Më  25.10.2019  në profilin e tij në rrjetin social Fejsbuk, Milenko Nedellkovski

Ka shkruar status:

Në këtë status ai me gjuhë ofenduese dhe vulgare i drejtohet deputetes Rangellova, me çka drejtpërdrejtë nxit paragjykime dhe e njollos dinjitetin e saj. Kjo nuk është hera e parë. Para disa ditësh, reaguan nga Platforma për barazi gjinore:

„Platforma për barazi gjinore rreptë e dënon fjalorin plot urrejtje dhe shqetësim në bazë të gjinisë të cilin personi Milenko Nedellkovski e përhapë nëpërmjet faqes së tij në Fejsbuk, kurse të cilat u drejtohen grave në diskursin publik.

Nedellkovski në faqen e tij drejton ofendime për politikanët dhe  i përqesh me komente mjaft degraduese, plot me mizogjini, seksizëm dhe gjuhë të urrejtjes. Komentet e tij drejtuar pamjes dhe personalitetit të politikanëve janë të neveritshme, sidomos ato drejtuar deputetes Daniella Rangellova, kurse të njëjtat kontribojnë në nxitjen e urrejtjes dhe shkatërrimit të imixhit të znj. Rangellova.“

Rangellova edhe më herët ka qënë objektiv i seksizmit, jo vetëm nga Nedellkovski. Propaganda kundër saj, fuqishmë bëhej më intenzive, sidomos pas mbështetjes për marrëveshjen e Prespës.

Gjuha e urrejtjes, sipas kornizës ligjore në vend është vepër penale. Përkatësisht nga 2014 në fuqi janë ligjet të cilat ndalojnë dhe dënojnë gjuhën e urrejtjes, nxitjen dhe përhapjen e urrejtjes, diskriminim ose dhunën, drejtuar mbi një person ose grup, nëpërmjet Internetit.

Në Ligjin për prevenim dhe mbrojtje nga diskriminimi qëndron se „Shqetësimi dhe sjellja nënçmuese paraqet lëndim të dinjitetit të personit ose grupit të personave që del nga bazë diskriminuese dhe ka për qëllim ose rezultat lëndimin e dinjitetit të një personi të caktuar ose krijimin e ambientit, qasjes dhe praktikës kërcënuese ose armiqësuese.

Për fat të keq, Milenko Nedellkovski me vite përdor gjuhë të urrejtjes. Deri më tani ka pasur shumë reagime. Në 2016 Agjencioni për media dhe shërbime audiovizuele, para disa vitesh,  konstatoi se në emisionin e tij, ai nxit dhe përhap diskriminim, jotolerancë dhe urrejtje në bazë të orientimit seksual. Në vitin 2011 agjencioni dënoi televizionin që emitonte emsionin e tij, pikërisht për shkak të gjuhës së urrejtjes. Në 2009 në deklaratat e tij reaguan OSCE dhe SHGM, kurse në 2010 SHGM dhe Federata europiane e gazetarëve. Në 2019  Prokuroria themelore publike lëshoi aktakuzë kundër Nedellkovskit për përhapje të materialit racist dhe ksenofobik. Në vitin 2019 gazetarja Jordanovska ngriti padi për shqetësim seksual.

Edhe ekipi i F2N2 ka shkruar për gjuhën e urrejtjes, e cila është prezente në fjalimet publike të Nedellkovskit.

Edhe për mbulimin medial të grave, fjalori publik drejt tyre, por edhe në përgjithësi për seksizminkemi shkruar disa herë.

Fjalimi i Nedellkovskit më i rri, në të cilin ai përdor diskrimin në bazë gjinore, seksizëm, nënçmim dhe gjuhë ofenduese drejtuar deputetes Rangellova, deri në përfundimin e artikullit tonë, kishte reagim të fuqishëm. Postimi ka 35 shpërndarje, 541 reagime dhe 88 komente.

Brenda këtyre 35 shpërndarje, faqet e mëposhtme të Facebook kanë ndarë postimin e tij: BojkotiramPavel Shatev.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.