Portali anonim Sloboden svet më 27 nëntor 2020, publikoi tekst me titull Nostradamus: Do të vijë koha kur Maqedonia do të udhëhiqet nga një sundimtar i paaftë dhe i dëmshëm. Përmbajtja e tekstit është gjoja një profeci e Nostradamus, fallxhorit më të madh të të gjitha kohërave, i cili ka përmendur Maqedoninë disa herë në librat e tij, sipas të cilit:"Do të vijë koha kur Maqedonia do të udhëhiqet nga një sundimtar i paaftë dhe i dëmshëm, i cili do të përpiqet të shkatërrojë emrin e Maqedonisë dhe vetë Maqedonasit, vetëm për t'u bërë mirë sundimtarëve të tjerë, zotërve të tyre. Por, kjo nuk do të ketë sukses sepse populli, domethënë Maqedonasit, do ta përmbysin këtë sundimtar nga froni.”imageKy tekst nuk është asgjë e re, por propagandë e njohur tashmë. Profecitë e Nostardamus janë publikuar shumë herë deri më tani në kontekste të ndryshme politike dhe për vende, personalitete dhe ngjarje të ndryshme. Por konkretisht ky tekst daton nga tetori i vitit 2018 kur në situatën aktuale politike të ndryshimeve kushtetuese për të ndryshuar emrin, u publikua ky parashikim i pretenduar i Nostradamus. Në prill të vitit 2020, faqja në Facebook, Македонија и Русија † Православен Сојуз përsëri e "rikujtoi" audiencën në Facebook për këtë profeci të Nostradamus. F2N2 tashmë ka shkruar për profecitë e tij të përdorura si propagandë.Dhe tani në këtë kontekst të zhvillimeve të reja politike me Bullgarinë fqinje, në procesin e integrimit evropian kur Zaev është përsëri shënjestra e një fushate negative, publikohet një tekst i vjetër në lidhje profeci që nuk ka bazë gazetareske e as shkencore.Ndërsa nga profecitë vendase, më 22 tetor, astrologu dhe "gazetari" Ilija Boshkov Krajniçki në blogun/faqen e tij Horoskop Krajnicki publikoi tekst me titull: Gjuha e planetave: A është kryeministri Zoran Zaev në prag të likuidimit? A trokiti parashikimi im në derë. Pas më shumë se një muaji, 26 nëntor, e ndan këtë tekst në profilin e tij në Facebook, në faqen e tij në Facebook Horoskop Krajnicki, dhe në grupet Политички Постови Република Македонија  dhe МАКЕДОНИЈА, në mënyrë që të lexohet përsëri: "Nuk është keq të rilexohet teksti, i cili është publikuar më 22 tetor në faqen time të internetit” - thuhet në postimin.imageÇfarë është ajo që duhet të rilexohet nga autori gazetar dhe astrolog profesionist i specializuar në astrologjinë politike, siç prezantohet vetë Ilija Boshkov Krajniçki.Mjafton të lexohet titulli dhe të shihet papërshtatshmëria e tekstit. Gjegjësisht, vizionet për likuidimin e mundshëm të Kryeministrit aktual që e ndoqën që nga viti 2017 i publikon tani me kartën natale. Ai gjoja paralajmëron duke transmetuar gjuhën e planetëve, ndërsa realizimin dhe termin e njeh vetëm krijuesi. Titulli i tekstit thotë diçka krejt tjetër, tingëllon më shumë sikur parashikimi i tij tashmë po bëhet i vërtetë. Astrologjia mund të jetë e vjetër aq sa vetë njerëzimi, por epoka dixhitale ka filluar lulëzimin global të astrologjisë. Edhe pse astrologjia është e popullarizuar, ajo nuk është shkencë dhe nuk ka asnjë provë që pozicionet e yjeve ndërlidhen me personalitetin, por teknologjia dhe mediat sociale kanë krijuar një trend krejt të ri të besimtarëve në rritje. Ne nuk i kontestojmë "aftësitë" e dikujt që e bën atë për para, por joprofesionalizmin e autorit i cili bën vullnetarisht një kartë natale dhe e publikon atë në publik, dhe madje thekson të rilexohen parashikimet e tij të pafavorshme dhe të këqija.Fakti që parashikimet e tij janë të pafavorshme dhe të këqija, madje edhe të rilexohen në një kohë kur Kryeministri Zaev është shënjestër e akuzave dhe sulmeve, ne e vlerësojmë dhe dënojmë si një fushatë negative kundër Kryeministrit Zaev që mund të nxisë provokime dhe ndjenja negative.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.