PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Takimi me Aleksandër Soros ka qënë pjesë e iniciativës së tij rajonale për Ballkanin Perëndimor 

Titulli origjinal: “Zaevi nga Sorosi ka kërkuar para, nga Rama vota shqiptare, El Çekës i dhanë bomba për BDI-në?” 

Portali Republika publikoi tekst me titullin e lartëpërmenduar, i cili edhe pse në formë pyetësore prap së prap përmban përgjigjen se Zaevi ka kërkuar para nga Soros, nga Rama vota shqiptare kurse El Çekës i dhanë bomba për BDI-në.

 

„Përkatësisht gjatë takimit me Aleksandar Soros në Ohër, Zaevi ka kërkuar prej tij para për të financuar fushatën dhe për mbështetje nga mediat, kurse si shpërblim dakordohet si kryeministër që nëse realizohet vala e paralajmëruar vjeshtore e migrantëve, për një pjesë prej tyre do të sigurojë rutë të shpejtë për transport drejt Europës veriore, kurse një pjesë prej tyre do ti mbajë në vend dhe qeveria maqedonase do të sigurojë hapësirë dhe kushte për strehimin e tyre.

 

Kurse nga Kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili vlen si i afërm i miliarderit Soros, Zaevi thuhet se ka kërkuar të ndikojë dhe të ndihmojë në sigurimin e votave shqiptare të cilat do të shkojnë në konton e LSDM-së. Përgjigja e Ramës në këtë kërkesë thuhet se ka qënë se shqiptarët janë qytetarë të lirë dhe se ai këto vota nuk i mban në xhep, duke potencuar se nëse përfshihet do t’i mbetet hatri BDI-së. Portali jozyrtarisht ka zbuluar se Zaevi ka dhënë informatë se funkcioner i lartë policor ka udhëtuar në Çikago dhe ka realizuar takim me El Çekën duke e furnizuar me materiale të cilat në periudhën e ardhëshme do të konfrontojnë BDI-në“, thuhet në tekstin e Republikës.

FAKT/E

Përveç bosh teorive të konspiracionit, portali Republika nuk ofron asnjëfarë dëshmie mirëpo bazohet në burimet e tyre jozyrtare.  Përmbajtja e tekstit është e rremë dhe përshkrim i paverifikuar për rastet dhe personat e përmendur duke i prezentuar si pjesë ose rezultat i ndonjëfarë plani të fshehtë (konspiracioni). “Konspiracioni” nënkupton shoqërim dhe veprim sekret i një grupi njerëzish, në rastin kryeministri Zaev, Aleksandar Soros, kryeministri shqiptar Rama dhe El Çeka se gjojase “duan të realizojnë interesat personale ” të cilat janë “të dëmshme” për shtetin.

Përkatësisht, nga takimi me djalin e Xhorxh Soros, Aleksandar Soros në Ohër, gjojase ka rezultuar “plani i fshehtë”.  Në mungesë të dëshmive për gjithë këtë “gjojase plan”,  teksti mund të klasifikohet si teori konspiracioni medial, krijuar nga portali Republika.

Portali Republika ka publikuar edhe një sërë fotografish në tentim për ti dhënë rëndësi dhe besueshmëri sa më të madhe tekstit në mungesë të fakteve. Fotografitë sipas tyre duhet të tregojnë sigurimin e madh të organizuar për Aleksandar Soros. Atë që portali nuk e tregon është se në të njëjtën ditë në Ohër qëndrojnë dy kryeministra dhe një president (kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, presidenti i Serbisë), si dhe përfaqësues të lartë të Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Komisionit Europian, Bankës Europiane për zhvillim, etj. Helikopter dhe sigurim i madh policor është procedura standarde për vizita të funkcionerëve të lartë.

Qeveria me përgjigje të shkruar verifikon cili është qëllimi i takimit:  Aleksandar Soros është takuar me Zaevin në Ohër për shkak të „mini Shengenit“ , i cili ka qënë pjesë e iniciativës së tij rajonale për Ballkanin Perëndimor. Takime janë realizuar edhe me përfaqësues së Komisionit Europian, Bankës Europiane për zhvillim, Bankës Europiane për investim, Këshillit rajonal për bashkëpunim, si dhe me zëvendës kryetarin e Fondacionit Shoqëri e hapur Aleksandar Soros, të cilët siç thonë nga Qeveria, angazhohen për përmirësimin e të drejtave njerëzore, drejtësi, shëndetësi  dhe arsim më të mirë.

Lajmi me këtë titull dhe përmbajtje në të cilin fshihet teori konspiracioni, i krijuar nga portali Republika, pa asnjëfarë dëshmi zyrtare apo kredibile, prap së prap pa u verifikuar vazhdon të transmetohet për një kohë të shkurtë në një numër të madh portalesh : pressingtv.mkvecer.mkkurir.mkvesnik.comdigitalnews.mk,  lider.com (më vonë është fshirë), ekonomski.mkinfomax.mk (më vonë është fshirë), ripostmk.comdenesen.mk.

Qëllimi i kësaj teorie të konspiracionit medial është interes politik. Si bazë është marrë informata për takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Ohër dhe më tutje krijohet dezinformatë me elemente të teorisë së konspiracionit, për të manipuluar me publikun për gjojase plan të fshehtë të kryeministrit Zaev i cili është i dëmshëm për popullin. Me këtë hutohet publiku për punën e Qeverisë dhe kryeministrit. Rezultati i njoftimit medial të këtij lloji gjithsesi është i dëshmëm për publikun.

Aleksandar Soros është pjesëmarrës në shumë forume të ngjajshme në mbarë botën. Pjesëmarrja e tij në mini-shengen samitin në Ohër është precedent mbi të cilin mund të ndërtohet teori konspiracioni. Për shembull, vetëm disa ditë pas samitit në Ohër, Aleksandër Soros morri pjesë në Forumin e paqes në Paris  (11-13 nëntor), së bashku me shumicën e liderëve botërorë, përfshirë dhe liderët nga rajoni.

 

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.