PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

HOLANDA VLERËSON SE MAQEDONIA E VERIUT ËSHTË E GATSHME PËR NISJEN E NEGOCIATAVE ME BE-NË

 

Titulli origjinal: “Timonie nuk është vetëm – Edhe një goditje për Zaevin nga ana e një ambasadori të BE-së

Portali Express.mk ka publikuar tekst me titull në të cilin thuhet se ambasadori i Francës Timonie, nuk është vetëm, duke menduar në “goditjen” që ia dha Franca shtetit tonë lidhur me nisjen e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE. Kësaj ia ka lidhur edhe “një goditje” tjetër nga ambasadori I Holandës në Maqedoninë e Veriut, Dirk Jan Kop, lidhur me deklaratën e tij nga një tribune e organizuar nga Transparency International-Macedonia.

FAKT/E

Duke analizuar titullin dhe përmbajtjen e tekstit, vihet në përfundim se bëhet fjalë për një spin klasik. Në përmbajtjen e tekstit duket se tema është për një tribunë të organizuar nga  Transparency Internacional Macedonia , në kuadër të projektit “Vlerësimi i brishtësisë nga korrupsioni në politikat dhe procedurat e punësimit, me fokus të veçantë tek nepotizmi, kronizmi dhe klientelizmi”. Në këtë kontekst, gjatë prezantimit të këtij projekti, ambasadori holandez Dirk Jan Kop, duke folur mbi korrupsionin dhe gjendjen me punësimet në administratën shtetërore, ka përdorur një metaforë krahasuese si jo : “kur një anije fillon të fundoset, fillimisht duhet ti hiqet uji dhe më pas ti mbyllen vrimat”, dhe i adresoi edhe komplimente Komisionit Shtetëror për parandalimin e korrupsionit, e cila prej shkurtit,  “ka filluar të mbledhë ujin”, me një masë të mirë të suksesit, por kjo është vetëm fillimi.

Ky është një shembull tejet i qartë se si bëhet një spin nga një lajm për të manipuluar me opinionin. Pjesëmarrja e ambasadorit të Holandës në tribunë, dhe deklarata e tij, janë një temë krejtësisht tjetër dhe nuk kanë asnjë lidhje me qëndrimin e Holandës dhe të ambasadorit Dirk Jan Kop për “mos” marrjen e datës për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Vërtetim për këtë gjë është edhe deklarata e ambasadorit të Holandës për “Sakam da kazam” e cila citohet kështu : “Holanda është e mendimit se Maqedonisë së Veriut duhet ti jepet datë për nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Prandaj edhe jemi të dëshpëruar nga fakti se Këshilli Evropian nuk arriti të japë datën. Megjithatë, qëllimi  dhe  mesazhi jonë mbeten të njëjtat : Maqedonia e Veriut të afrohet sa më shumë pranë Bashkimit Evropian dhe momentin e caktuar të hyjë në të. Jam i bindur se ky moment nuk është shumë i largët. Në mos më shumë, ky prolongim i përkohshëm dëshmon se duhet ti dyfishojmë forcat për ta bërë Maqedoninë e Veriut edhe më të përgatitur. Reformat doemos duhet të vazhdojnë, dhe gjithnjë e më shumë, duhet të shndërrohen në qëllime të mira dhe legjislativ të shëndoshë në kuptim të vërtetë praktik në terren. Në këtë proces, Maqedonia e Veriut është pjesëmarrëse aktive dhe një partner, para së gjithash për të përmirësuar jetën e qytetarëve të saj”

Prandaj, pozicioni jonë mbetet ai se Maqedonia e Veriut është e gatshme për të nisur negociatat me Bashkimin Evropian për anëtarësim, përkundër mendimeve të ndryshme brenda BE-së, të cilat janë jashtë kontrollit të saj”, ka deklaruar ambasadori Kop për “Sakam da kazam.mk”

Sigurisht që qëndrimi i këtillë i Republikës së Holandës me mbështetje ndaj shtetit tonë për fillimin e negociatave me BE-në, nuk është përmendur në tekstin e redaksisë së portalit Express.mk.

Teksti i portalit Express.mk është vetëm një shembull tjetër për raportimin e njëanshëm të portaleve të caktuara. Spin – et në lajme me sulme dhe akuza ndaj kryeministrit në këtë periudhë, janë gjithnjë e më të shpeshta, dhe kanë për qëllim manipulimin e opinionit, duke krijuar kështu mendim të rrejshëm se mossuksesi në Bruksel është një dështim i Qeverisë. Përparimi i vendit ishte pranuar nga të gjithë partnerët ndërkombëtarë, duke përfshirë edhe vendet anëtare e të BE-së dhe vetë institucionet evropiane.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.