Një nga mjetet më shpesh të përdorur për përhapjen e retorikës nacionaliste është pohimi se çdoherë ka pasur njëfarë konspiracioni kundër Maqedonisë. Kontesti për emrin me Greqinë dhe zgjidhja e tij nuk ndihmoi në zgjidhjen e kësaj çështje, ndërsa ngjarjet kryesore historike, siç është referendumi për ndryshimin e emrin dhe miratimi i ndryshimeve kushtetuese, të cilat rezultuan nga Marrëveshja e Prespës, u shfrytëzuan për përhapjen e histerisë së atillë. Megjithatë, atë që askush nuk e priste me këtë skenar konsiston me atë që u fajësua gjiganti i informacionit Google.

Tanimë nuk do të ekzistoj mbiemri “maqedonas” dhe gjuha maqedonase?

Në fund të muajit gusht të vitit 2018, një ditë para referendumit për ndryshimin e emrit, u publikua tekst në të cilën pohohej se Google e ka fshirë gjuhën maqedonase dhe si opsion e ofron gjuhën bullgare. Fakti që ky rast u theksua në artikullin: Si e dëmtuan dezinformatat Referendumin në Maqedoni, në bllogun e Fondit Gjerman Mareshal të SHBA-së (Organizatë jopartiake, joprofitabile e themeluar si dhuratë e Gjermanisë si monument i përhershëm për ndihmë nga Planit të Mareshalit), dëshmon se kjo nuk duhej të neglizhohet.

Është më se e qartë, se ky narracion për dezinformim “e arriti qëllimin e tij”, kështu që edhe një sulm kundër Google, kësaj radhe për filialin e tij YouTube, ndodhi më 13 janar të vitit 2019, duke pohuar se YouTube i fshin këngët e shënuara si “maqedonase” (Macedonian). Përsëri, tajmingu nuk mund të ishte më i përkryer, vetëm dy ditë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese që ndodhi më 11-të janar, në mënyrë implicite duke sugjeruar se Marrëveshja e Prespës e mohon identitetin maqedonas. Tendenca që në mediat sociale të shpërndahen këngët maqedonase dhe të përhapet dezinformata se YouTube i fshin këngët maqedonase mund të vërehet madje edhe në mes të muajit shkurt të vitit 2019.

Ky narracion vazhdoi edhe në muajin mars, por kësaj radhe për atë se kërkuesi botëror Google filloi t’i ndryshoj emërtimet e institucioneve maqedonase, edhe atë një ditë para ndryshimit që me të vërtetë ndodhi, por jo ashtu siç implikonin mediat, por në përputhje me Marrëveshjen e Prespës.

Pse kjo nuk është e vërtetë dhe mbetet të trajtohet vetëm në nivelin e teorisë së konspiracionit?

Nënkuptohet, asnjë storje nuk është e vërtetë. Është fakt se Google, si njëri nga kompanitë më të mëdha të informacionit, shërbimet e veta i ofron në më shumë gjuhë, përfshirë këtu edhe gjuhën maqedonase. Kërkimi në Google (i aksesshëm në gjuhën maqedonase) dhe në Google Translate (ku gjuha maqedonase është përfshirë në mesin e vetëm 103 gjuhëve të aksesshme) është provë e mjaftueshme për një gjë të këtillë. Në të vërtetë, vendimet e miratuara nga kompania private nuk mbështeten në nacionalizëm, por vetëm në logjikën e tregut, përkatësisht ata e marrin parasysh vetëm atë nëse ndonjë shërbim është profitabil ose jo, varësisht nga madhësia e tregut në të cilin ofrohet/shitet shërbimi përkatës.

Pohimi tjetër është madje akoma më komik. Pasi që u paraqit ky tekst, vijoi një valë postimi të këngëve të këtilla në Facebook. Duke bërë kërkime në YouTube kah mesi i muajit shkurt të vitit 2019, mund të gjendeshin një numër i madh i këngëve të shënuara si “maqedonase” (Macedonian), siç mund të shihet këtu. Pa e konsideruar faktin se shkaku i vetëm pse YouTube mund të fshij përmbajtje të caktuara është për shkak të cenimit të të drejtave autoriale, natyrës së përmbajtjes ose për kundërvajtje të tjera, të cilat mund të kontrollohen këtu.

Storja e fundit në të cilën pohohet se Google i ndryshon emërtimet e institucioneve e mbyll rrethin e teorive të konspiracionit se kompanitë e mëdha, siç është Google janë kundër Maqedonisë. Nënkuptohet, në përputhje me Marrëveshjen, institucionet shtetërore maqedonase duhet t’i respektojnë ato përcaktime. Megjithatë, madje edhe me verifikim në Google, pohimet e këtyre mediave janë të rrejshme. Nga ana tjetër, Google bën ndryshime në emërtimin e rajoneve, vendeve, institucioneve lokale, firmave private e kështu me radhë vetëm nëse përdoruesit e Google dërgojnë propozim për ndryshimin e emërtimeve konkrete. Megjithatë, që të mos keqkuptohet se secili mund të bëjë ç’të dojë Google vetëm ofron mundësi të propozohet ndryshimi.

Cila është e vërteta e hidhur?

Këto storje të rrejshme përdoren për nxitjen e euforisë nacionaliste për luftë kundër zgjidhjes së shumëpritur të kontestit për emrin me Greqinë, me ç’rast u hap rruga Euroatlantike e Maqedonisë dhe pozicionimi përfundimtar i saj në botën perëndimore. E vërteta e hidhur konsiston me atë se kompanitë private aspak nuk mërziten për storjet e këtilla dhe punojnë në përputhje me parime krejtësisht të ndryshme – liberale me orientim të tregut, ku profiti është ideologjia e vetme. Interesi i Google është të rritet dhe jo të reduktohet numri i përdoruesve të shërbimeve të tij. Sa më shumë përdorues të joshen aq më mirë për vet kompaninë, meqë me këtë e rrit aftësinë e vet të marketingut. Kjo veçanërisht vlen për YouTube. Të konkludojmë, gjuha maqedonase është gjallë e shëndoshë, assesi më pak në Google dhe YouTube.

E fundit në këtë seri përpjekjesh që të keqpërdoret Google, përmes lojës dhe kombinimit të fjalëve, psh. Radio televizioni i Maqedonisë do të ndryshohet në Radio televizioni i Maqedonisë së Veriut (Severno Makedonska Radiotelevizija – SMRT), u vërejt në mënyrë të rregullt. Të gjitha këto përpjekje, kanë një emërues të përbashkët, e kjo është të manipulohet me ndjenjat nacionale të qytetarëve dhe t’a sulmojnë dhe shkatërrojnë Marrëveshjen e Prespës dhe implementimin e saj.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.