PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: SHEKERINSKA PO E MBYLL NJËSITIN MË ELITARË TË ARM-SË, UJQËRIT

 

Ish Drejtori i Drejtorisë për siguri të informacioneve të klasifikuara, profesor Aleksandar Nacev, në profilin e tij në fejsbuk, më 21 maj, publikoi një status në të cilin thotë se “ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska do ta mbyll njësitin më elitar të ARM-së, Ujqërit”.

Statusi i tij është marrë nga ana e disa portaleve Magazin.mk,Opserver.mkVecer.mkVesnik.com.Portali Magazin me titullin orienton në atë se ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska po e mbyll njësitin “Ujqërit”. Në tekstin qëndron statusi i plotë i Nacev, sipas të cilit, pjesëtarëve të njësiti “Ujqërit”, gjoja u është thënë se rreth tridhjetë prej tyre duhet “vullnetarisht” të kërkojnë transferim dhe të zhvendosen në vende tjera punë në njësitet tjera të ARM-së. Këto kërcënime dhe shty[je janë pasojë e menaxhimit joprofesional me Ministrinë e mbrojtjes, ndërsa ndikon edhe në moralin e ushtarëve më të përgatitur dhe më elitar, nënçmohen ata të cilët të parët vendosen në frontin e luftës.

FAKT/E

Portalet të cilët e kanë publikuar këtë lajm vetëm e kanë shfrytëzuar statusin e Nacevit, pa e kontrolluar paraprakisht saktësinë e informacionit, gjegjësisht të kërkojnë përgjigje për këtë nga autoritetet e përmendur në statusin.

Në këtë “lajm” ka reaguar ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, me një status në profilin e saj në fejsbuk, në të cilin thotë se bëhet fjalë për gënjeshtra të cilat kanë për qëllim ta minojnë Armatën.

Si përgjigje e këtyre gënjeshtrave thotë se Armata është anëtare e NATO-s, me pajisje të reja, rroga të rritura, ministër i cili sjellë vendime në NATO, e cila luanë rol të rëndësishëm në epideminë.Gazetarët sipas Kodeksit të gazetarëve duhet të publikojnë informacione të sakta dhe të verifikuara. Nëse informacioni nuk mund të konfirmohet, ose bëhet fjalë për supozim, gjegjësisht spekulim, ajo duhet të thuhet dhe të publikohet. Saktësia e informacionit duhet të verifikohet aq sa është e mundur.

Ky “lajm” është pjesë e narrativeve që kanë përqëllim të shkaktojnë zemërim dhe pakënaqësi tek qytetarët, dhe të nxisin mosbesim në institucionet dhe sistemin.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.