PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: Organizata Shëndetësore Botërore e dyshuar për ndihmën e teroristëve në Siri

 

Në portalin Botë e Lirë dhe Sputnik Serbia përhapet lajm i rremë se Organizata Shëndetësore Botërore dhe SHBA janë të dyshuar për lobim të interesave të tyre në dëm të Sirisë dhe ndihmojnë teroristët. Autori i tekstit nga Botë e Lirë pretendon se Organizata Shëndetësore Botërore ka bërë marrëveshje me SHBA-në për dërgimin e ndihmave humanitare nëpërmjet kalimit kufitar „Jarubia“ në veri-lindje të vendit. Në artikull, gjithashtu, transmetohet dhe deklarata nga Mizincev dhe Mahluf, të cilët vlerësojnë se “nën maskën e saj Uashingtoni tenton të kryejë tranzit të armëve për militantët dhe të eksportojë energjentë të prodhuar në mënyrë ilegale”. Sipas tyre nëpërmjet këtij kalimi, është i mundshëm eksportimi i armëve, narkotikëve, militantëve dhe koronavirusit në teritoret e vendeve fqinje“. Sipas Mizincev dhe Mahluf, në këtë mënyrë „fitohet përshtypje se kjo organizatë angazhohet për interesat e Perëndimit në dëm të popullit sirian dhe sigurisë rajonale“, potencojnë.Linkun nga artikulli origjinal mund ta gjeni këtu.

FAKT/E

Edhe pse në portal nuk theksohet burimi i këtij lajmi, portali Botë e Lirë këtë lajm e ka ndërmarrë tërësisht nga Sputnik Serbia, dhe të njëjtin e publikon pa kryer kontrollim plotësues dhe verifikim të fakteve.Ky lajm është i rremë dhe manipulativ. Siria veçmë ka 50 raste të verifikuara  me koronavirus, përfshirë dhe një në veri-lindje, nga të cilët tre prej tyre humbën jetën. Në memorandumin e azhuruar të OSHB-së thuhet se ndikimi i koronavirusit në Siri mund të jetë „me të vërtetë katastrofal“. Për këtë shkak, grupet për ndihmë të cilat punojnë me Kombet e Bashkuara, kërkojnë që Këshilli për siguri urgjentisht të lejojë që kalimi kufitar irakian me Sirinë përsëri të përdoret për dërgim të ndihmave humanitare në luftën kundër pandemisë së koronavirusit. Nuk bëhet fjalë për asnjëfarë marrëveshje mes SHBA-ve dhe OSHB-së, përkundrazi, bëhet fjalë për kërkesë deri në OKB për dërgimin e ndihmave humanitare në Siri.

Gjatë mbledhjes së Këshillit për siguri të OKB-së për gjendjen humanitare në Siri, disa antarë i bënë thirrje bordit të ndihmojë në shkëmbimin e operacineve ndërkufitare për ndihmë në Siri.

Përfaqësuesi i vazhdueshëm i Federatës Ruse në OKB, Vasilij Nebenzia, paralajmëroi: „Ne u bëjmë thirrje fuqishëm kolegëve tanë të mos kërkojnë mënyrë për tu angazhuar, në mënyrë eksplicite apo implicite, për kthimin e Al Jarubia“. Mirëpo këto pretendime janë të pabaza, sepse me rezolutën 2504 të miratuar nga Këshilli për siguri në OKB, dërgimi i ndihmave humanitare nëpërmjet kalimeve kufitare Al Ramta (Al Ramtha) dhe Al Jarubia (Al Yarubiya) është ndërprerë nga 10 janari i vitit 2020. Në të kaluarën, nëpërmjet kalimit kufitar Al Jarubia, ndihmë humanitare është dërguar deri te mbi 1.9 milionë civilë.

Në këtë drejtim, ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Kelli Kraft, potencoi se është e patjetërsueshme të përdoren të gjithë mundësitë, përfshirë dhe përdorimin e Al Jarubia nëse nuk gjehen alternativa të tjera.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.