Në rrjetet sociale, çdo ditë e më shumë është më i pranishëm diskutimi se situata aktuale me virusin Covid-19 është në të vërtetë vetëm një “kurth” për të mbyllur njerëzit në shtëpi, dhe ndërkohë për të instaluar antena për teknologjinë 5G. Shumica besojnë se teknologjia 5G është e dëmshme për shëndetin e njeriut. Një nga shumë postime të tilla është një video e postuar nga fshati Bogovinë, ku shihet një burrë që punon në antenë. Videoja, përveç në rrjete sociale, është publikuar edhe nga portali, Thenewsupdate.com, më 13.04.2020 me titullin: VIDEO: Pas vendosjes së antenave 5G në Bogovinë të Tetovës, zogjtë fillojnë të bien të trullosur- alarmojnë qytetarët?

Portali gjithashtu shkruan se deri në redaksinë e tyre kanë arritur edhe video të tjera nga Bogovinja, ku shihen zogj me vetëdije të humbur që bien në tokëVideon portali e ka marrë nga rrjetet sociale. Kjo video, poashtu është postuar edhe në Facebook faqen “Politico Plus”, ku është shpërndarë përafërsisht 800 herë.

Për situatën e krijuar në Bogovinë, kryetari i komunës Albon Xhemaili kërkoi përgjigje nga operatori “A1”.

Ata kategorikisht demantuan që në Bogovinë punohet në vendosjen (instalimin) e rrjetit 5G, gjegjësisht bëhet fjalë për ndërhyrjen në drejtim të sigurimit një rrjeti të sigurt dhe të qëndrueshëm dhe vazhdimësi të shërbimeve kryesore telekomunikuese.

„ Në këtë gjendje të jashtëzakonshme, ne vërejmë rritje të trafikut të bisedave, si dhe rritje të trafikut të internetit që është dukshëm më i lartë se zakonisht, që është rezultat i përshtatjes së kompanive me situatën e sapokrijuar duke punuar nga shtëpia dhe me qëndrimin e shfrytëzuesve tanë në shtëpi, në përputhje me masat e mbrojtjes nga koronavirusi, Aktivitetet në këtë stacion bazë nuk kanë të bëjnë me vendosjen ose aktivizimin e rrjetit 5G, pasi frekuencat për përdorim komercial të shërbimeve 5G akoma nuk janë caktuar (ndarë) nga ana e Agjencisë për Komunikime Elektronike.“, thuhet në reagimin e operatorit “А1“.

Poashtu, në fb faqen “Haraçina City”  është publikuar video ku shihen disa kafshë që qëndrojnë në rrugë, ndërsa teksti mbi videon thotë se bëhet fjalë për efektet e teknologjisë 5G. Videoja ka afro 2,000 shpërndarje, ndërsa në të nuk jepen detaje se ku është inçizuar dhe se si është konstatuar se arsyeja e kafshëve të shtrirë në rrugë ishte shkaktuar nga teknologjia 5G. Ajo që mund të konkludohet është se videoja është shkarkuar nga Youtube.

Videot e tilla dhe të ngjashme që teknologjia 5G shkakton vdekjen e zogjve nuk janë vetëm në vendin tonë. Ndër dezinformatat më të njohura është lajmi i publikuar në Hagë në Hollandë në vitin 2018.

Më 5 nëntor të vitit 2018, Erin Elizabet në blogun e vet “Health Nut News”, publikoi tregim në dukje shqetësues nga Hollanda me titull “Qindra zogj të vdekur gjatë eksperimentit 5G në Hagë, Hollandë“. Sipas portalit Snopes, artikulli i Elizabet doli të ishte thjesht një rekrutim i një seri të madhe postimesh në Facebook të bëra nga një njeri me emrin Xhon Kuls, i cili drejton disa faqe në internet për komplot kundër 5G dhe faqe të mediave sociale.

Çfarë shkaktoi vdekjen e zogjve në Hagë? Studiuesit e Universitetit të Vaginajn dhe Muzeut të Historisë Natyrore në Roterdam, pas kryerjes së autopsisë në zogj, arritën në përfundimin se zogjtë vdiqën nga dëmtimet e shkaktuara nga goditja e objekteve të ndryshme (siç janë degë pemësh ose tokë).

Nuk dihet pse zogjtë zvarriteshin në tokë ose nëpër pemë, por supozohet se paniku te zogjt ishte shkaktuar nga shfaqja e një bufi ose një grabitqari të ngjashëm.

 

Më shumë informacione lidhur me teknologjinë 5G mund të lexoni në këtë vegëz.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.