NEW YORK PO PËRGATIT FAZËN E DYTË TË LEHTËSIMIT TË MASAVE NË 22 QERSHOR

Tags: COVID-19New YorkUSA
By Qershor 19, 2020 Corona, Other

NEW YORK (Reuters) – New York do të fillojë fazën e dytë të rihapjes të hënën, njoftoi kryebashkiaku Bill de Blasio të enjten, më 18.06.2020, duke përmendur përmirësimet e vazhdueshme në të dhënat për koronavirusin.

 

Zyrat, dyqanet me pakicë, konsumi i ushqimit në vend të hapur dhe floktaritë janë ndër subjektet afariste që u lejohet të hapin dyert e tyre gjatë fazës së dytë.

“Kemi parë përparim të qëndrueshëm dhe është koha t’i themi, po, të gjithëve që janë të gatshëm për fazën e dytë,” deklaroi de Blasio në konferencën për shtyp.

 

Ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv të enjten për të filluar nismën “Restorante të Hapura”, e cila do t’u mundësojë restoranteve, kafeneve dhe bareve që shërbejnë ushqim, të aplikojnë për të përdorur hapësira të caktuara si lokacione të lëvizshme për konsumim të ushqimit në vend të hapur.

 

Burim: Reuters

Share via
Copy link
Powered by Social Snap