PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: VMRO-DPMNE: Dita kur Maqedonia numëron 241 të infektuar rishtas, shokët e Zaevit i mbushin diskot me njerëz pa distancë dhe mbrojtjeMë 19.07.2020, portali Kurir.mk botoi një artikull me titull VMRO-DPMNE: Dita kur Maqedonia numëron 241 të infektuar rishtas, shokët e Zaevit i mbushin diskot me njerëz pa distancë dhe mbrojtje. Në tekstin e tij, portali i referohet një deklarate nga partia e VMRO-DPMNE-së, e cila, ndër të tjerat, thote: “Dita kur në Maqedoni numëruam 241 të infektuar rishtas me koronavirus dhe 8 të vdekur, diskot në Strumicë në pronësi të miqve të Zaevit janë plot me njerëz. Pa maska, pa distancë, pa mbrojtje.” Bashkëngjitur me artikullin, portali publikoi një fotografi të liderit të LSDM-së Zoran Zaev me një person.

 

Linkun e artikullit origjinal mund ta gjeni këtu.

FAKT/E

Portali Kurir.mk, duke e transmetuar deklaratën e partisë së VMRO-DPMNE-së e cila përmban akuza kundër oponentit politik, në të njëjtën kohë e “forcon” akuzën e tyre me një provë të pretenduar – një foto të liderit Zaev në disko, pa i respektuar rekomandimet të detyrueshme për mbajtjen e distancës dhe maskës.

Përkatësisht, fotografia e përdorur nga portali është e vjetër, dhe daton nga gushti i vitit 2018, dhe në këtë rast ajo është abuzuar me qëllim që ta “mbështesë” akuzën ndaj Zaevit dhe shokëve të tij, e cila është publikuar pa asnjë provë.

Nga kjo është e qartë se qëllimi i autorit të artikullit është diskreditimi i liderit të LSDM-së, kështu që ai e manipulon publikun me një foto të vjetër.

Sa i përket çështjes me diskon në Strumicë, Avatar, të cilës ata i referohen në artikullin dhe përpiqen ta përfshijnë Zaevin në të, në të njëjtën ditë kishte reagim të mprehtë nga Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe me të cilin ai kërkoi nga institucionet kompetente – Ministria e Punëve të Brendshme dhe inspektoratet kompetente të inicojnë procedurë hetimore dhe t’i sanksionojnë këto mbledhje të palejuara.

Dhe siç shkruan “360 stepeni”, që në 21 korrik, Klubi i Natës “Avatar” në Strumicë përfundoi me dry në derë. Edhe ky rast është një nga shumë rastet kur afërsia ose miqësia mes politikanëve dhe biznesmenëve nuk do të thotë që institucionet nuk veprojnë dhe nuk sanksionojnë shkelje dhe nuk i respektojnë ligjet.

Të gjitha institucionet janë në shërbim të qytetarëve për mbrojtjen e shëndetit të secilit. Kjo është arsyeja pse titujt e tillë, të cilët synojnë ta shkatërrojnë besimin në sistemin dhe të shkaktojnë pakënaqësi, mund të ndikojnë vetëm negativisht në publikun dhe e gjithë kjo mund të rezultojë në dëmtim të shëndetit publik.

Ky është vetëm edhe një artikull më shumë në këtë portal me raportim dhe manipulim të njëanshëm të publikut në favor të një partie të caktuar politike.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.