PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: (Fotografi) Anketat të njëzëshme: Hristijan Mickovski me udhëheqësi të bindëshme para Zoran ZaevitMë 30 qershor portali Infomax.mk publikoi tekst me titull (Fotografi) Anketat të njëzëshme: Hristijan Mickovski me udhëheqësi të bindëshme para Zoran Zaevit.

Në tekst qëndron se anketat pas duelit të djeshëm të liderëve të VMRO-DPMNE dhe LSDM janë të njëzëshme. Hristijan Mickovski me udhëheqësi të bindëshme para Zoran Zaevit. Përkatësisht në anketat në rrjetet sociale Mickovski në një prej tyre udhëheq me 90, përndryshe, 74 përqind, përderisa Zaevi me 26, përndryshe 10 përqind të votave. Kjo sipas shumicës është dëshmi e qartë se qytetarët janë të gatshëm për rilindjen e cila vijon pas 15 korrikut.

 

Link nga artikulli origjinal këtu.

FAKT/E

Ky portal shumë shpesh publikon tekste me mbështetje për opozitën por edhe Anti-BE dhe Anti-NATO përmbajtje.

Në tekstin konkret, shkruhet për udhëheqësi të bindëshme të Hristijan Mickovskit para Zoran Zaevit në anketat e krijuara nga disa facebook faqe, në këtë rast Anketa në fokus dhe Voto, postimet e të cilave regullisht kanë përmbajtje kundër LSDM-së dhe regullisht krijojnë votime të tilla, në të cilat gjithsesi udhëheq partia VMRO-DPMNE.

Autori i tekstit me shumë gjasa duke u udhëhequr nga arsye subjektive ka shfrytëzuar këto votime në rrjetin social Facebook për t’ia prezantuar publikut si gjoja anketa relevante.

Anketa paraqet hulumtim medotologjik-statistikor të opinionit publik në një temë të caktuar, fushë ose çështje konkrete, shërbime, produkte dhe ngjajshëm, shpesh zhvillohen nga ana e agjencionit ose organizatës për hulumtim të opinionit publik, të cilët punojnë në dakordim me kritere të caktuara dhe grupe qëllimi për hulumtinim e opinionit publik.

Në rastin konkret këto onlajn anketa nuk mund të merren si dëshmi relevante, e akoma më pak, siç thotë autori “dëshmi e qartë” për atë se kush do të jetë fituesi në zgjedhjet më 15 korrik. Arsyeja për këtë është metodologjia edhe mënyra në të cilën e njëjta është zhvilluar.

Me prezantimin e onlajn votimit në facebook faqe në të cilat kanë votuar 244 dhe 272 persona, siç mund të shihet në fotografinë në vijim të tekstit, prezantohet gjoja se hulumtim/anketë statistikore. Ky është vetëm një shembull për njoftim të njëanshëm me qëllim që të krijohet imixh  i gabuar për realitetin dhe tentim për “gjuajtjen“ e ndonjë vote më shumë.

Për atë se vallë mund të besojmë në onlajn anketat dhe si ato ndikojnë në trupin votues, mund të lexoni më shumë në linkun në vijim në analizën e ekipit të F2N2.


logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.