PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Edhe një tekst me tentim për të promovuar mitet dhe misteret lidhur me koronavirusin

Titulli origjinal: SHKENCËTARËT NA KANË GËNJYER PËR KORONËN: Pesë fakte të cilat deri më sot mbetën misterioze

Portali Ulica.mk publikoi tekst në të cilin shpreh 5 gjoja se fakte misterioze për koronavirusin.

Sipas autorit të tekstit disa informata të dhëna nga ekspertët për virusin, gjoja janë dëshmuar si të pasakta dhe se nuk ka përgjigje prej tyre deri më sot.
Për koronavirusin akoma më shumë po flitet se është më shumë murtajë ekonomike sesa shëndetësore. Informatat kontradiktore nga ekspertët mjeksorë, të cilët dhanë informata hutuese që u dëshmuan si të pasakta, gjithashtu kontribuan për këtë deri në një shkallë të caktuar.’’

 

Link nga teksti origjinal mund të gjeni këtu.

FAKT/E

Për “pretendimet e tyre dhe faktet misterioze” ekipi i F2N2 përgjigjet me informata të sakta të mbështetura me fakte nga burime zyrtare.

  1. Njerëzit nuk mund ta transmetojnë virusin në kafshë

Pretendim: „Fillimisht flitej se virusi është transmetuar nga lakuriqi i natës, kurse më vonë shkencëtarët vendosën se njerëzit nuk mund të transmetojnë infeksionin në kafshë. Kur u zbulua se disa pronarë kanë infektuar macet dhe tigrat e tyre, shkencëtarë menjëherë „shpjeguan“ se virusi ka hasur mutacion dhe transmetimi në kafshë përsëri ka filluar!“

 

Ajo që duhet të dimë është se shkencëtarët “nuk vendosin” vallë njerëzit munden apo jo të transmetojnë infeksionin te kafshët e tyre.

Sipas Qendrës për kontrollim të sëmundjeve dhe prevenim në SHBA nuk dihet burimi i saktë i shfaqjes aktuale të Kovid-19, por dihet se ka origjinën nga kafshët. Në këtë moment nuk ka dëshmi se kafshët luajnë rol të rëndësishëm në përhapjen e virusit që shkakton COVID-19. Rreziku nga kafshët që përhapin COVID-19 te njerëzit vlerësohet se është i vogël. Akoma po mësojmë për këtë virus, por duket se mund të përhapet nga njerëzit te kafshët në disa situata.  Qendra gjithashtu shpjegon se punon me partnerë për mbrojtje shëndetësore të njerëzve dhe kafshëve për të ndjekur situatën dhe do të vazhdojë të azhurojë infromatat. Janë të nevojshme studime të mëtutjeshme për të kuptuar vallë dhe si kafshë të ndryshme mund të preken nga COVID-19. Rasti i parë në SHBA me testimin e kafshëve pozitive për COVID-19, ishte tigër në kopshtin zoologjik në Njujork. Shërbyesit e shëndetit publik besojnë se këto mace të mëdha janë sëmurur pasi që kanë qënë në kontant të afërt me të punësuar në kopshtin zoologjik, e cila ka qënë e infektuar me virusin. Por hetimi vazhdon. Akoma kryhen hulumtime detale për transmetimin e virusit nga njerëzit te kafshët dhe anasjelltas.

 

  1. Të rinjtë dhe të shëndoshët janë rezistentë

 

Pretendim: „Në fillim, shkencëtarët pretendonin se të rinjtë dhe të shëndoshët janë të mbrojtur, sepse virusi i sulmon ata me imunitet të dobët dhe obesitet. U bë e qartë se kjo nuk është e saktë, prandaj njerëzit të cilit kanë qënë të kyçur aktivisht në sport, janë kujdesur për ushqimin dhe regullisht kanë kontrolluar shëndetin e tyre, kanë arrirë dhe deri në respiratorë“.

 

Nuk është e vërtetë se të rrinjtë janë më pak të ndjeshëm ose se virusi i sulmon vetëm të moshuarit. Të gjithë që vuajnë nga ndonjë sëmundje tjetër anësore janë më pak imunë në infeksion, pa dallim të moshës. Portali nuk ka dhënë fakte se njerëz tërësisht të shëndoshë janë infektuar, përndryshe kanë pasur simptome të rënda të sëmundjes. Qendra për prevenim dhe kontrollim të sëmundjeve në SHBA shpjegon se cilat kategori të njerëzve janë të ekspozuar në rreik më të madh dhe cilët duhet të ndërmarrin masa plotësuese kujdesi.

Në këto kategori bëjnë pjesë personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje respiratore kronike, me sëmundje kardiovaskulare, personat me diabet, personat me imunitet të dobët, personat me astmë, personat të sëmurë me HIV, persona me sëmundje në pakreas, personat që vuajnë nga demencia, personat me nevoja të posaçme, gratë shtatëzënë, të pastrehët dhe refugjatët (për shkak të kushteve në të cilat jetojnë, në kushte minimale higjienike).

 Testit del „negativ“, kurse personi „pozitiv“

Pretendim: Pretendohet se : „Mijëra PSR teste kryhen çdo ditë në çdo vend dhe ato u treguan si të pabesueshme. Më saktë, për shumicën, këto teste të shpejta treguan se janë „negativ“, kurse pas tre ditësh janë pranuar në spital si „pozitiv“.

