PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: OSHB ofron 20 milionë dollarë mito, për të mos u shitur ilaçi natyral për koronavirusin!

 

Portali „Majtajm“ publikoi tekst në të cilin pretendohet se presidentit të shtetit afrikan Madagaskar, Organizata Shëndetësore Botërore i ka ofruar 20 milionë dollarë mito, për të shkatëruar mostrën e ilaçit të bërë nga bima Artemisia anua. Përkatësisht, presidenti Rahoelina sugjeron se ilaçi i quajtur Kovid Organika do të veprojë edhe si ilaç edhe si vaksinë, por arsyeja e vetme për mosmiratimin e ilaçit është se Madagaskari është vend afrikan shumë i varfër, kurse ata (OSHB) nuk mund të pajtohen me faktin që një vend i tillë aq i varfër zbuloi formulë për të shpëtuar botën. „OSHB u ka ofruar 20 milionë dollarë amerikanë si mito për të vendosur helm në ilaçin organik për Kovid19 të përpunuar në Madagaskar, me qëllim që i njëjti në mënyrë klinike të vërtetohet si i dëmshëm“, thuhet në tekst.Linkun nga artikulli origjinal mund ta gjeni këtu.

FAKT/E

Gjithëçka filloi nga një intervistë e presidentit të Madagaskar për France 24 në të cilën ai flet për zbulimin e shtetit të tij dhe thotë se zbulimi i tyre nuk pranohet vetëm sepse vjen nga një vend afrikan i varfër. Lajmi i rremë për mito, i nxjerrë nga intervista, është publikuar nga ana e një gazete në Tanzani.

Nga e  gjithë intervista e presidentit të Madagaskar për France 24, mund të shihet se ai në asnjë moment nuk përmend mito nga ana e OSHB. Shqetësimi i tij i vetëm është që ilaçi i tyre tradicional nuk merret me seriozitet siç do të merrej nëse vinte nga ndonjë shtet më i fuqishëm, edhe pse mendon se ka efekte mjaft të forta kundër koronavirusit.

Presidenti Andri Rahelina ankohet për standardet e dyfishta të OSHB-së por në asnjë moment nuk thotë se i kanë ofruar mito për të shkatëruar ilaçin.

Prandaj pretendimi se OSHB ka ofruar mito prej 20 milionë dollarë për të vendosur helm në ilaçin organik që të dëshmohet si i dëmshëm, është i rremë.

E vërteta është se OSHB bën kujdes me këtë ilaç, si dhe me gjithë vaksinat dhe ilaçet për koronavirusin, sepse akoma nuk është vënë në analizë laboratorike nëpër institucionet e organizatës botërore, regull ky i cili vlen për të gjitha shtetet në mënyrë të barabartë. Në reagimin e OSHB-së për këtë ilaç afrikan thuhet se „shumë bimë dhe substanca sugjerohen pa kërkesat minimale dhe dëshmi për cilësi, siguri dhe efikasitet. Përdorimi i produkteve për mjekim të KOVID-19, të cilat nuk kanë qënë mjaftë të hulumtuara, mund të vendosë njerëzit në rrezik, duke dhënë ndjenjë sigurie të rreme dhe me këtë të tërheqë vëmendjen nga larja e duarve dhe distancimi social, të cilat janë esenciale për prevenimin e KOVID-19 “

Edhe Unioni Afrikan është skeptik për ilaçin derisa nuk hulumtohet në laboratoritë e pavarura të OSHB-së.

„Unioni Afrikan është në bisedime me Republikën e Madagaskarit, nëpërmjet ambasadës së saj në Adis Ababa, me qëllim që të fitohen të dhëna teknike në lidhje me sigurinë dhe efikasitetin e ilaçit herbal, të publikuar nga Madagaskari për prevenim dhe trajtim të KOVID19. Unioni, nëpërmjet qendrave afrikane për kontrollim dhe prevenim të sëmundjeve do të shqyrtojë të dhënat shkencore të mbledhura deri më tani për sigurinë dhe efikasitetin e ilaçit. Ky shqyrtim do të bazohet në teknika globale dhe norma etike për të mbledhur dëshmitë e nevojshme shkencore në lidhje me ilaçin“, thuhet në njoftimin e Unionit Afrikan.

Nga kjo dezinformatë e cila mori “vrull”, në Afrikë, që më tej të vazhdojë të përhapet në disa gjuhë mbarë botës, mund të kuptohet serioziteti i lajmeve të rreme të cilat nuk njohin kufij.

Edhe pse është demaskuar nga shumë shërbime serioze për kontrollim të fakteve siç janë AFP (Agjencioni Frans Pres) dhe AfricaCheck,  dezinformata arriti edhe te ne.

Prandaj qëllimi ynë është të prezantojmë faktet e vërteta për informatat, të cilat disi më vështirë dhe më ngadalë por prap së prap arrijnë te ne.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.