Qëllimi përfundimtar në gjithë format e propagandës dhe dezinformatës është i njëjtë: ato duhet tju bindin të besoni në një lajm apo informatë të caktuar, e cila drejtpërdrejtë ose gradualisht do ju nxitë drejt një sjellje ose veprimi të caktuar. Pa marrë parasysh vallë do të reagoni menjëherë apo më vonë, vallë informatat gradualisht apo në mënyrë instante do të ndikojnë mbi ne, qëllimi nuk ndryshon. Ai gjithmonë është marrja e kontrollit mbi ju dhe mënyrat se si silleni. Propaganda është aftësi e zhvilluar për programim social të sjelljes së masave ose grupeve të caktuara të popullatës.

 

Duke u kthyer drejt teorive të konspiracionit, të cilat shpesh operojnë në zonën e hirtë mes racionales dhe joracionales, duhet të theksohet se kultivimi i teorive të konspiracionit është një nga mënyrat më efikase për të krijuar tokë pjellore për përhapje të shpejtë të dezinformatave. Në botën magjike të konspiracioneve gjithçka është e mundur: fundi i botës, katastrofa të mëdha, konflikte, luftëra, ndërhyrje të forcave të errëta dhe çka mos. Njerëzit të cilët janë perceptues të teorive të konspiracionet më lehtë do tu besojnë dezinformatës kur ajo do të ndërthurret me teoritë ekzistuese të konspiracionit dhe narracioneve okulte. Dezinformata bëhet vetëm një pjesë e rre në mozaikun të cilin ata veçmë në mënyrë kognitive e kanë formuar.

 

Kompleksiteti i mendjes së njeriut tregon se ndonjëherë janë të nevojshme mjete të ndryshme për të bindur njerëzit në dezinformata. Gjatë historisë janë zhvilluar një sërë teknikash propagandiste të cilat eksploatojnë besimin e njeriut në të mbinatyrshmen, në atë që tejkalon mendjen dhe perceptimin tonë. Të numërta janë eksperiencat dhe dëshmitë për individë dhe grupe të cilët kanë zhvilluar kulte dhe lëvizje të ndryshme, që më vonë të zbulohet se këto grupe dhe lëvizje kanë qënë rreptë të manipuluara, shpesh me pasoja tragjike. Manipulatorët e tillë zakonisht kanë sukses që rrejshëm të prezantojnë veten si ndërmjetësues ose mediume të forcave më të larta mbinatyrore, të cilat pra duhet ndjekësve të tyre tu zbulojnë ndonjë të vërtetë të madhe, si për shembull ardhjen e fundit të botës. Në klasifikimet sociologjike, kultet vlerësohen si „grupe të cilat ndjekin ide devijante ose besime të rreja të caktuara“. Në realitet këto ide të rreja ose devijante shumë vështirë mund të ndahen nga besimet e përditshme, kështuqë viktima të manipulimeve të tilla shpesh mund të bëhen madje edhe ata të cilët nuk e vlerësojnë veten si supersticiozë.

 

Teknikat për manipulim dhe kontrollim të cilat janë zhvilluar në kulte janë hulumtuar gjithpërfshirësisht, kurse propagandistët e aftë luftarako-politikë nga afër janë njoftuar me dobësitë e mendjes së njeriut dhe afiniteti i tij për tu kontrolluar nga të ashtuquajturit „ndërmjetësuesit e së mbinatyrshmes“. Këto teknika për fat të keq shpesh përdoren madje edhe në komunikimin e përditshëm dhe në propagandën ditore politike. Informatat për mrekulli të ndryshme, ndodhi mbinatyrore dhe fuqi misterioze, zakonisht në mediat e sotshme hasen në rubrikat marginale, siç janë zbavitje, jetë, stil, të ndryshme dhe të ngjajshme. Edhe pse konsumimi i tyre ndonëse shërben vetëm për zbavitje dhe kalimin e kohës, ato shpesh mund të kenë efekt shumë më serioz, përndryshe të vënë në kornizë dhe të ndryshojnë mënyrën se si ju shihni botën rreth jush, sidomos kur tajmingu për to është i përshtatshëm.

 

Mediat tona posedojnë mjaf përmbajtje të cilat kufizohen me okulten dhe mbinatyroren, dhe tentojnë të „kënaqin nevojat“ e lexuesve të cilët janë supersticiozë. Në shkrimin „Profecia e cila do ju ngrijë gjakun në vena: Çka ka parashikuar Baba Vangja për vitin 2020“, për shembull mund të zbulojmë se sipas Baba Vangjës, në vitin 2020 në Europë do të ketë konsiderueshëm më pak popullatë, planeti thuajse do të jetë i papopulluar që do të jetë pasojë e një lufte të madhe botërore, kurse në vitin 2028 njerëzit do të fluturojnë drejt Venerës, ku do të gjehen burime të rreja të energjisë.

 

Në media të tjera pra mund të zbulojmë se „aktivistja ekologjike Greta Tunberg është udhëtare në kohë e cila ka ardhur për të na paralajmëruar“, kurse këtë përfundim  përdorues të numërt të rrjeteve sociale e kanë nxjerë nga fotografi e vjetër 120 vite në të cilën shihet një vajzë e cila fizikisht përngjan shumë me Greta Tunberg.