Testet e shpejta nuk janë të besueshme sepse tregojnë vetëm vallë është prezent virusi, e jo vallë personi është i infektuar, përndryshe se është e mundur personë të jetë në periudhë inkubacioni…

Sipas analizave të univerzitetit Xhon Hopkins, PCR testet e shpejta mund të dëshmojnë prezencën e virusit në momentin e testimit dhe nuk mund të dëshmojnë vallë një person më herët ka qënë i infektuar dhe është shëruara, kurse në nivel global këto teste përdoren shumë pak. Llojet më të përhapura të testeve të cilat përdoren për identifikimin e Kovid19 janë testet serologjike ose testet e gjakut, të cilat i përdorin dhe institucionet shtetërore. Veçmë ekipi ynë ka hulumtuar për llojet e testeve që përdoren në Maqedoninë e Veriut dhe ka konstatuar se testet e shpejta ose PCR testet janë „ndihmëse gjatë diagnostifikimit të pacientëve të dyshimtë për SARS-CoV-2, në relacion me fotografinë klinike dhe rezultatet e testeve të tjera laboratorike. Rezultatet nga qSARS-CoV-2 IgG/IgM Rapid Test nuk mund të përdoren si bazë e vetme për diagnostifikim.“. Këti teste të shpejta shpesh mund të japin imixh të gabueshëm për prezencën  e virusit nëse kryhet në vetë fillimin e infeksionit sepse siç cekëm, ky test detekton vetëm një lloj gjeni të virusit. Prandaj dhe  Organizata Shëndetësore Botërore nuk i rekomandon këto lloje të testeve. Gjithashtu shumica e shteteve nuk i përdorin.

 

  1.  Cili është ilaçi për korona?

Pretendim: „Fillimisht, njerëzit pa simptoma janë dërguar në shtëpi, kurse pastaj njerëzit janë trajtuar me „hlorokin“, përderisa disave u janë dhënë antibotikë dhe janë shëruar. Enigma akoma më e palogjikshme është ajo në të cilën thuhet se njerëzit që kanë pasur kovid mund përsëri të infektohen“.

Autori nuk jep informata të sakta për cilat shtete pretendon se kanë dërguar të infektuarit pa simptoma në izolim, edhe pse raste të tilla ka pasur për shkak të faktit që nuk u është nevojitur ndihmë mjekësore, sepse një pjesë e madhe e të infektuarve nuk shprehin simptoma dhe nuk kanë vështirësi. Sa i përket Hlorokinit dhe antibiotikëve, ato janë në fazë eksperimentale në mungesë të vaksinës. SHBA-të ishin të parët që publikuan këtë ide për kombinimin e antibiotikëve me hlorokin dhe hidroksihlorikin, kombinim i ilaçeve që përdoren për mjekimin e malaries, kurse pastaj dhe Rusia, për të cilën veçmë kemi shkruar.

Sa i përket asaj vallë mund përsëri të infektoheni, Organizata Shëndetësore Botërore është e qartë: Nëse jeni infektuar duhet të mjekoheni dhe nuk do të jeni të infektuar për gjithë jetën. Por, gjithësesi ekziston mundësia për infektim të përsëritshëm nëse eksponoheni dhe nuk mbroheni, përndryshe nëse nuk respektoni rekomandimet.

5. Si në fakt transmetohet?

Pretendim: „Ekspertët vazhdojnë të inspirojnë njerëzit të mbajnë maska dhe dorëza në hapësira të mbyllura, si dhe thonë se virusi transmetohet me grimca. Fillimisht thanë të lajmë duart regullisht, e pastaj filluan të kërkojnë që të gjithë të mbajnë dorëza. Në Amerikë është vërtetuar se person i cili me muaj nuk ka pasur asnjëfarë kontakti me njerëz është infektuar me virusin“.

Rekomandimi i Organizatës Shëndetësore Botërore është që të mbahen maskat në hapësira publike, kur kujdesemi për persona të sëmurë ose persona për të cilët dyshojmë se janë të infektuar, por të jemi të kujdesshëm kur heqim maskën sepse ka rrezik kontaminimi. Dorëzat nuk janë përmendur në këto rekomandime të Organizatës Shëndetësore Botërore, por secili shtet në mënyrë të pavarur vendos masat mbrojtëse, nvarësisht nevojave. Kështu, Maqedonia e Veriut u rekomandon qytetarëve të mbajnë vetëm maska. Kurse vlejnë dhe rekomandimet për larjen e duarve regullisht.

Rasti për të infektuarin pa kontakt dhe pa udhëtim jashtë shtetit është i vërtetë. Por, akoma po hetohen rrethanat në të cilat ka jetuar. Ka dhe raste të tjera të këtilla, prandaj po hetohet vallë virusi transmetohet vetëm nëpërmjet kontaktit direkt me person të infektuar.

 

Është e qartë se në asnjë nga pikat e shprehura nga ana e portalit nuk fshihen mistere.

Të gjithë informatat për koronavirusin KOVID-19 janë publikisht në dispozicion. Të mos lejojmë të vihemi në hutim. Ngelet e jona vallë do të besojmë në gjithë tekstet ose do të kontrollojmë faktet dhe do të zbulojmë të vërtetën.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.