i vendit, kurse këtë e dëshmon ndihma të cilën e pranojmë regullisht.

 

Megjithatë, të fillojmë nga fillim. Pa dallim të lajmeve të rreme të ndryshme të cilat i plasohen publikut, fotografia reale dëshmon diçka tjetër.

Përkatësisht, nëpërmjet dy mekanizmave të tyre për mbështetje institucionale IPA 1 dhe IPA 2 në periudhën prej vitit 2007 deri në vitin 2020, Bashkimi Europian vetëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut ka investuar 1.200.000.000 euro (një miliardë e dyqind milionë euro).

Burim: Delegacioni i Bashkimit Europian në Republikën e Maqedonisë së veriut, EUpërTY.

BE mobilizon pako prej mbi 410 milionë euro në ndarjen e ndihmës financiare bilaterale, me të cilën mbështeten vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë krizës me koronavirusin.

Akoma më të larta janë numrat prej 3,3 miliardë euro me të cilat Komisioni Europian do të mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor për menaxhim me korona krizën, në dakordim me Deklaratën nga Samiti në Zagreb më 6 maj të këtij viti.

 

Me këtë pako financiare, BE edhe njëherë dëshmon solidaritetin e saj të fuqishëm për vendet e Ballkanit Perëndimor. Për Maqedoninë e Veriut, janë ndarë 160 milionë euro.

Gjithashtu, për periudhën 2012-2027 Komisioni Europian sugjeron që shuma e përgjithshme e instrumentit paraqasës të llogarisë 14,5 miliardë euro, nga të cilat pjesa më e madhe do të jenë për vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

Ndihma e njoftuar nga Ambasada e Austrisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nëpërmjet mekanizmit për Mbrojtje Civile nga BE veçmë arriti, dhe e njëjtja përmban shatorë, qebe, gjeneratorë për energji elektrike, dyshekë, mbulesa për një përdorim dhe mjete higjienike.

Bashkimi Europian nuk e la Maqedoninë e Veriut vetë as në luftën me korona virusin, ata ishin të parët të cilët dhuruan 12 respiratorë për nevojat e shëndetit publik, në momentin kur vendi kishte shumë nevojë për aparate për frymëmarrje. Shefi i Delegacionit të BE-së në vend, ambasadori Samuel Zhbogar në profilin e tij të tviterit theksoi se kjo është pakoja e parë e mbështetjes prej 4 milionë euro që Brukseli e njoftoi para disa javësh, kurse do të dërgohet në klinikat e Shkupit dhe Spitalit të qytetit „8 shtatori“. Pritet që përveç këtyre 12 të arrijnë edhe tetë respiratorë në periudhën e ardhëshme.

Mjafton të shihet numri i madh i projekteve, si për shembull autostrada Demir Kapi – Smokvicë i cili gjithashtu u mbështet financiarisht nga BE. Rruga e rre prej 28,2 kilometrash shkurtoi udhëtimin për 25 minuta në atë drejtim të autostradës „Miqësi“. Nëpër të pritet që në vit të kalojnë 730.000 automjete, kurse udhëtimi më i shpejtë dhe më i sigurtë duhet të kontribojë në zhvillimin e ekonomisë dhe bashkëpunim më të madh në rajon si dhe integrimin e saj në tregun europian. Me hapjen e autostradës së rre para dy vitesh, në prill u shënua fillimi i fushatës „BE për ty“ për investime të BE-së në infrastrukturën transportuese. Vlera e autostradës llogarit 218 milionë euro në pjesën e ndërtimit dhe 10 milionë euro për mbikqyrje, kurse nga mjetet e përgjithëshme, rreth 70 milionë euro janë grant nga BE. Për tu përkujtuar sa Bashkimi Europian ndihmoi në këtë projekt, vetëm shikoni fotografinë në të cilën gjenden të gjitha detajet dhe numrat e mëdha, më saktë shumat.

Burim: Delegacioni i Bashkimit Europian në Maqedoninë e Veriut (Programi Operativ për Zhvillim Rajonal).

Siç hyjmë më thellë në pjesën ku miqtë tanë të mirë dhe partnerët nga BE kanë ndihmuar Maqedoninë e Veriut, arrijmë edhe në pjesën e bujqësisë. Këtu bëhet fjalë për projekte të numërta, por të fillojmë me radhë.

 

Delegacioni i BE në mars shënoi 20 vite në vend dhe kjo është edhe një mundësi e veçantë për të përkujtuar se çka „BE për TY“ ka arrirë deri më tani, por edhe të dëshmojmë se edhe më tej „BE për TY“ është së bashku me Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drej Bashkimit Europian.

Në bujqësi dhe zhvillimin rural, rreth 950 projekte kanë fituar mbështetje financiare nga fondet e BE-së. Në periudhën prej vitit 2014 deri në 2020 janë ndarë edhe 60 milionë euro në dispozicion si pjesë e programit IPARD 2. Me më shumë se 4 milionë euro nga IPARD programi janë nxitur investime private prej 13 milionë eurosh në 40 agro kompani përpunuese. Këtu janë dhe 7 milionë euro me të cilat janë nxitur 18 milionë euro investime për modernizim të më shumë se 1.200 farmave. Fondet e BE-së ndihmuan edhe në rekonstruimin e 26 hektareve vreshta dhe pemëtari dhe 4 oranzheri. Janë furnizuar 587 traktorë dhe 393 makina për mbledhjen e kulturave bujqësore. BE edhe më tej mbetet donatori më i madh në Maqedoninë e Veriut.

Burim: Delegacioni i Bashkimit Europian, Shkup.

Në të gjithë storjen europiane nuk është lënë anash dhe policia maqedonase e cila në fund të vitit 2017 fitoi pajisje cilësore me të cilën rriti kapacitetet e veta, kurse me këtë edhe sigurinë e kufije. Ky ishte donacion nga Bashkimi Europian për MPB, në kalimin kufitar Bogorodica.

Donacioni në vlerë prej 3.742.000 eurosh përmbante tetë kombe, tetë automjete udhëtuese, tetë katërcikle dhe pesë automjete speciale për mbikqyrje të kufirit me kamera termale, prej të cilave njëra e pasjisur me radar, 100 radio terminale dhe mjete programore për vërtetim të parametrit të radio terminave, 250 STOP POLICIA shenja me led drita, katër detektorë për rrahje të zemrës, katër skrining sisteme për kargo ngarkime dhe kontrollim të veturave, gjashtë sisteme për kontrollimi të validitetit të dokumentave – VISPEK, rrjet komunikimi, si dhe qendër lokale komunikative koordinative, sistem mobil për mbikqyrje me EO-IR kamera dhe radar. Kjo është vetëm një pjesë nga ndihma që vendi e fitoi nga fondet europiane, por do të duhet të mbushim edhe shumë faqe për të numëruar gjithë donacionit që kanë arrirë në Maqedoninë e Veriut. Së këtejmi, shumë lehtë mund të përfundojmë se kush janë partnerët strategjikë më të mirë të shtetit.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.