 

Shembujt për përmbajtje të këtilla të cilat shkaktojnë ethe (ose pra qeshje) te lexuesit janë të numërta, mirëpo për temën tonë, dezinformatat dhe propaganda, sidomos interesante janë ato të cilat kanë qëllime politike-manipulative. Në shkrim të mëhershëm në këtë servis janë shqyrtuar një sërë tekstesh manipulative në kontekst të vizitës së Papës në shtet më 7 maj të vitit 2019.

 

Nostradamus duket se është autoriteti më i lartë në zhanrin e pseudo-zhurnalistikës okulte dhe shpesh haset në onlajn shkrimet. Profecitë e tij janë çdoherë inspirative për tu lidhur me ndodhitë më aktuale, qofshin ato edhe në ndonjë nivel lokal në Maqedoninë e vogël. Sidoqoftë, një sërë shkrimesh se Nostradamus ka paraparë se „kleriku romak (Papa) do të jetë i vrarë në vendin të cilin e takojnë dy lumenjë në muajin kur  lulëzojnë trëndafilat“, i tejkaluan e fektet e shkrimeve të zakonshme për të mbinatyrshmen.

 

Në lidhje me profecitë e Nostradamusit në mediat maqedonase është regjistruar edhe një shkrim popullar nga tetori i vitit 2018. Ai ka të bëjë me profecinë gjojase: „në kohën moderne në Maqedoni do të qeverisë një qeverisës i mangët i cili do të tentojë të shkatërrojë emrin e Maqedonisë dhe Maqedonasve në përgjithësë vetëm që tu bëj nder qeverisësve të tjerë“.

 

Cilat janë qëllimet dhe efektet e përmbajtjeve të këtilla? Duhet thënë se ato kanë efekt potencial të fuqishëm në një moment të caktuar shoqëror dhe politik, përndryshe mund të kenë ndikim serioz mbi atë se si interpretohen evente aktuale të caktuara.

 

Lajmi i parë për profecinë në lidhje me vrasjen e klerikut romat përputhet me narracionet të cilat gërrmojnë autoritetin e kishën romako-katolike dhe Vatikanit, si një nga përbërësit kryesorë të civilizimit Perëndimore. Këto narracione vënë në kornizë vetëdijen e lexuesit se „Papa është objektiv i mundshëm i dhunës dhe tentimit për vrasje sepse janë të numërt ata që nuk e duan“.

Kurse nëse janë aq të numërt ata që nuk e duan, kjo domethënë se ai dhe kisha romake katolike nuk janë as të shenjtë e as të pamëkatshëm, duke i implikuar menjëherë narracionet anti-vatikane dhe teoritë e konspiracionit sipas të cilave Vatikanë në prapaskenë po kontrollon politikën botërore.

 

Dhe profecia (gjojase) e dytë e Nostradamusit, gjithashtu, ka përdorim të përshtatshëm në momentin aktual politik. Në të konkretisht përmendet Maqedonia dhe ndërrimi i emrit, i kryer nga një „qeverisës i mangët“. Edhe pse këto shkrime nuk kanë asnjë validitet gazetaresk, ato janë pa burime dhe referenca precize, dhe transmetohen si profeci të errëta dhe legjenda, prap së prap ato kanë për qëllim senzibilitetin e lexuesve të cilët kërkojnë kuptim mbihistorik ose kontekst mbinatyror për ndodhitë në të cilat kalojnë. Ashtu siç shpjegon dhe Rolan Bart në Mitologjitë“ e veta, tekstet e këtilla kuptimin e tyre e nxjerrin „jo nga denotacioner, por nga konotacionet“, përndryshe kuptimi i vërtetë i tekstit është në simbolizmin e thjeshtësuar, përderisa „konotacionet e tekstit kthehen në denotacione të rreja për një varg të rri konotacionesh“. Me fjalë të tjera, teksti dhe këto „informata“ kanë për qëllim që të mitologjikojnë realitetin tonë dhe vetëdijen e lexuesit ta tejkalojnë në „dimenzion mbihistorik dhe mbiracional“.

 

Teknikat e këtilla të bindjes, nuk janë as zbavitëse e as serike. Ato kanë potencial serioz për çdofarë manipulimi me atë që bindin lexuesit të ç’kyçë shqisat kognitive dhe vetëdijen kritike dhe të lëshohen në narracionin dhe interpretacionin e „ndërmjetësuesit e të mbinatyrshmes dhe mbihistorikes“. Ndonjëherë kjo është Baba Vangja, ndonjëherë është Nostradamus, kurse ndonjëherë është ndonjë udhëheqës politik lokal ose botëror.

 

Dimenzioni i dytë krucial i këtyre shkrimeve dhe informatave të qëllimshme dhe targetuese është që të formojnë „vertikalen simbolike“ për informatat, përndryshe eventet ditore ose aktuele drejtpërdrejtë ti lidhin me nivelet më të larta të historisë, shpirtërore dhe fuqive mbinatyrore të cilat e kontrollojnë realitetin. Ai i cili të tjerët do të bindë se mundet dhe di se si të ndërlidhë këto nivele fiton ndikim të madhë në atë se si t’ua interpretojë realitetin të tjerëve, kurse me këtë edhe ti kontrollojë.

 

Sead Xhigall,
Dhjetor 2019.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.