Mes mundësive të pafundshme në Internet hapësirën, duken të pafundshme edhe mundësitë për manipulim, përhapje të gënjeshtrave dhe urrejtjes si dhe vendosja e tyre në funksion për vepra të mëtutjeshme me prapavijë politike. Edhe pse lajmet e rreme dhe urrejtja janë mjetje të cilat janë përdorur gjatë gjithë historisë politike, në erën digjitale këto mundësi, së bashku me rreziqet që rezultojnë nga to, janë multiplikuar dhe vënë në një nivel tërësisht tjetër.

Në disa vitet e kaluara dëshmuam realizimin e strategjive të tmerrshme të cilat nëpërmjet keqpërdorimit të rrezikshëm në internet mediat godisin demokracinë dhe rrezikojnë proceset dhe mekanizmat demokratike. Jo më pak serioze janë edhe goditjet mbi kohezionin e brendshëm të shoqërive nëpërmjet polarizimit të dirigjuar – aktivim dhe eksploatim i temave, storjeve dhe eventeve të cilat janë emocionalisht të ngjeshura. Mediat sociale janë poligoni kryesor për urrejtje, kurse dezinformatat e plasuara në internet dhe të përhapura nëpër rrjetet – karburant për ndezje dhe mirëmbajtje të urrejtjes. Një rast i tillë gjatë do të mbetet në memorien tonë kolektive – përsëritja shumëmuajshe për „Platformën Tiranase“ dhe lajmet e rreme në atë kontekst, të cilat vazhdimisht nxisnin njerëzit të dalin në protesta, që në fund kjo të eskalojë në dhunën e pakuptimshme të 27të prillit.

Një studim i freskët i Miler dhe Shvarc qartë demonstron lidhjen mes gjuhës së urrejtjes në mediat sociale dhe dhunës në botën reale. Autorët kanë përdorur metodologji të veçantë për të testuar konkluzione të caktuara të shkakut-efektit lidhur me aktivitetet anti-refugjate në rrjetet sociale, në Fejsbuk faqen e partisë Alternativë për Gjermaninë (AfD) ku kjo kalon në akte reale të dhunës kundër refugjatëve. Konkluzioni i tyre është se krimet nga urrejtja kundër refugjatëve po rriten në fusha me përdorim më të madh në Fejsbuk gjatë periudhave të ndjenjave negative të përforcuara kundër refugjatëve nëpërmjet Internetit. „Ky efekt është sidomos i shprehur nëpërmjet incidenteve të dhunshme kundër refugjatëve, siç është vënia e zjarreve dhe sulmeve. Kjo tregon rolin e mediave sociale në transmetimin e ndjenjës anti-refugjate në mbarë Gjermaninë “ – potencojnë autorët.

Studimet e këtilla nuk janë të shumta, duke pasur parasysh se fenomeni i onlajn urrejtjes, i cili eruptoi paralelisht me zhvillimin e internet komunikimit, është relativisht i rri. Edhe tek ne akoma nuk ekziston studim gjithëpërfshirës i cili do të dëshmojë dhe shpjegojë korelacionin e drejtpërdrejtë mes gjuhës dhe veprave të urrejtjes, mirëpo të dhënat me të cilat korespondojmë sjellin në përfundime të ngjajshme me studimin e lartëpërmendur.

Nga të dhënat e analizuara nga Komiteti i Helsinkit për të drejta të njeriut, është e qartë se gjuha e urrejtjes prodhon vepra nga urrejtja. Kjo sidomos vlen për bazat e përkatësisë etnike dhe politike. Monitorimi i gjendjes me gjuhën e urrejtjes në Maqedoninë e Veriut nga ana e Komitetit të Helsinkit tregon se përkatësia etnike, si bazë për gjuhë të këtillë, dominon mbi gjithë kategoritë e tjera. Nga ana tjetër, monitoring i krimeve nga urrejtja tregon trend të rritjes së numrit të veprave të tilla, me çka alarmant është numri i incidenteve të kryera në bazë të përkatësisë etnike. Ai arrin deri në 64% nga gjithë rastet e regjistruara në vitin 2018. Thuajse të gjitha kanë ndodhur mes pjestarë të komunitetit etnik shqiptar dhe maqedonas.

