Nëpërmjet rrjeteve sociale në ditët e kaluara, shpërndaheshin dezinformata se fituesi i çmimit Nobel për paqe, Denis Mukvege, ka dhënë dorëheqje nga udhëheqësia e dy grupeve punuese KOVID-19 në Kongo, sepse ka qënë i këshilluar të manipulojë me numrat e pacientëve.

Në tekstin që shpërndahet së bashku me fotografinë e mjekut thuhet:

D–r Denis Mukvege sapo ka dhënë dorëheqje nga ekipi përgjegjës për „Kovid-19 “. Ai deklaron: „Unë në asnjë rast nuk mund të ndot çmimin tim Nobel për paqe në këmbim për para, neve na urdhëruan të shpallim çdo sëmundje dhe çdo person të vdekur, pasojë e koronavirusit. Pas 100 shembujve të shqyrtuar, asnjë prej tyre nuk doli pozitiv“.

Pretendimi i cili përhapet në mënyrë virale është shpekulim. Mukvege hodhi poshtë citatet që shkruhen në postimet virale të cilat përhapen nëpër rrjetet sociale.

Mukvege fitoi çmimin Nobel për paqe në vitin 2018 së bashku me Nadia Murad. Në 30 mars të vitit 2020 ai emërohet si kryetar dhe zëvendës kryetar i dy grupeve punuese të cilat luftojnë kundër pandemisë së KOVID-19 në provincën Kivu Jugor.

Më 10 qershor ai dorëzon dorëheqjen e tij të plotësuar me deklaratë në të cilën akuzon për testim të ngadalshëm, mungesë të masave për prevenim dhe probleme organizuese. Ai nuk përmend asnjë nga arsyet të vendosura në shkrimet të cilat po përhapen në mënyrë virale nëpërmjet rrjeteve sociale, siç janë „paratë“ ose manipulimi me numrin e rasteve.

Personi për komunikime i Dr.Denis Mukvege, Maud Salome Ekila, për Agjencionin global gazetaresk për kontrollim të fakteve AFP Fact Check ka deklaruar se publikimet janë „lajme të rreme“.

 

„Këto nuk janë fjalët e d-r Denis Mukvege“, tha ajo më 18 qershor. „Është e pabesueshme që mediat dhe njerëzit nëpërmjet Internetit i shpërndajnë këto informata të rreme kur kemi llogari zyrtare ku dorëheqja e tij u sqarua dhe u arsyetua me deklaratë“.

 

Vetë Mukvege postoi në tviter se publikimet nuk janë „origjinale“ dhe publikoi linqe nga profilet e tij zyrtare në rrjetet sociale.

 

Përkatësisht si arsye për dorëheqjen e tij Dr.Denis Mukvege thekson dy vështirësi të cilat kanë pamundësuar që në mënyrë efikase të zhvillohet strategjia e tyre:

Nga njëra anë, pamundësia për të poseduar në provincën tonë RT-PCR që mundëson shpejtë të vërtetohet diagnoza e Kovid. Koha e nevojshme, më shumë se dy javë, për tu fituar rezultatet nga mostrat e dërguara deri te INRB në Kinshasa, paraqet hendikepim të madh për strategjinë tonë të bazuar në „testim, identifikim, izolim dhe mjekim“.

Nga ana tjetër, lehtësimi i masave për prevenim nga ana e popullatës tonë, mohimi i realitetit, pamundësia për të zhvilluar masa për barierë, ndjeshmëria e kufijve tanë me kthimin masiv të mijëra bashkëatdhetarëve nga vendet fqinje pa iu nënshtruar karantinës, zvogëloi efikasitetin e strategjisë sonë. Prandaj, vendosa që të jap dorëheqje nga obligimet e mia si zëvendës kryetar i Komitet Multisektorial për përgjigje ndaj koronavirusit në provincën tonë dhe si kryetar i Komisionit për shëndetësi, që të përkushtohem tërësisht në përgjegjësitë e mia mjekësore dhe të mjekoj këtë valë pacientësh në spitalin „Panci“.

 

Shkrimi manipulativ i cili përhapet në mënyrë virale në rrjetet sociale ka për qëllim të shkaktojë përshtypje të gabuar për ndonjëfarë skenar me të cilin do të mbështeten teoritë e konspiracionit, sipas së cilave KOVID-19 nuk ekziston. Të gjithë të sëmurët ose të vdekurit, gjoja se në mënyrë të rrejshme numërohen si viktima të koronavirusit.  

Por pandemia e KOVID-19 fatkeqësisht është realitet. Prandaj është e nevojshme rritja e vetëdijes dhe të mos lejojmë të jemi të manipuluar, por të mbrojmë veten dhe të afërmit tanë. Vetëm kështu do të japim kontributin tonë në luftën me koronavirusin.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.