NUMRI I TË INFEKTUARVE NË SHBA KA TEJKALUAR KATËR MILION

Tags: COVID-19USA
By Korrik 24, 2020 Retrieved

(Reuters) – Numri i përgjithshëm i rasteve të koronavirusit të raportuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tejkaloi 4 milion të enjten – 23.07.2020, si rezultat i përhapjes së shpejtë të virusit në vend, që kur u regjistrua rasti i parë pozitiv në koronavirus, më 21 janar.

 

Në 98 ditë në SHBA u regjistruan milionat e parë të infeksionit, ndërsa në vetëm 16 ditë numri u rrit nga tre milion në katër milion raste, sipas të dhënave të Reuters. Numri i rasteve të reja të KOVID 19 po rritet mesatarisht për 2.600 persona në orë, që është shkalla më e lartë në botë.

 

Siç përhapet epidemia në të gjithë SHBA, nga vatra Nju Jork kah jugu dhe perëndimi i vendit, qeveritë federale dhe lokale kanë pikëpamje të ndryshme për mënyrat se si të ballafaqohen, përfshirë mënyrën se si dhe kur të lehtësohen kufizimet sociale dhe ekonomike, të cilat janë vendosur për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

 

Burim: Reuters

Share via
Copy link
Powered by Social Snap