Të rinjtë më të numërt si viktima dhe dhunues

Një nga të dhënat shqetësuese është ajo që shumica e viktimave dhe autorëve të veprave nga urrejtja janë të mitur. Raportet nga viti i kaluar tregojnë se 36% e viktimave kanë qënë persona nën moshën 18-të vjeçare, kurse ka incidente ku viktimat kanë pasur dhe nga 12-13 vjet. Edhe në rastet e tjera pjesa më e madhe e viktimave janë të rinjë. Nuk është për tu lënë anash edhe numri i autorëve të mitur të veprave nga urrejtja, kështu nga gjithësej 319 autorë të evidentuar, 72 kanë qënë të mitur. Ky është indikator serioz se toleranca te popullata e rre dukshëm është në rrënie, sidomos mes të rinjëve me përkatësi të ndryshme etnike.

Një pjesë e arsyeve për këtë trend mjaft negativ thuajse sigurisht janë të lidhura me internet komunikimin. Mediat sociale janë burimi primar i informatave për njerëzit e rinjë, që domethënë se ato kanë domethënie kryesore në formimin e qëndrimeve të tyre.

Duke cekur impaktin e onlajn urrejtjes, Qendra Kanadeze për arsimin digjital dhe medial thekson radikalizimin e të rinjëve si një nga pasojat më serioze. Kërkimi i identitetit dhe përkatësisë si ndjenjë natyrale në vitet e adoleshencës, lehtë mund të keqpërdoret në këtë drejtim. Edhe pse përkatësia dhe simpatia kah një hejt-grupi të caktuar nuk do me thënë dhe automatikisht radikalizim i individit, prap së prap tendenca drejton kah ndërtimi i pozitave ekstreme, përndryshe besimi se dhuna mbi të tjerët është e arsyetueshme si mbrojtje e grupit të tyre. Përdorimi i internetit e lehtësoi krijim e këtyre „rrjeteve për mbështetje“, të cilat heroizojnë pjesëtarët e tyre më të dhunshëm dhe më ekstremë, duke krijuar teren për të tjerët që të indentifikohen me ta. Rezultati përfundimtar është i dukshëm në statistikat e zeza.

 

Rasti Sazdo si paradigmë

Gjatë njoftimeve dhe reagimeve për këtë tragjedi shqyrtohen gjithë elementet që përbëjnë rrethin e urrejtjes, gënjeshtrës dhe dhunës. Rreth i cili ushqehet vetë. Rasti për tifozin e rri, i cili ishte i sulmuar dhe rrahur nga ana tre moshatarëve të tij me përkatësi etnike shqiptare dhe si pasojë e lëndimeve humbi jetën, në fillim u klasifikua si dhunë, kurse pas vdekjes së djaloshit u riklasifikua si vrasje mizore. Me këtë, që në fillim u hap rast për të plasuar dezinformata dhe manipulim emocional me publikun. Sipas disa shkrimeve të disa mediave, vrasjes i kanë paraprirë zënka në Fejsbuk (vërejtje: lajmi orgijinal në të cilin bazohen mediat e tjera më vonë është fshirë. Indikative është ajo që edhe linqet deri te shumë lajme të tjera të lidhura me këtë rast veçmë nuk janë aktive). Edhe vetë sulmuesit, prej të cilëve dy veçmë janë arestuar, kurse i treti është në arrati, kanë qënë pjestarë të një grupi tifozësh. Edhe pse konfliktet mes grupeve tifozësh janë fenomen „tradicional“, me zhvillimin e mediave sociale ato fituan fushëbetejë më të gjërë për ballafaqim dhe përhapje të urrejtjes.

