PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: RRËFIM TRONDITËS NGA STOLTENBERG: KINA DO TË NA TEJKALOJË NË GJITHÇKA!

 

Më datë 11.06.2020, web portali  Mkdpress.site publikoi artikull me titull senzacional RRËFIM TRONDITËS NGA STOLTENBERG: KINA DO TË NA TEJKALOJË NË GJITHÇKA!. Në tekst transmetohet deklarata e sekretarit gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, për Bi-Bi-Si në të cilin thuhet se Pekingu gjoja se po i afrohet Perëdimit në mënyra të ndryshme – në Arktik, në sajber-hapësirën dhe infrastrukturën kritike, përfshirë dhe telekomunikimet. Njëkohësisht në deklaratën e tij thotë se „ është e rëndësishme që Britania të rikonsiderojë rolin e Huawei në 5G rrjetin e saj me qëllim që të sigurojë mbrojtjen e saj.“

Link nga artikulli origjinal këtu.

FAKT/E

Përshtypje të madhe lë titulli i tekstit, i cili përveç asaj që është senzacional, i njëjti është plot me gabime drejtshkrimore. Është e dukshme që titulli i këtillë ka për qëllim të tërheqë sa më shumë klikime dhe me këtë më shumë lexues.

Përkatësisht, sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, me të vërtetë deklaroi se Kina po i afrohet perëndimit në aspekte të ndryshme. Megjithatë, sekretari gjeneral Stoltenberg aspak nuk ka deklaruar se Kina do të tejkalojë Aleancën në gjithçka. Përkundrazi, ai potencoi se NATO nuk e sheh Kinën si armik të rri ose kundërkandidat. Përveç kësaj, ai theksoi dhe se „përparimi i Kinës fundametalisht ndryshon balansin global të fuqive, kurse liderët e NATO-s, udhëheqësit e shteteve dhe qeverive, kur u takuan në Londër në dhjetor, ata për herë të parë në historinë e NATO-s, u dakorduan se NATO duhet të përballohet me pasojat, pasojat e sigurisë dhe nga përparimi i Kinës.“

Për rreziqet e sigurisë nga 5G rrjeti, ku Huawei shfaqet si operator, kemi shkruar dhe më herët. Një nga figurat udhëheqëse të Huavei është ish gjenerali i armatës kineze, kurse lidhjet e saj me Partinë komuniste të Kinës janë dëshmuar disa herë. Në shtetet autoritare si Kina, i ashtuquajturi sektori privat dërgon alarmin për sigurinë sidomos për shkak të faktit që numri më i madh i sulmeve në sajber sferën mbi Perëndimin vijnë nëpërmjet sektorit të biznesit, kurse orkestrohet nga sulmues militantë të cilët veprojnë shpesh si „hakerë patriotë“.

Së këtejmi, apeli i sekretarit gjeneral të NATO-s drejt Britanisë së Madhe është për shkak të efikasitetit dhe efektivitetit (ku mbrojtja dhe siguria qëndrojë krah për krah me cilësinë e shërbimit). Me standarde të barazuara dhe protokole për mbrojtje, ku operatorët janë partner i besueshëm, rreziku nga kërcënimi i mbrojtjes dhe sigurisë zvogëlohet. Pa këtë 5G është më e ndjeshme në sulme, kurse me këtë dhe interoperabiliteti i NATO alenacën do të vihej në pyetje.

Ekipi i F2N2 e vlerëson këtë tekst si ‘klik – bejt’ titull, i cili ka për qëllim të tërheqë sa më shumë lexues dhe ndjekës. Mos beso në gjithçka që lexon. Lexo vetëm informata të besueshme dhe të kontrolluara.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.