PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli orgijinal: Turp i paparë! Për herë të parë në NATO nën emrin “МК SKOPJE MOD” (FOTOGRAFI)

 

Përkatësisht, në tekst thuhet se në rrejtet sociale po shpërndahen “reagime të ashpëra dhe komente” pasi që u shfaq fotografia në të cilën Shefi i Gjeneralshtabit të Armatës, gjeneral-nënkolonel Vasko Gjurçinovski, në seancën e 183të të Komitetit ushtarak (KU) të NATO-s vendin tonë e prezantonte si “MK SKOPJE MOD”. Në vijim të tekstit është publikuar dhe postim tviteri me fotografinë e gjeneral-nënkolonelit Vasko Gjurçinovski, në të cilën qëndron shënimi “MK SKOPJE MOD”.Linkun nga artikulli origjinal mund ta gjeni këtu.

FAKT/E

Bëhet fjalë për manipulim klasik. Autori i tekstit transmeton postim nga medium social, kurse e prezanton si reagim të publikut. Në takimin e 183-të të Komitetit ushtarak të NATO-s, për herë të parë, Republika e Maqedonisë së Veriut merrë pjesë si antare e barabartë e NATO-s. Fotografia problematike e cila qarkullon në rrjetet sociale është ndërmarrë nga web faqja zyrtare e NATO-s.

Në këtë rast, kur bëhet fjalë për prezantime të këtilla të shtetit, është e nevojshme të kërkohet qëndrim zyrtar nga institucionet kompetente para se të publikohet çfarëdo. Në njoftimin zyrtar të Gjeneralshtabit të Armatës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të dërguar në TV Alfa, thuhet:Në web faqen zyrtare të NATO-s janë publikuar fotografi dhe video nga mbledhja e Komitetit ushtarak, si dhe video nga konferenca për shtyp e mbajtur pas përfundimit të mbledhjes. Siç mund të haset, emrat e shteteve janë të shënuara me ngjyrë të kuqe nga ana e NATO-s.Përveç njoftimit të Gjeneralshtabit se gjatë gjithë konferencës ka qëndruar emri kushtetues, Republika e Maqedonisë së Veriut, vërteton dhe fotografia e publikuar në web faqen zyrtare të NATO-s. Fotografia e njëjtë është publikuar dhe në web faqen dhe në Fejsbuk profilin zyrtar të Armatës të Republikës së Maqedonisë së Veriut.Ajo që duhet të mbahet mend është se në NATO qëndrojmë me emrin kushtetues – Republika e Maqedonisë së Veriut. Në konferencën për shtyp, të mbajtur pas përfundimit të mbledhjes nga ana e kryetarit të Komitetit ushtarak të NATO-s Marshalli Kryesor Stjuart Piç, që në fillim përshëndeti shtetin tonë me emrin kushtetues.

Portali Markukule.mk në kontinuitet publikon artikuj me narracione anti-Prespë dhe anti-NATO.  Ekipi i F2N2.mk e vlerëson këtë tekst si shembull klasik për spin, dhe rekomandon që të dhënat e përmbajtura në tekstet e Markukule.mk të pranohen me rezervë.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.