Gjatë situatës aktuale SHBA deri më tani ka dhuruar mbi një milion dollarë për vendin me qëllim të menaxhimit me koronavirusit

Sipas të dhënave nga hulumtimi i analizës i „F2N2“ në bashkëpunim me “360 shkallë” , në 20 vitet e fundit, vetëm në sektorin e shëndetësisë, nga SHBA-të ka arrirë ndihmë prej rreth 11,5 milionë dollarë

 Të dhënat nga Agjencioni amerikan për zhvillim ndërkombëtar USAID tregojnë se nga viti 2001 deri në vitin 2020 në Maqedoni janë shpenzuar më shumë se 754 milionë dollarë amerikanë në ndihmë.

Kjo shumë nuk mund të merret si përfundimtare sepse viti 2020 akoma zgjat, kurse një pjesë e projekteve janë akoma në realizim.

Mjetet janë investuar në nxitjen e zhvillimit në sektore të ndryshme, si arsim, shoqëri qytetare, multikulturalizëm, administratë, sundim i së drejtës, ekonomi, shëndetësi dhe të tjera.

Renovim i shkollave fillore dhe rritja e shkrim-leximit

Në pjesën e arsimit që në vitin 2006 USAID njoftoi dhe më tej zhvilloi projekt shumëvitesh me qëllim të renovimit të 100 shkollave në mbarë vendin. Në vitin 2009 veçmë ishin renovuar 77 shkolla, kurse vetëm në atë vit për këtë qëllim janë shpenzuar mbi 3 milionë dollarë amerikanë. Në këtë projekt u përfshinë shkolla nga më shumë komuna në vend. Për shembull, në shkollën fillore „Gjorgji Pulevski“ në komunën Marvovë Rostushe u vendos sistem për ngrohje, me çka mbi 200 nxënës dhe të punësuar fituan hapësira dhe klasa të ngrohta gjatë muajve të dimrit.

Të njëjtin vit klasa të renovuara fituan dhe nxënësit nga shkolla „Llazo Angelovski“ në Novo Lisiçe, kurse tërësisht u renovua dhe objekti i shkollës fillore në Nikishtan. Dysheme të rre dhe toalet fitoi shkolla „Vëllezërit Milladinovci“ në Probishtip, kurse u bë dhe rekonstruktimi i çatisë në shkollën „Nikolla Petrov Rusinski“ në Berovë.

USAID zhvilloi projekte dhe për zhvillimin e shkrim-leximit të herët, me çka nga viti 2013 deri në vitin 2018 bashkëpunoi me të gjithë shkollat fillore në shtet me qëllim të përforcimit të aftësive gjuhësore dhe matematikore. Në pjesën e shkollimit u investuan mjete financiare dhe për zhvillimin e inkluzimit  në sistemin arsimor të fëmijëve me pengesa në zhvillim, si dhe në pjesën e shkollimit interkulturor.

Zhvillimi i ekonomisë dhe luftimi i korrupsionit

Mes projekteve të fundit në vend të financuara nga populli amerikan nëpërmjet USAID janë dhe aktivitetet për luftën kundër korrupsionit, zhvillimin e mjeteve për buxhet transparent dhe sistemit për ndjekje dhe luftim të korrupsionit. Nëpërmjet shumë projekteve të mbështetura nga SHBA, kurse të implementuara nga USAID, në vitet e fundit është punuar për zhvillim të shoqërisë demokratike dhe sundimin e së drejtës.

Në fushën e ekonomisë, në disa vitet e fundit është zhvilluar dhe projekti për zhvillim të bizenese për ekosistemeve i cili filloi në vitin 2017 me qëllim të rritjes të produktivitetit, të ardhurave dhe vendeve të punës në sipërmarrësitë mirko, të vogëla dhe të mesme.

Ky projekt në vitin e parë të implementimit filloi tetë pilot iniciativa për koinvestim duke përfshirë katër sektorë: prodhimin e qumshtit, bujqësi me vlerë të lartë, tekstil dhe fuqi punuese nga 12 kompani udhëheqëse.

Në data-bazën e USAID mund të kontrollohen dhe analizohen të dhënat për ndihmën financare që ky agjencion e ka investuar në vendet e botës.

Në pjesën për Maqedoninë e Veriut, të përfshirë në 295 faqe, duket se implementimi i mjeteve ëshë zhvilluar nëpërmjet USAID, agjencione të tjera amerikane ose drejtpërdrejtë nga Stejt Departamenti.

Sa i përket gjendjes aktuale në shëndetësi, SHBA deri më tani ka dhuruar mbi një milionë dollarë amerikanë ndihmë për vendin për menaxhim me koronavirusin.

Sipas info-grafikonit të punuar nga „F2N2“ për ndihmën amerikane të dërguar për Ballkanin Perëndimor duket se në 20 vitet e fundit, vetëm në sektorin e shëndetësisë, nga SHBA-të kanë arrirë donacione prej rreth 11,5 milionë dollarë.

Përveç 1,1 milionë dollarëve si mbështetje për sistemin shëndetësor në luftën kundër koronavirusit, Maqedonia e Veriut fitoi plotësuesisht 330,000 dollarë nga ana e ambasadës së SHBA-ve. Donacioni paraqet mbështetje për grupet në rrezik. Pos mbështetjes financiare, SHBA siguroi dhe mbështetje në pajisje mbrojtëse për punonjësit shëndetësor të cilët janë në linjat e para të betejës me koronavirusin.

 

Pompeo: SHBA investoi 10 miliardë dollarë në luftën kundër kovid-19 në nivel global

Sekretari shtetëror i SHBA-ve, Majk Pompeo, në brifingun e regullt me gazetarë, njoftoi se që nga fillimi i pandemisë, deri më tani, SHBA është përgjigjur me 10 miliardë dollarë amerikanë për ndihmë në luftën kundër kovid-19 në nivel global.

 

„SHBA ka dhënë 10 miliardë dollarë amerikanë për mbështetje të luftës ndërkombëtare kundër këtij virusi në gjithëçka – nga hulumtime për zbulim të vaksinës deri në ndihma humanitare dhe pajisje. Krahasoni këtë me 2 miliardë amerikanë të premtuara nga Kina, për të cilat presim që t’i investojnë. Nga ana tjetër, bizneset private amerikane, organizatat jopërfituese dhe humanitare, por edhe vetë qytetarët nëpërmjet donacioneve siguruan 4,3 miliardë dollarë për ndihmë kundër pandemisë në nivel global. Deri më tani asnjë vend nuk ka bërë as përafërsisht atë që ka bërë SHBA në luftën kundër këtij virusi të tmerrshëm“, tha Pompeo dhe shtoi se Stejt Departamenti dhe USAID do të investojnë plotësuesisht 162 milionë dollarë të cilat do të dedikohen për ndihma jashtë vendit në përballimin me kovid-19.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.