Bota është vënë para sfidave të rreja. Nga njëra anë pandemija e koronës, kurse nga ana tjetër përhapja e dezinformatave në lidhje me këtë virus.

Përmbajtjet manipulative tregojnë se si njerëzit po „mjekohen“ nga KOVID 19. Ato përfshijnë këshilla të cilat nuk janë të mbështetura shkencërisht, parashikime të Nostradamus dhe Baba Vangjës, madje edhe deklarata të falsifikuara të institucioneve.  Në publikimet manipulative u keqpërdor madje edhe univerziteti Stenford me tekst të rrejshëm për vetëkontrollim.

Në rrjetet sociale shpesh po shpërndahen storje për atë se çka mund të përdoret si ilaç kundër koronës, nga rakia e deri të hudhërat.

E vërteta është se tani për tani nuk ka „ilaç“ kundër korona virusit. Për fat të keq, dezinformatat e këtilla rezultuan me shkaktimin e tragjedive me raste vdekjesh. Sipas disa raporteve, në Iran së paku 44 persona kanë humbur jetën pasi që kanë konsumuar alkohol, duke dashur në këtë mënyrë të shërohen nga Korona.

Bëhuni të kujdesshëm. Mos besoni në gjithëçka që do të lexoni onlajn.

Mit: Ekziston ilaç kundër koronës. Spërkatuni me alkohol ose klor

Fakt: Spërkatja e trupit tuaj me alkohol ose klor, nuk do të eliminojë viruset të cilat veçmë kanë hyrë në trupin tuaj. Spërkatja me supstanca të këtilla mund të jetë e dëmshme. Alkoholi dhe klori mund të jenë të dobishme për dezinfektim të sipërfaqeve, mirëpo këto duhet të përdoren në dakordim me rekomendime të caktuara adekuate.

Mbrojtja më efikase është larja e shpeshtë e duarve dhe distancimi social.

Mit: Aparatet të cilat përdoren për tharrjen e duarve me ajër të ngrohtë, mbrojnë nga korona virusi i rri

Fakt: Aparatet të cilat përdoren për tharrjen e duarve me ajër të ngrohtë nuk janë efikase në eliminimin e KOVID 19. Që të mbrohemi, është e nevojshme në mënyrë  thelbësore të lahen duart me sapun dhe ujë. Madje pastaj mund të thani duart duke përdorur letër fshirëse ose fen me ajër të ngrohtë, rekomandojnë nga OSHB.

Mit: Virusi Kovid 19 nuk transmetohet në rajone me klimë të ngrohtë dhe të lagësht

Fakte: Dëshmitë e derimëtanishme tregojnë se virusi KOVID 19, mund të transmetohet në çdo lokacion, madje edhe atje ku klima është e ngrohtë dhe e lagësht. Pikërisht për këto shkaqe, vazhdimisht po theksohet ndjekja e rekomandimeve dhe respektimi i masave mbrojtëse, nga ana e burimeve zyrtare. Mënyra më e mirë për tu mbrojtur është ruajtja e higjienës personale. Pos larjes së duarve, rekomandohet dhe shmangja e prekjes së fytyrës, përndryshe syve, gojës dhe hundës.

Mit: Virusi korona i sulmon vetëm personat e moshuar

Fakte: Virusi korona nuk i sulmon vetëm personat e moshuar. Pos të moshuarve virusi mund të jetë tragjik edhe për ata të cilët kanë probleme të caktuara shëndetësore (astmë, diabet, sëmundje kardiovaskulare).

OSHB i këshillon njerëzit, pa marrë parasysh moshën e tyre, të ndërmarrin gjithë hapat për mbrojtje.

Mit: Një banjo e ngohtë mund të prevenojë virusin korona

Fakt: Banjoja e ngrohtë nuk do të prevenojë të infektoheni me KOVID 19. Temperatura trupore normale e njeriut lëviz prej 36,5 ° C deri në 37 ° C. Ajo do të mbetet në këto intervale, panvarësisht vallë do të vendosni të bëni banjo në vaskë me ujë të ngrohtë apo do bëni dush. Larja me ujë shumë të nxehtë, mund tju bëjë dëm, përndryshe tju djegë.

 

Mos besoni në gjithçka që do të lexoni në rrjetet sociale. Bëhuni mjaft të kujdesshëm. Për tu informuar në mënyrë detale dhe adekuate për të gjithë çështjet lidhur me KOVID 19, Ju rekomandojmë të ndiqni burimet zyrtare: Organizatën shëndetësore botërore dhe Ministrinë e shëndetësisë. Ato kujdesen që vazhdimisht të fitoni gjithë informatat, në mënyrë precize, të kontrolluar dhe në kohë.
Ndiqni gjithë masat dhe rekomendimet. Në këtë mënyrë ju kujdeseni për shëndetin tuaj dhe i mbroni ata rreth jush.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.