Sloganet diskriminuese dhe fashistike dikur të cituara vetëm në tribina dhe nëpërmjet grafiteve, tashmë plasohen shumë më gjërë dhe kanë efekt mbi një numri shumë të madh recipientësh. Siç theksuam më lartë, efektet kryesore nga onlajn gjuha e urrejtes janë se ata që regullisht përballen me të, mund të radikalizohen. Urrejtja mobilizon dhe vendos njerëzit në llogore nga të cilat është rëndë për të dalë. Sidomos kur bëhet fjalë për tema ndëretnike dhe bashkëjetese.

Gjuha e urrejtjes shkaktoi vrasjen e Sazdos. Kurse ky krim nga urrejtja, më vonë nxiti eskalim të thirjeve për dhunë, ballafaqim dhe urrejtje të tjetrit. Dhe e gjithë kjo e marinuar me lajme të rreme të cilat hidhnin karburant mbi emocionet e veçmë djegura.

Tifozi i rri Sazdovski vdiq disa ditësh pas sulmit dhe në mungesë të informatave zyrtare menjëherë pas rastit, u formua hapësirë për publikim të shpekulimeve, lajmeve të rreme me të cilat demantohen shpekulimet, si dhe krijim i analogjive me rastin e Martin Neshkovskit. Atmosfera nxehej me shkrime se MPB do të mbulojë rastin dhe të tërhiqet nga përgjegjësia, deri në pretendime tendencioze të plasuara gjatë gjykimit se autorët e vrasjes do të lirohen, deklarata të vjetëra të vendosura në kontekst  të këtij rasti, tituj nxitës të cilët në mënyrë tendencioze shtrembërojnë deklaratën, transmetim i statusëve të tifozëve shqiptarë, etj. Komentet në rrjetet sociale valonin.

 

Lajmet e rreme regullisht ushqejnë narracionet e vendosura

Përveç dezinformatave dhe gënjeshtrave, drejtpërdrejtë lidhur me rastin e lartëpërmendur, për çdo vepër urrejtjeje në bazë etnike janë fajtorë gjithë aktorët që në përditshmëri ushqejnë narracionet e mëdha të cilat janë në drejtim të dehumanizimit dhe nënçmimit të „Tjetrit“. Narracionet për shtete të mëdha, narracionet për nacionalitete të pastërta, për patriotë dhe tradhëtarë, etj. Ndikimi i madh i lartëpërmendur i internet komunikimit  mbi ndërtimin e qëndrimeve të të rinjëve, e lehtëson transmetimin transgjenerativ të këtyre narracioneve. Katalizator i veçantë janë deklaratat dhe shpekulimet e personave të njohur për publikun, politikanëve, sportistëve dhe ngjajshëm, të ciët inicojnë reagime të dhunshme te mbështetësit e tyre. Një pjesë e madhe e përgjegjësisë qëndron dhe te mediat, të cilat në garrën për klikime shpesh keqpërdoren si kanal për plasim të lajmeve të rreme dhe gjuhës së urrejtjes.

Nevoja dhe hulumtimet për metoda për përballim me këto fenomene është temë e rëndë në nivel botëror, me çka vendet demokrate janë të shqetësuara për goditjen e mundëshme mbi lirinë e fjalës nëqoftëse vendoset për regullim rigoroz. Gjatë kësaj nuk duhet lënë anash dhe potenciali për radikalizim plotësues në kushte të ndalimit. Rreziku nga „autoviktimizimi“ i grupeve të cilat përhapin urrejtje dhe dezinformata, lehtë mund të sjellë deri në polarizim më të thellë dhe mbyllje në „eho flluska“ nëpër lavirintet e errëta të rrjetit global, me efekt akoma më të tmershëm në jetën reale.

 

Pavlina Simonoska Arsikj
Koordinator për komunikime- Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut i Republikës së Maqedonisë

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.